

Teknologji
Apple përditëson iWork
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi– Apple ka përditësuar grupin e saj të produktivitetit për iPhone, iPad dhe Mac, iWork, që përfshin Pages, Keynote dhe Numbers.
iWork është konkurrenti kryesor i Microsoft Office, që prej kohësh tashmë është bërë një multiplatformë.
Një nga risitë e Keynote, për krijimin e rrëshqitjeve dhe prezantimeve, është aftësia për të përfshirë burimet e drejtpërdrejta të videove në dokumente.
Gjatë shikimit, brenda maskave dhe kornizave, është e mundur të transmetohet një film nga një burim i drejtpërdrejtë, pa ndërprerje.
Burimi pamor mund të jetë gjithashtu pasqyrimi i ekranit të një iPhone ose iPad, për të treguar funksionimin e aplikacionit ose thjesht të sistemit operativ.
Nuk mungojnë funksionet e bashkëpunimit.
Për shembull, me shumë prezantues, çdokush mund të kontrollojë një prezantim të përbashkët dhe të avancojë rrëshqitjet nga distanca, duke përdorur një Mac, iPhone ose iPad.
Sipas Apple, mënyra mund të jetë e dobishme për prezantimet në grup, veçanërisht në kohën e punës inteligjente.
Ndryshimet në Pages janë përqendruar kryesisht në iPhone.
Funksioni “pamja e ekranit” organizon tekstin, imazhet dhe aspektet e tjera të dokumentit në një kolonë të vetme, duke e bërë më të lehtë leximin në smartphone.
Apple rekomandon fikjen e ekranin, në mënyrë që të shihni se si duket dokumenti, para se ta ndani me të tjerët ose ta printoni në letër.
Sa i përket Numbers, Apple sjell tabelat kryesore në të gjitha pajisjet për të përmbledhur, grupuar dhe riorganizuar të dhënat dhe për të identifikuar dhe studiuar tendencat dhe modelet.
Gjithashtu mund të importoni tabela nga Microsoft Excel dhe t’i eksportoni ato në formatin Office.
Të tre aplikacionet mbështesin mjetet e reja të përkthimit të Apple në iOS 15, iPadOS 15 dhe macOS Monterey.
Versionet e fundit të Keynote, Pages dhe Numbers janë tashmë të disponueshme në App Store dhe Mac App Store./ATSH
You may like
Teknologji
Google shmang shitjen, por duhet të ndajë të dhëna me rivalët
Published
4 hours agoon
September 6, 2025By
UBT News
Google nuk do të jetë i detyruar të shesë shfletuesin Chrome, por duhet të ndajë informacion me konkurrentët, ka urdhëruar një gjykatës federal amerikan.
Mjetet juridike të vendosura nga gjykatësi i qarkut Amit Mehta kanë dalë në dritë pas një beteje gjyqësore disavjeçare mbi dominimin e Google në kërkimin online.
Çështja u përqendrua rreth pozicionit të Google si motori i kërkimit parazgjedhur në një gamë të produkteve të veta, si Android dhe Chrome, si dhe të tjera të prodhuara nga kompani të ngjashme me Apple.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte kërkuar që Google të shiste Chrome – vendimi i së martës do të thotë që gjigandi i teknologjisë mund ta mbajë atë, por do të ndalohet të ketë kontrata ekskluzive dhe duhet të ndajë të dhënat e kërkimit me rivalët.
Google kishte propozuar zgjidhje më pak drastike, të tilla si kufizimi i marrëveshjeve të ndarjes së të ardhurave me firma si Apple për ta bërë motorin e saj të kërkimit si motorin e parazgjedhur në pajisjet dhe shfletuesit e tyre .
Të martën, kompania tregoi se e shihte vendimin si fitore e tha se rritja e inteligjencës artificiale ndoshta kontribuoi në rezultat.
Gjigandi i teknologjisë kishte mohuar çdo shkelje që kur u ngritën akuzat e para kundër tij më 2020, duke thënë se dominimi i tij në treg është për shkak se motori i tij i kërkimit është një produkt superior ndaj të tjerëve dhe konsumatorët thjesht e preferojnë atë ndaj të tjerëve.
Vitin e kaluar, gjykatësi Mehta vendosi që Google kishte përdorur metoda të padrejta për të vendosur një monopol mbi tregun e kërkimit online, duke punuar në mënyrë aktive për të ruajtur një nivel dominimi deri në masën që shkelte ligjin amerikan.
Teknologji
Elon Musk drejt titullit të parë të “trilionerit” në botë
Published
20 hours agoon
September 5, 2025By
UBT News
Elon Musk mund të bëhet personi i parë në botë që arrin një pasuri prej trilioni dollarësh, nëse aksionerët e Teslës miratojnë një paketë të re pagese që parashikon shpërblime marramendëse nëse kompania arrin objektiva të caktuara.
Sipas raportimeve të CNN, Musk mund të përfitojë deri në 423.7 milionë aksione shtesë të Teslës, me një vlerë të mundshme prej mbi 143 miliardë dollarësh me çmimin aktual.
Për ta realizuar këtë, vlera e përgjithshme e Teslës duhet të arrijë në rreth 8.5 trilionë dollarë, gati tetë herë më shumë se vlera aktuale e tregut. Kjo paketë përfshin propozim që Tesla të marrë pjesë në kompaninë e inteligjencës artificiale xAI, e cila është në pronësi të Musk.
Ky plan shihet si një mënyrë për të konsoliduar edhe më shumë perandorinë e tij të biznesit.
Musk zotëron rreth 410 milionë aksione të Teslës me një vlerë prej 139 miliardë dollarësh. Së bashku me pronësinë në xAI, SpaceX dhe kompani të tjera, kjo e ka bërë atë njeriun më të pasur në botë, me pasuri që arrin rreth 378 miliardë dollarë sipas Bloomberg.
Megjithatë, rruga drejt “trilionit” nuk është e lehtë. Ai përballet me sfida ligjore mbi paketat e pagave dhe me luhatje të forta të aksioneve të Teslës, të cilat ende qëndrojnë 26% më poshtë nga kulmi i dhjetorit 2024.
Automobilizëm elektrikë
BMW zbulon modelin e ri iX3
Published
21 hours agoon
September 5, 2025By
UBT News
BMW ka publikuar një njoftim paraprak për modelin e ardhshëm iX3, i cili do të jetë lider i markës në epokën e platformës Neue Klasse.
Të gjitha automjetet e ardhshme elektrike të kësaj marke do të bazohen në këtë platformë, e cila do të debutojë me një dizajn të ri dallues.
Sipas të dhënave paraprake, me një karikim të vetëm iX3 do të përshkojë rreth 640 kilometra.
Do të përfshijë versione me tërheqje në rrotat e pasme dhe në të gjitha rrotat, dhe pritet edhe një version M Sport.
Brendësia do të ketë një planimetri krejtësisht të re me panelin Panoramic iDrive. Premiera e BMW iX3 do të zhvillohet në Panairin e Automobilave të Mynihut këtë fundjavë.
Teknologji
Një pajisje e vogël e Apple i zbulon një amerikani valixhen e vjedhur në Los Angeles
Published
23 hours agoon
September 5, 2025By
UBT News
Që prej lansimit në vitin 2021, AirTag i Apple është dëshmuar si një nga pajisjet më të vlefshme për gjurmimin e sendeve personale. Por ndoshta asnjë rast nuk është më i çuditshëm se ai i Daniel Scott, një udhëtar që e ktheu humbjen e valixhes në një gjueti falë AirTag të fshehur.
Gjithçka nisi në një fluturim nga Salt Lake City, Utah, drejt Los Angeles, kur Scott vuri re se valixhja kishte zhdukur. Pasi kërkoi në disa vende pa sukses, vendosi të përdorte iPhone-in për të gjetur sinjalin e AirTag-ut.
“Menjëherë fillova të vrapoja drejt tij. Sapo arrita në vend, pashë se po vazhdonte të lëvizte dhe kishte arritur matanë rrugës”, tha Scott.
Sinjali e çoi përpara një ndërtese të braktisur, shkruajnë mediat e huaja. Megjithëse nuk arriti të lokalizonte katin e dhomën ku ndodheshin sendet, Find My i Apple dha informacion të mjaftueshëm për të udhëhequr policinë e LAX drejt një operacioni të suksesshëm.
Autoritetet jo vetëm që rikuperuan valixhen, por arrestuan edhe disa persona brenda ndërtesës.
“E pashë një djalë me rrobat e mia – këpucët, këmishën time, pantallonat e mia”, tregoi Scott, duke përshkruar momentin e pazakontë.
AirTag, që nga debutimi, ka treguar funksionalitetin kryesor si gjurmues sendesh, por ka ngritur edhe shqetësime për sigurinë dhe privatësinë. Në raste tjera është raportuar se kriminelët i kanë përdorur për të ndjekur viktimat duke i vendosur në çanta apo vetura.
Megjithatë, AirTag mbetet një pjesë integrale e teknologjisë së Apple. Dhe tani, ndërsa historia e Scott bën bujë, kompania pritet të prezantojë javën e ardhshme pasardhësin e saj, krahas debutimit të serisë së re iPhone 17.

Një tjetër surprizë! Justin Bieber publikon albumin e ri

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president!

Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Si të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët?

A ka Meghan Markle një vajzë sekrete? Dukesha u përgjigjet thashethemeve

Google shmang shitjen, por duhet të ndajë të dhëna me rivalët

Ecin dorë për dore! Zoe Kravitz dhe Harry Styles fotografohen në Brooklyn

Cilat Janë llojet më të mira të Aloe Verës, bimës së mrekullueshme?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës