Teknologji

Apple kryeson listën e brendeve më të vlefshme për 2025

Published

on

Sipas të dhënave të përpiluar nga Anadolu, vlera e brendit të kompanisë u rrit nga 516,6 miliardë dollarë në vitin 2024, kur kompania ishte gjithashtu në krye të listës.

Apple kryesoi brendet më të vlefshme në vitin 2025, me një vlerë prej 574,5 miliardë dollarësh, sipas renditjes së Global 500 2025 të Brand Finance. Microsoft dhe Google pasuan me 461.1 miliardë dhe 413 miliardë dollarë, përkatësisht, me rritje 35 për qind dhe 24 për qind.

Amazon është e katërta me 356,4 miliardë dollarë, e ndjekur nga Walmart me 137,2 miliardë dollarë, Samsung me 110,6 miliardë dollarë, TikTok/Douyin me 105,8 miliardë dollarë, Facebook me 91,5 miliardë dollarë, Nvidia me 87,9 miliardë dollarë dhe State Grid Corporation e Kinës me 85,6 miliardë dollarë.

Lista tregoi se 190 kompani nga 500 janë nga ShBA-ja, ndërsa 55 janë nga Kina, 36 nga Japonia, 35 nga Franca, 27 nga Gjermania dhe 17 janë nga Mbretëria e Bashkuar.

Muhterem İlgüner, drejtor menaxhues i Brand Finance Türkiye, tha për Anadolu se vlera totale e 500 brendeve më të mira në botë u rrit 10 për qind në bazë vjetore në 9,5 trilionë dollarë në 2025, duke tejkaluar normën e rritjes ekonomike globale prej 3 për qind.

İlgüner vuri në dukje se brendet në Türkiye nuk kanë arritur ende një nivel të mjaftueshëm, pavarësisht nga e gjithë mbështetja e qeverisë.

“Vendet janë aq të pasura sa pasurohen brendet e tyre, pasi prej tyre marrin prosperitet dhe reputacion. Vlera e brendit që renditjet e fundit në listë është 4,9 miliardë dollarë dhe meqenëse asnjë brend turke nuk e ka arritur këtë vlerë, brendet turke janë në listë”, tha ai, duke shtuar: “Në dekadën e fundit, hendeku i vlerës midis brendeve më të vlefshme turke e brendit më të ulët në renditje në top 500 është zgjeruar. P.sh vlera e brendit austriak Red Bull arriti në 9,7 miliardë dollarë e brendit zviceran të orëve luksoze Rolex 18,8 miliardë dollarë, dhe madje më e rëndësishmja ishte se firma vietnameze e telekomit Viettel arriti një vlerë prej 6,4 miliardë dollarë”, shtoi ai.

İlgüner theksoi se Türkiye ka nevojë për lëvizje kombëtare të brendit dhe duhet të shqyrtohet me pjesëmarrjen e sektorit publik dhe privat, për t’ua hapur rrugën brendeve turke për të arritur vlerë në arenën ndërkombëtare.

Automobilizëm elektrikë

Porsche prezanton drejtuesin e ardhshëm të kompanisë

Published

on

Bordi Mbikëqyrës i Porsche AG ka emëruar Michael Leiters si Drejtor Ekzekutiv të kompanisë, me detyrën që do ta marrë zyrtarisht më 1 janar 2026.

Leiters do të pasojë Oliver Blume, i cili ka udhëhequr Porsche për 10 vjet dhe do të vazhdojë karrierën e tij si Drejtor Ekzekutiv i Grupit Volkswagen.

Sipas Wolfgang Porsche, kryetarit të Bordit Mbikëqyrës, Blume udhëhoqi kompaninë me sukses në periudha të vështira, duke arritur rezultate rekord financiare, hyrje në tregje të reja dhe suksese të rëndësishme në sportet motorike.

Blume deklaroi se pas një dekade në krye të Porsche, ka vendosur të përqendrohet plotësisht te Volkswagen.

Ndërkohë, Michael Leiters vjen nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të McLaren Automotive, ku punoi që nga viti 2022.

Më parë, ai ka qenë Drejtor i Teknologjisë në Ferrari për mbi tetë vjet dhe ka punuar për më shumë se 13 vjet në Porsche, ku ishte përgjegjës për modelet Macan dhe Cayenne. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta mbyll Messenger për desktop në Windows dhe Mac

Published

on

Meta ka njoftuar se aplikacioni i Messenger për desktop në Windows dhe Mac do të mbyllet.

Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të përdorin direkt Facebook për të vazhduar bisedat nga kompjuteri i tyre.

Gjatë procesit të mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit dhe do të kenë 60 ditë për të përdorur Messenger përpara se të mbyllet përgjithmonë.

Meta rekomandon që përdoruesit të ruajnë historikun e bisedave para se aplikacioni të zhduket, përndryshe të dhënat mund të humbasin përgjithmonë.

Ndërkohë, aplikacioni Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhe

Published

on

WhatsApp po teston një shtojcë të re për mesazhet që kufizon numrin e mesazheve pa përgjigje që një llogari mund t’i dërgojë një marrësi.

Ky kufizim synon kryesisht dërguesit që dërgojnë shumë mesazhe dhe llogaritë mashtruese.

Mesazhet e individëve dhe bizneseve do të llogariten në këtë limit, përfshirë mesazhet e shumta të palexuara që u dërgohen përdoruesve. Nëse marrësi përgjigjet, mesazhet hiqen nga kuota mujore. WhatsApp gjithashtu do të paralajmërojë llogaritë që afrohen pranë këtij kufiri.

Kompania thekson se përdoruesit mesatarë ndoshta nuk do ta arrijnë këtë limit, duke e bërë këtë një mënyrë për të parandaluar që individët t’u dërgojnë mesazhe atyre që nuk përgjigjen.

Aktualisht, testimi është i fokusuar tek bizneset dhe llogaritë mashtruese, por në javët e ardhshme do të shtrihet në disa vende.

Meta ka ndërmarrë më parë hapa për të zvogëluar mesazhet mashtruese. Vitin e kaluar mundësoi anulimin e abonimit nga mesazhet promocionale, ndërsa në gusht të këtij viti njoftoi që përdoruesit do të informohen kur dikush jashtë listës së kontakteve i shton në një grup.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2025, WhatsApp ka ndaluar mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me qendrat e mashtrimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Rrjeti global në kaos! Pse mijëra aplikacione u ndërprenë pas rënies së Amazon Web Services?

Published

on

AMAZON Web Services (AWS), gjigandi i njohur si shtylla kurrizore e internetit, ka pësuar një ndërprerje të madhe që preku mijëra biznese dhe miliona përdorues në mbarë botën.

Situata u përshkrua nga drejtuesi i kompanisë rivale Cloudflare, i cili pranoi se ishte i lehtësuar që problemi nuk kishte të bënte me ta, shkruan BBC. Platformat e goditura ishin: Snapchat dhe Reddit, banka si Lloyds dhe Halifax, dhe lojëra popullore Roblox dhe Fortnite.

AWS ofron infrastrukturën bazë për rreth një të tretën e internetit global, duke ofruar ruajtje të dhënash, menaxhim bazash të të dhënave dhe fuqi llogaritëse. Kjo u mundëson kompanive të shmangin koston e kompleksitetin e mirëmbajtjes së serverëve, ndërkohë që AWS kujdeset për nevojat teknologjike të tyre.

Problemi kishte të bënte me një çështje të zakonshme: një gabim në Sistemin e Emrave të Domaineve. Ekspertët e teknologjisë e përmendin shprehjen “Është gjithmonë DNS!”, duke nënkuptuar se ky është një nga burimet më të zakonshme të prishjeve në internet.

DNS funksionon si një hartë e internetit, kur një përdorues klikon një aplikacion ose faqe, sistemi i tij dërgon një kërkesë për lidhje.

Në këtë rast, AWS e “humbi” atë hartë: platformat si Snapchat dhe Canva ishin funksionale, por trafiku nuk dinte ku të drejtohej.

Ndërprerje të tilla ndodhin për shumë arsye, nga mirëmbajtja e planifikuar dhe dështimet e serverëve, deri te gabimet njerëzore apo konfigurimet e gabuara. Mund të bëhet fjalë edhe për sulme kibernetike, megjithëse në këtë rast nuk ka asnjë provë për një të tillë.

AWS konfirmoi se incidenti ndodhi në qendrën e të dhënave në Virxhinian Veriore, e cila është njëkohësisht më e madhja dhe më e vjetra.

Kjo ngjarje është shembull i qartë i rrezikut të varësisë nga një ofrues i vetëm i shërbimeve cloud. AWS është thelbësore për funksionimin e miliona bizneseve, dhe alternativa të vërteta janë shumë të pakta.

Në treg, konkurrentët kryesorë janë Microsoft Azure dhe Google Cloud Platform, ndërsa IBM, Alibaba Cloud dhe platforma evropiane Stackit (e lansuar nga kompania mëmë e supermarketit Lidl) mbeten lojtarë më të vegjël.

Për shkak të pozitës dominuese të gjigantëve amerikanë, shtrohet pyetja nëse Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të zhvillojnë infrastrukturën e tyre cloud për të reduktuar varësinë nga SHBA, ndonëse ekspertët mendojnë se për këtë tashmë mund të jetë vonë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara