Sport

Arabët ulin shpenzimet e merkatos, krahasimi me sezonin e kaluar

Published

on

Klubet saudite bënë bujë verën e kaluar duke shpenzuar më shumë se 700 milionë euro për disa nga lojtarët më të famshëm në botë. Por, deri më tani, këtë merkato të verës, ata kanë shpenzuar vetëm 158 milionë euro, një shumë më modeste.

Pra, shpenzimet në merkaton e verës janë ulur ndjeshëm. Ajo që bie në sy është se marrëveshja më e shtrenjtë e kësaj vere është ajo Moussa Diaby, që kaloi nga Aston Villa tek al Ittihad për 50 milionë euro.
Këtë verë, shpenzuesit më të mëdhenj ka qenë Al Ittihad, aktualisht nën drejtimin e trajnerit të ri Laurent Blanc.

Ata kanë shpenzuar 81 milionë euro. Al Qadsiah, e cila mbështetet nga kompania shtetërore saudite e naftës Aramco, ka shpenzuar 50 milionë euro, ku spikat Pierre-Emerick Aubameyang.

Përmasat e skuadrave të Saudi Pro League janë zvogëluar nga 30 në 25 lojtarë dhe tani çdo skuadër mund të përfshijë vetëm 10 lojtarë të huaj.

Ka pasur më pak para të shpenzuara për lojtarët e huaj sepse shumica e të ardhurave janë përdorur për nënshkrimet nga vera e kaluar. Shumica dërrmuese e lojtarëve të nënshkruar në 2023-shin duket se janë të lumtur dhe të vendosur të qëndrojnë aty.

Largimi i profilit të lartë ka qenë ai i Jordan Henderson, i cili u largua në janar pasi nuk arriti të ambientohet në Al Ettifaq. Kampionët Al Hilal shpenzuan më shumë se 300 milionë euro verën e kaluar për lojtarë si Neymar, Ruben Neves dhe Aleksander Mitrovic. Ata gjithashtu i bënë Paris Saint-Germain një ofertë rekord botëror prej 260 milionë euro për Kylian Mbappe.

Deri më tani këtë verë, Al Hilal ka realizuar një fitim prej 7 milionë eurosh në tregun e transferimeve. Al Ahli në vendin e tretë po kërkon të forcojë skuadrën e tyre me nënshkrimin e Ivan Toney nga Brentford. Merkato në Saudi Pro League mbyllet më 2 shtator./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara