Kulturë

Ariana Grande merr vaksinën kundër COVID-19 – bën thirrje fansave të veprojnë njëjtë

Published

on

Ariana Grande po inkurajon njerëzit që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Ylli 28-vjeçar shkroi se imunizimin kundër koronavirusit njerëzit duhet ta bëjnë sa më shpejtë, sidomos tani me përhapjen e variantit Delta në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Mesazhi i saj për vetëdijësues erdhi pak para se ajo të zbulonte se do të performonte një shfaqje virtuale.

Ariana ndau një fotografi të saj brenda një makine, ndërsa mbante një maskë të zezë të frymëmarrjes dhe e vendosi mbishkrimin “E vaksinuar”, shkruan Dailymail, përcjell klankosova.tv.

Këngëtarja 28-vjeçare këmbënguli se njerëzit mund të shpëtojnë një jetë ose dy duke marrë vaksinën.

Kulturë

Edicioni i 17-të i PriFest, skenë globale në Prishtinë

Published

on

Edicioni i 17-të i Prishtina International Film Festival (PriFest) filloi më 9 shtator 2025.

Në ambientin e Kino Armata, u mblodhën figura të njohura të artit dhe politikës për të festuar kinemanë ballkanike dhe ndërkombëtare.

Festivali u hap me premierën botërore të filmit “Ngryk” (“Bear Hug”) nga regjisori Ilirjan Himaj, një bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri.

Ky film poetik eksploron temat e dashurisë, lirisë dhe instinktit për mbijetesë përmes një rrëfimi simbolik mes njeriut dhe natyrës.

Performanca e Teuta Krasniqit si Tina ishte veçanërisht e spikatur, duke sjellë emocione të thella në ekran.

Mbrëmë ishte nata e dytë e këtij evenimenti ku u dha premierë filmi i metrazhit të shkurtër “LAVEZ” nga regjisori Branislav Milatović. Filmi është produksion i Malit të Zi dhe zgjati 16 minuta. Ky projekt vjen si metaforë vizuale dhe emocionale duke paraqitur marrëdhënien mes babait dhe të birit

Përndryshe, PriFest 2025 ofron një program të pasur me 20 filma të metrazheve të ndryshme, përfshirë premiera botërore, evropiane dhe rajonale.

Nuk kanë munguar as disa imazhe të sferës politikë duke qenë kuriozë për këtë ngjarje kulturore në kryeqytet.

 

Fokusi i këtij viti është në bashkëprodhimet me Austrinë, duke hapur rrugë të reja për bashkëpunime ndërkombëtare në industrinë filmike.

Sonte, në natën e tretë të Prishtina International Film Festival do të jepet premierë filmi “Cycle”, në ora 19:30, në Kino Armata.

Ky festival mbaron me 14 shtator 2025.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Të pasurit e ‘Familjes Moderne’! Kush kryeson listën e aktorëve?

Published

on

Aktorët e serialit “Modern Family” kanë fituar shumë para ndër vite. Komedia e ABC-së me protagonistë Ed O’Neill , Julie Bowen , Ty Burrell , Sofia Vergara , Jesse Tyler Ferguson , Eric Stonestreet , Sarah Hyland , Ariel Winter , Nolan Gould , Rico Rodriguez dhe Aubrey Anderson-Emmons u shfaq premierë në shtator të vitit 2009, transmeton Indeksonline.

“Modern Family” fitoi çmime të panumërta, përfshirë 22 çmime Primetime Emmy , pesë çmime Screen Actors Guild Awards dhe është renditur si një nga serialet më të mira të të gjitha kohërave nga TV Guide .

Pas 11 sezonesh, “Modern Family” mori fund më 2020. Kasti i serialit të famshëm ka arritur gjëra të pabesueshme në karrierën e tyre dhe ka grumbulluar një sasi mbresëlënëse parash. Justjared ka mbledhur anëtarët kryesorë të kastit dhe i kanë renditur nga pasuria neto më e ulët tek ajo më e larta e vlerësuar.

Nëse nuk e dinit, Modern Family është i disponueshëm për transmetim në Hulu.

11. Aubrey Anderson-Emmons (Lily Tucker-Pritchett)
6 milionë dollarë

10. Ariel Winter (Alex Dunphy)
12 milionë dollarë

9. Nolan Gould (Luke Dunphy)
12 milionë dollarë

8. Rico Rodriguez (Manny Delgado)
12 milionë dollarë

7. Sarah Hyland (Haley Dunphy)
14 milionë dollarë

6. Julie Bowen (Claire Dunphy)
18 milionë dollarë

5. Eric Stonestreet (Cam Tucker)
25 milionë dollarë

4. Jesse Tyler Ferguson (Mitchell Pritchett)
25 milionë dollarë

3. Ty Burrell (Phil Dunphy)
26 milionë dollarë

2. Ed O’Neill (Jay Pritchett)
45 milionë dollarë

1. Sofia Vergara (Gloria Delgado-Pritchett)
180 milionë dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Spanja kërcënon të tërhiqet nga Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet

Published

on

Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet.

“Nuk mendoj se mund ta normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në evente ndërkombëtare sikur s’po ndodh asgjë.”

Gjatë një interviste, Urtasun tha se pjesëmarrja e Izraelit në konkurs nuk mund të tolerohet.

“Ngjarje si Eurovision apo Vuelta a España sjellin një përfaqësim të veçantë të vendit”, tha ai duke iu referuar protestave kundër ekipit të çiklistëve Israel-Premier Tech gjatë këtij edicioni të garës.

“Në rastin e Eurovision nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që merr pjesë në emër të qytetarëve të atij vendi.”

Urtasun tha se nëse Izraeli merr pjesë e “nuk ia dalim ta përjashtojmë, do duhen të merren masa”, rikujtoi se kryeministri Pedro Sánchez i kishte bërë thirrje më parë European Broadcasting Union, i cili organizon konkursin, për të mos lejuar Izraelin në konkursin ndërkombëtar.

Urtasun theksoi se denoncimi i “gjenocidit” në Gaza nuk është antisemitik dhe e përshkroi Izraelin si “qeveri gjenocidale”.

Ai sqaroi se vendimi i tërheqjes nga Eurovision do të jetë në dorën e RTVE (Korporata Spanjolle e Radios dhe Televizionit), e cila ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision pas vitit të shkuar.

Edhe drejtuesi i transmetuesit kombëtar slloven, RTVSLO, ka njoftuar se me gjasë vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga konkursi nëse Izraeli merr pjesë.

 

Continue Reading

Magazinë

Takohen pas 19 muajsh mbreti Charles dhe princi Harry

Published

on

Pas 19 muajsh, Princi Harry është takuar sërish me babanë e tij, Mbretin Charles III, në një takim privat këtë të mërkurë në Londër, duke ringjallur shpresat për një pajtim mes tyre.

CNN raporton se kanë pirë çaj privatisht në Clarence House. Harry u pa duke mbërritur me Range Rover rreth 17:20 dhe doli pas një ore.

Ky ishte takimi i tyre i parë që nga shkurt 2024, kur Harry udhëtoi për një vizitë të shkurtër në Britani pas diagnostikimit të babait të tij me kancer. Në prill, ai nuk arriti të takohej me të atin pasi Charles ndodhej në një vizitë shtetërore në Itali.

Harry ka shprehur publikisht dëshirën për të pajtuar marrëdhëniet.

“Disa anëtarë të familjes sime kurrë nuk do të më falin për librin tim… por unë dua të pajtohem me familjen time. Nuk ka më kuptim të vazhdojmë të grindemi,” deklaroi ai për BBC-në në maj.

Marrëdhëniet me vëllanë, princin William, mbeten të tensionuara. William është i përqendruar tek gruaja e tij, Princesha Kate, gjatë trajtimit të saj për kancer. Ndërkohë, Harry ka qenë aktiv në Londër me angazhime bamirësie.

“Po, është shumë mirë, faleminderit,” tha ai për gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Ai shpalli donacion 500 mijë dollarësh për fëmijët e plagosur në Gaza dhe Ukrainë, duke theksuar se asnjë organizatë nuk mund ta zgjidhte këtë vetëm. “Duhen partneritete për të siguruar që fëmijët të mbijetojnë e rikuperohen pas plagëve të shkaktuara” shtoi ai.

Vizitën e tij në Britani, Harry do ta përmbyllë të enjten me një aktivitet bamirësie në kuadër të fondacionit “The Diana Award”, para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara