Kulturë, Lifestyle

Ariana Grande mezi pret që fansat ta shohin si anëtare të jurisë në “The Voice”

Publikuar

Megjithëse ende nuk kemi pasur rastin ta shohim Ariana Granden në “The Voice”, anëtarja më e re e garës së këndimit tashmë po ndihet shumë rehat me punën e saj të re.

Të hënën më 26 korrik, Grande i ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e këtij shou, përfshirë këtu një video promovuese të sezonit të 21-të të “The Voice”, të shoqëruara me një mesazh të ndjeshëm për stafin dhe kolegët e saj: “I adhuroj këta njerëz aq shumë dhe tashmë kam filluar të bëhem emocionale teksa brengosem si t’iu them lamtumirë të gjithëve, kur të vijë dita e finales së shout. Imagjinojeni, ende asgjë nuk është transmetuar nga ky sezon”, ka shkruar Grande.

Ylli i njohur i muzikës do të jetë pjesë e panelit të “The Voice” krahas trajnerëve tjerë, Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton.

Videoja e re promovuese e emisionit do të transmetohet gjatë ditës së sotme, me qëllim të paralajmërimit të premierës së sezonit të 21-të të shout muzikor “The Voice”, e cila zë vend më 20 shtator në kanalin “NBC”./koha.net

Kulturë, Lifestyle

Grupi “BTS” performoi në selinë e Kombeve të Bashkuara

Është hera e tretë që ky grup mban fjalim në Kombet e Bashkuara.

Publikuar

nga

Diskutimet në selinë e Kombeve të Bashkuara filluan të hënën mbrëma me performancën e pop grupit BTS.

Grupi është emëruar i dërguari i posaçëm presidencial për brezat dhe kulturën e ardhshme nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In.

Pop grupi mbajti edhe një fjalim. Kjo është hera e tretë që grupi i famshëm jep fjalim në Kombet e Bashkuara, pas rasteve të kaluara në vitin 2018 dhe 2020./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Koncerti i parë i “Rolling Stones” pa të ndjerin Charlie Watts

Bateristi Charlie Watts vdiq muajin e kaluar.

Publikuar

nga

Grupi “Rolling Stones” mbajti koncertin e parë që nga vdekja e bateristit Charlie Watts, muajin e kaluar.

Koncerti u mbajt në stadiumin Gillette në Masaçusets, ku të pranishëm ishin rreth 300 persona.

Këngëtari Mick Jagger ia dedikoi këtë koncert të ndjerit Watts, që vdiq nga një sëmundje e panjohur, në moshën 80-vjeçare.

“Është një natë pak prekëse për ne sepse është turneu i parë në 59 vjet që kemi bërë pa Charlie Watts-in tonë të dashur. Na mungon shumë, si në grup, si shok – dhe në skenë”, deklaroi ai.

Stones kishin bërë një provë në Boston gjatë verës, dhe për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me pandeminë, nuk morën pjesë në funeralin e Watts në Angli, raportoi The Sun në fillim të këtij muaji./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Adele po rikthehet me album dhe koncert televiziv

Adele rikthehet pas katër vitesh pauzë.

Publikuar

nga

Këngëtarja e mirënjohur, Adele po planifikon të rikthehet në kohën e Krishtlindjeve, me albumin e saj të shumëpritur, i katërti me radhë dhe me një koncert televiziv në Las Vegas.

Me këtë paraqitje, Adele do të rikthehet në skenës pas katër vitesh pauzë, pas turneut të saj rekord në vitin 2017.

Një burim për The Sunday Mirror tha se: “Ka kaluar shumë kohë, por label i saj dëshiron që ajo të dalë para Krishtlindjeve dhe të kenë shenjën e tyre në një shfaqje në Vegas”.

“Adele dhe menaxhmenti i saj kanë qenë në bisedime me BBC America për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues”, shoti ky burim.

Kujtojmë se këngëtarja Adele kohët e fundit ka marrë shumë vëmendje pas zyrtarizimit të lidhjes me agjentin sportiv, Rich Paul./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Netflix po sjellë diçka unike me tregimet e Roald Dahl

Bashkojnë forcat dy kompanitë.

Publikuar

nga

Netflix ka blerë të drejtat për librat klasikë të fëmijëve të Roald Dahl nga familja e autorit. Kjo nënkupton që me marrëveshjen e arritur gjiganti do të ketë tregime sikurse “Charlie and the Chocolate Factory” dhe “The BFG”.

Nga Netflix përmes një komunikate shtypi thanë se dy kompanitë “bashkuan forcat për të sjellë storiet më të dashura për fansat në forma shumë kreative”.

Marrëveshja erdhi tri vite pasi Netflix dhe RDSC punuan bashkërisht në disa seri të animuara, përfshirë edhe një që u bazua në “Charlie and the Chocolate Factory”.

Autori britanik Dahl vdiq në vitin 1990 në moshën 76-vjeçare. Ai ishte krijuesi i roleve sikurse Matilda, the BFG, Fantastic Mr.Fox, Willy Wonka dhe the Twits. Librat e tij janë shitur në më shumë se 300 milionë kopje dhe janë përkthyer në 63 gjuhë, sipas deklaratës së Netflix./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara