Sport

Argjentina në panik, Scaloni po mendon për dorëheqje

Published

on

Pas fitores ndaj Brazilit mbrëmë, trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka sugjeruar se mund ta mbyllë karrierën e tij në krye të kampionit të botës.

Argjentina e mposhti mbrëmë Brazilin 1:0 si mysafire në stadiumin “Maracana”.

Pas ndeshjes, trajneri argjentinas, Scaloni përhapi frikë se mund të jap dorëheqje nga posti i tij te Kombëtarja e Argjentinës.

“Unë më duhet të mendoj se çfarë të bëjë. Kombëtares i duhet një trajner që është më i miri. Niveli është i lartë. Më duhet të mendoj se çfarë do të bëjë”, tha Scaloni.

Ndërkaq, gazetari i afërt me Kombëtaren e Argjentinës, Gaston Edul ka bërë të ditur se Scaloni ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të kombëtares.

Ai nuk i ka thënë asgjë lojtarëve në zhveshtore. Lojtarët po bisedojnë që ta bindin Scalonin të vazhdojë, vendimi do të jetë plotësisht i tij.

Lajmet

Mediat në Beograd: Rrezikojmë dënimin në prag të ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

Federata e Futbollit të Serbisë dhe kombëtarja po presin një dënim të ashpër nga FIFA, për shkak të ngjarjeve në ndeshjen mes serbëve dhe kombëtares së Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Serbia u mund në shtëpi nga Anglia me rezultatin 0:5, dhe golashënues ishin Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford nga pika e penalltisë.

Përveç disfatës në rezultat, kombëtarja serbe dhe Federata Serbe mund të përballen me një problem edhe më të madh, shkruan portali anglez “Sportbybl”.

Arsyeja, sipas mediave britanike, është sjellja e tifozëve, veçanërisht duke qenë se FSS ishte nën një dënim me kusht nga FIFA dhe një pjesë e stadiumit, tribuna jugore, ishte bosh për këtë arsye.

Ndeshja u luajt në një stadium pjesërisht të mbyllur si ndëshkim për thirrjet raciste në ndeshjen e mëparshme kundër Andorrës, ku 15% e kapacitetit ishte bosh.

Federata e Futbollit të Serbisë publikoi një deklaratë para ndeshjes, duke i bërë thirrje tifozëve të silleshin me qytetari, duke shtuar se gjatë pesë viteve të fundit janë gjobitur me mbi 700,000 euro nga FIFA dhe UEFA për shkelje të përsëritura.

Sipas portalit “Sportbybl”, problemi më i madh për FSS do të jenë thirrjet e tifozëve për Kosovën dhe Metohinë. Britanikët shkruajnë:

“Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe tani është një shtet i pavarur pjesërisht i njohur. Megjithatë, Serbia nuk e njeh Kosovën si të pavarur dhe të dyja kombëtaret nuk lejohen të përballen në garat ndërkombëtare”.

Tifozët serbë kritikohen jo vetëm për thirrjet për Kosovën dhe Metohinë, por sipas mediave angleze edhe për “një banderolë provokuese me një hartë të Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb”.

Për këtë arsye kanë reaguar përfaqësues të SHBA-së, të cilët kanë kërkuar nga FIFA dhe UEFA të marrin masa.

Një tifoz i Kosovës i shkroi llogarisë zyrtare të UEFA-s në rrjetin X, duke shtuar se banderola ishte një akt i papranueshëm që shkel çdo standard sportiv./S.K/EO/Sportbybl/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Published

on

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një finale për kuqezinjtë.

Sfida u dominua nga Kombëtarja jonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.

Në minutat e fundit u pa një përgjumje nga ana e kuqezinjve, me letonezët që iu afruan disa herë barazimit, por falë ndërhyrjeve të sakta të Strakoshës dhe Manajt, porta jonë ngeli e paprekur.

Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Servbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit në Tiranë

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy legjenda të futbollit botëror, Aljoša Asanović dhe Luís Figo. Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, ka shkruar Ademi.

Asanović dhe Figo, që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me entuziazëm nga kreu i FFK-së, i cili e cilësoi këtë një moment të veçantë për futbollin kosovar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Henry: Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri i Francës

Published

on

Thierry Henry ka dhënë një aluzion të rëndësishëm se kush mund të pasojë Didier Deschamps si trajner i Francës, me trajnerin fitues të Kupës së Botës që pritet të largohet pas vitit 2026.

Deschamps, 55 vjeç, do të japë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026, pasi ka kaluar 13 vjet në këtë detyrë.

Koha e tij mbresëlënëse në krye tw Francws arriti kulmin në vitin 2018, kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.

Pritet gjerësisht që ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë përsipër detyrën nga Deschamps sapo ai të përfundojë karrierën, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë palë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të CBS, legjenda e Arsenalit, Henry, sugjeroi se ai e dinte tashmë se kush do të merrte drejtimin e klubit verën e ardhshme.

“Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini, unë e di dhe i uroj gjithë të mirat”, tha ai./S.K/KP.

Continue Reading

Të kërkuara