Lajmet

​Arabia Saudite thotë se pasuria e saj minerale arrin në 2.5 trilionë dollarë

Sipas vlerësimeve paraprake, pasuria minerale e Arabisë Saudite ishte rreth pesë trilionë rialë (1.3 trilion dollarë) në vitin 2016.

Published

on

Arabia Saudite të mërkurën vlerësoi pasurinë minerale të vendit në 2.5 trilionë dollarë.

“Pasuria minerale e mbretërisë është rritur me 90 për qind për të arritur një ekuivalent prej 9.375 trilionë rialësh (2.5 trilionë dollarë)”, tha ministri i Industrisë dhe Burimeve Minerale, Bandar Ibrahim Alkhorayef në Forumin e 3-të të Mineraleve të Ardhshme (FMA).

Sipas vlerësimeve paraprake, pasuria minerale e Arabisë Saudite ishte rreth pesë trilionë rialë (1.3 trilion dollarë) në vitin 2016.

Alkhorayef ia atribuoi rritjen e pasurisë minerale të vendit zbulimeve të elementeve të rralla të tokës dhe metaleve në tranzicion si minerali i fosfatit, zinku dhe ari. I mbajtur në kryeqytetin Riad, forumi dyditor mbledh së bashku udhëheqës dhe vendimmarrës në sektorin industrial nga e gjithë bota.

Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh në botë i naftës së papërpunuar pas Shteteve të Bashkuara, me një prodhim mesatar ditor prej 11 milionë fuçi. Po ashtu, është eksportuesi më i madh i naftës në botë me një mesatare ditore prej 7.5 milionë fuçi./AA

Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor

Published

on

Izraeli ka kryer një valë të madhe sulmesh ajrore në Libanin jugor, duke thënë se po synonte pozicionet e grupit të armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Sulmet erdhën pasi u lëshuan paralajmërime për evakuim për disa vende. Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima”, shkruan BBC.

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve që sipas tyre thonë se janë të lidhura me Hezbollahun pothuajse çdo ditë, pavarësisht një marrëveshjeje që i dha fund luftës me grupin në nëntor.

Kryeministri libanez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kërkojë Izraelit të ndalojë atë që ai e përshkroi si kërcënime dhe sulme, dhe të përmbushë detyrimet e tij të armëpushimit./S.K/KP/BBC

Continue Reading

Aktualitet

Kryeparlamentari Basha priti në takim ambasadorin e Malit të Zi

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Në këtë takim Basha dhe Çobaj diskutuan për fuqizimin e lidhjeve parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Malit të Zi, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në fusha kyçe, si aspektet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në rajon.

Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në proceset integruese evropiane si dhe nevojën për mbështetje nga Mali i Zi në përballimin e sfidave që Kosova ka përballë qasjes së Serbisë, duke kërkuar qëndrime të përbashkëta dhe të palëkundura në mbrojtje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Basha e falënderoi ambasadorin e Malit të Zi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu përkushtimin e tij që marrëdhëniet mes dy parlamenteve të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, në dobi të paqes, progresit dhe mirëqenies së qytetarëve në të dy anët e kufirit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Bibloteka Kombëtare merr ngjyrë ari në ndërgjegjësim të muajit për kancerin në fëmijëri

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin në fëmijëri janë ndriçuar me ngjyrë ari kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga Organizata Action for Health.

Drejtoresha e Action for Health, Nezaqete Rukovci, tha se kjo ngjyrë simbolizon luftën kundër kancerit të fëmijërisë.

“Kjo dritë e verdhë që është një simbol ndërkombëtarë për fëmijët është shprehje e guximit, forcës dhe përballjes së tyre. Ne jemi këtu bashkë me iu tregu se në rrugëtimin drejt shëndetit nuk janë vetëm dhe për t’iu dhënë kurajo se bashkë ta kalojmë këtë sfidë”, tha ajo.

Krahas anëtarvëve të kësaj organizate i pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Zelensky uron Ramën për mandatin e ri: Së bashku kontribuojmë në një Evropë më të fort

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për riemërimin e tij në krye të qeverisë për një mandat të ri 4-vjeçar. Zelensky theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe dialogut të ngushtë mes dy vendeve.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund, Zelensky shpreh besimin se së bashku, Shqipëria dhe Ukraina mund të kontribuojnë në një Evropë të fortë dhe të bashkuar.

“Urime Edi Rama për riemërimin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Së bashku, ne do të përparojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, shkruan Zelensky në X./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara