

Kulturë
Ariana Grande në koncertin virtual të Fortnite
Published
4 years agoon
By
UBT newsRrjedhjet e reja sugjerojnë që Ariana Grande do të mbajë një koncert virtual në lojën Fortnite në të ardhmen e afërt, diku rreth muajit tetor.
Siç vërehet nga GamesRadar, një postim i fundit i Fortnite Reddit pretendon të dijë një pjesë të tërë të përmbajtjes së ardhshme për lojën Battle Royale, duke përfshirë koncertin e supozuar virtual nga Ariana Grande.
Sipas këtij, i cili më parë ka rrjedhur informacion të saktë në të kaluarën, koncerti do të mbërrijë në lojë së shpejti dhe “ka bërë tashmë një provë të lëshuar nga stafi në Epic”.
Së bashku me një paraqitje virtuale të këngëtares pop, anëtarët e Justice League dhe Suicide Squad gjithashtu do të shtohen në lojë, megjithëse rrjedhësi është i pasigurt për personazhet saktësisht.
Nëse kjo është e vërtetë, shtimi i personazheve të tjerë DC në Fornite do të përputhej mirë me daljen e James Gunn’s, The Suicide Squad, më 30 korrik, megjithëse lojtarët do të duhet të presin për konfirmim.
Fornite më parë ka mbajtur koncerte virtuale me këngëtar sic ishte Travis Scott në fillim të këtij viti i cili thuhet se fitoi 20 milion dollarë për paraqitjen e tij, kështu që nuk do të ishte e vështirë që Ariana të bënte debutimin e saj.
Ariana Grande ka bashkëpunuar më parë me Square Enix në Final Fantasy: Brave Exvius dhe u shfaq në lojë si një personazh i pikselizuar./UBTNews
Kulturë
Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional
Published
2 hours agoon
August 15, 2025By
UBT News
Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar Këshillin e ri Profesional, kjo me vendim të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Nga tani e tutje pjesë e këtij këshilli do të jenë: Eroll Bilibani, Agnes Nokshiqi, Nita Deda, Urtina Hoxha, Brikena Mulliqi, njëherësh përfaqësuese e MKRS-së
Kjo u bë e ditur nga QKK-ja përmes një postimi në Facebook.
“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se Qendra Kinematografike e Kosovës, me vendim të Ministrise së Kulturës Rinisë dhe Sportit, në pajtim me legjislacionin në fuqi, ka emëruar Këshillin e ri Profesional. Ky këshill do të luajë një rol kyç në mbështetjen e Qendrës Kinematografike, duke ndihmuar institucionin të zhvillojë dhe përmirësojë politikat dhe iniciativat që shërbejnë filmbërësve në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre, përmes të cilit i bashkangjitën edhe një fotografi.
Qendra Kinematografike e Kosovës është institucioni kryesor publik i filmit në Kosovë, i cili mbështet dhe promovon industrinë kinematografike vendore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ajo vepron si fondi publik i filmit dhe autoriteti qendror për çështjet e kinematografisë, me qëllim arritjen e objektivave të interesit publik në fushën e kinematografisë.
Magazinë
Ndalohet nga policia, prishen pushimet e Leonardo DiCaprios në Ibiza
Published
3 hours agoon
August 15, 2025By
UBT News
Pushimet e Leonardo DiCaprio-s në Ibiza u ndërprenë papritur nga një kontroll i policisë.
Aktori i njohur u ndalua dhe iu kërkua dokumenti i identifikimit nga Guardia Civil, vetëm disa hapa larg një vile ku po merrte pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari spanjoll Arón Piper, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm.
Incidenti, që ndodhi muajin e kaluar, u bë publik vetëm tani pas përhapjes virale të një videoje të shkurtër ku DiCaprio shfaqet duke pritur në radhë me partneren e tij, modelen Vittoria Ceretti, dhe dhjetëra të tjerë, gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë.
Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat spanjolle, aktori ishte i qetë dhe bashkëpunues gjatë kontrollit, i cili ishte pjesë e procedurave normale të sigurisë për eventin dhe jo rezultat i një hetimi specifik.
Një burim për Daily Mail theksoi: “Çdo i ftuar u kontrollua dhe u identifikua”, duke e cilësuar situatën si masë të rregullt sigurie.
Gjatë verës, DiCaprio ka marrë pjesë në disa evente të profilit të lartë, përfshirë Gala One Summer Gala në Saint-Tropez, ku u shfaq me Ceretti, Natasha Poonawalla, Christian Louboutin dhe Jamie Foxx.
Ky incident në Ibiza shënon një moment të papritur gjatë një vere plot aktivitet dhe festa për aktorin e famshëm.
Lifestyle
Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?
Published
6 hours agoon
August 15, 2025By
UBT News
Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.
Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?
Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.
Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).
Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.
Pse ndihemi të turpëruar?
Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:
Normat shoqërore dhe kulturore
Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.
Pritshmëritë personale
Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.
Përvojat e kaluara
Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.
Efektet e turpit në shëndetin mendor
Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.
Si ta përballojmë turpin?
Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.
Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja
Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni
Flisni me dikë
Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit
Kujdesi për veten
Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi
Sfidoni mendimet negative
Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten
Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/
Magazinë
Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen gjatë një darke me mikeshat e saj Kylie-n dhe Bella-n
Published
6 hours agoon
August 15, 2025By
UBT News
Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles.
Themeluesja e brendit Rhode, doli për darkë së bashku me disa nga mikeshat e saj më të njohura, shkruan DailyMail.
Hailey u pa duke hyrë në restorantin luksoz Alba në West Hollywood, e shoqëruar nga mikeshat e saj të ngushta si Kylie Jenner dhe Bella Hadid.
E veshur me një fustan me pika bardh e zi që i theksonte linjat elegante dhe trupin e saj të hollë, Hailey shfaqej e buzëqeshur teksa mbante për dore Kylie-n në hyrje të restorantit.
Unaza e martesës nga Justin mund të dallohej duke shkëlqyer në dorën e saj të majtë, mes një koleksioni aksesorësh që përfshinte edhe një palë syze elegante të errëta – të veshura natën.
Ndërkohë, Bella kishte veshur një fustan të zi elegant, të ngushtë pas trupit, me një prerje katrore në pjesën e sipërme dhe fund pak nën gjunjë, që i nxirrte në pah figurën e supermodeles.
Kylie po ashtu tërhoqi vëmendjen duke veshur një fustan të ngushtë të zi.

Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”?

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional

Ndalohet nga policia, prishen pushimet e Leonardo DiCaprios në Ibiza

Microsoft u kërkon përdoruesve ta injorojnë përsëri këtë gabim

Zelensky dhe Macron bien dakord të takohen pas samitit Trump-Putin

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Trump para se të nisej për në Alaska: Rreziqet janë të larta
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit