Teknologji

Apple edhe me një telefon të ri në vitin 2021

Published

on

Apple është gati të zbulojë telefonin e rashës iPhone 12 muajin e ardhshëm, pasi shtyu datën e prezantimit pas vonesave të prodhimit që ishin lidhur me COVID-19.

Gjiganti i teknologjisë po rreshton katër modele iPhone 12 , duke filluar nga 5.4 inç iPhone 12, deri në 6.7 inç iPhone 12 Pro Max, por duket se një pajisje tjetër do të bashkohet me to: iPhone 12S, transmeton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.

Njoftuesi Komiya ka ndarë një orar për iPhone të ardhshëm të Apple, që shtrihen nga viti 2020 në vitin 2021, duke përcaktuar vitet se kur do të shohim telefonat inteligjentë në dyqanin zyrtar të Apple.

Telefonat e rinj nga Apple pritet të lëshohen në tetor të këtij viti. por ajo që na tërhoqi vërtet vëmendjen është iPhone 12S, i cili do të paraqitet në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Komiya nuk shtjellon se çfarë është iPhone 12S, por ne dyshojmë se i referohet modelit të pestë të iPhone 12 që kemi dëgjuar për të që do të jetë më i lirë se modeli bazë iPhone 12, falë mungesës së 5G.

Pajisja raportohet të lëshohet në fillim të vitit 2021 dhe mund të shitet me pakicë për rreth 675 euro.

Continue Reading

Teknologji

Prodhimi i veturave në Britani në nivelin më të ulët në 76 vjet për shkak të tarifave amerikane

Published

on

Prodhimi i automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në pikën më të ulët që nga viti 1949. Vetëm 50,000 shembuj janë prodhuar gjatë muajit maj, që përbën një rënie prej 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkaku i kësaj rënieje konsiderohen të jenë tarifat nga SHBA mbi importet britanike. Këto tarifa i kanë bërë më të kushtueshme veturat e kanë penguar ndjeshëm eksportet.

Një marrëveshje e re tregtare ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së ka hyrë në fuqi në qershor 2025, e cila redukton tarifat nga 25% në 10% për deri në 100,000 automjete në vit.

Kjo marrëveshje pritet të sjellë lehtësim dhe të ndihmojë në stabilizimin e prodhimit në muajt në vijim.

 

Continue Reading

Teknologji

18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë

Published

on

Nëse jeni fanatik i telefonave inteligjentë prej kohësh, nuk do t’i harroni disa data. Më 29 qershor 2007, Apple lansoi iPhone-in e gjeneratës së parë.

Pajisja u prezantua më 9 janar 2007 nga Steve Jobs, por Apple kishte nevojë për kohë për të prodhuar mjaftueshëm njësi, që kur Jobs zbuloi pajisjen në janar, të gjithë flisnin për iPhone. Me ekranin me prekje, ishte e qartë se Apple kishte pajisje që do të ndryshonte botën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më 2007, procesi i blerjes së një iPhone ishte më i thjeshtë se tani, disa ditë para prezantimit, njerëzit filluan të prisnin në radhë gjatë natës para dyqaneve të Apple. Bëhet e ditur se 18 vjet më parë, konsumatorët mund të zgjidhnin midis iPhone me 4GB hapësirë ​​ruajtjeje (499 dollarë) dhe 8GB (599 dollarë).

Dy muaj pas prezantimit, Apple ndërpreu variantin 4GB dhe në shkurt të vitit 2008 u prezantua një tjetër model me 16GB.

Ndërsa shumë njerëz e festojnë 9 janarin si përvjetorin e iPhone origjinal, kjo është vetëm gjysma e historisë.

Është e vështirë të besohet, por 18 vjet më parë ishte vërtet dita kur bota ndryshoi.

Continue Reading

Teknologji

Samsung vendos rekord në prodhimin e telefonave, prodhimi global bie

Published

on

Një total prej 289 milionë telefonash inteligjentë u prodhuan në të gjithë botën në tre muajt e parë të 2025, një rënie prej tre përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, një prodhues u dallua në këtë stanjacion të përgjithshëm, dhe ai është Samsung, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit nga kompania analitike TrendForce, gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut prodhoi deri 64 milionë pajisje gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që zuri vendin e parë në tregun global, por arriti një rritje prej 21 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Pjesa e Samsung në tregun global tani është 22 përqind, që është konfirmim i strategjisë së suksesshme të kompanisë. Samsung ka rritur dërgesat për të siguruar furnizime të mjaftueshme për tregun amerikan, në të njëjtën kohë po përgatitet intensivisht për lansimin e modeleve të reja të nivelit të lartë.

Apple doli e dyta me një pjesë treg 17 përqind. Një rënie prodhimi deri 40 përqind u regjistrua, për shkak të ndërprerjes së prodhimit të disa modeleve më të vjetra, por edhe për shkak të një pranie të reduktuar në tregun kinez ku mungonte mbështetja e mëparshme shtetërore në formën e subvencioneve.

Xiaomi, që përfshin Redmi e Poco, zuri vendin 3 me 14% të tregut. Edhe pse kjo kompani kineze regjistroi rënie të lehtë të prodhimit 7 përqind, arriti të ruajë pozicion të qëndrueshëm falë mbështetjes së fortë për tregun vendas e integrimit të mirë të telefonave inteligjentë me pajisje tjera brenda ekosistemit të saj.

Tremujori i parë i 2025 sjell rezultate të përziera, prodhimi global po bie pak, Samsung është rikthyer në ballë të industrisë, ndërsa Apple dhe shumica e markave kineze po përpiqen të gjejnë një ritëm të ri në kushtet e ndryshueshme të tregut.

Continue Reading

Teknologji

Keni shumë mesazhe të palexuara? WhatsApp tani ka një zgjidhje

Published

on

Kur jeni të zënë me punë ose angazhime të tjera, është e lehtë të humbisni një numër të madh mesazhesh në WhatsApp, veçanërisht në bisedat në grup.

Të kthehesh pas dhe të lexosh të gjitha ato mesazhe mund të duket si një aktivitet i lodhshëm, por Meta tani ka një zgjidhje, transmeton Telegrafi.

Është prezantuar një veçori e re e bazuar në inteligjencën artificiale – Përmbledhjet e Mesazheve, e cila përdor Meta AI për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të lundrojnë nëpër mesazhet e palexuara.

Kur hapni një bisedë me mesazhe të palexuara, do të shihni opsionin “Përmbledh Privatisht” të shfaqet në krye.

Kur zgjidhni këtë opsion, Meta AI do të analizojë të gjitha mesazhet e palexuara dhe shfaqë një përmbledhje të shkurtër të informacionit më të rëndësishëm. Do ta tregojë atë ekskluzivisht për ju, dhe pa ndryshuar përmbajtjen e vetë bisedës.

Meta thekson se kjo veçori mbështetet në të ashtuquajturin “përpunim privat”, që do të thotë se as Meta dhe as Meta AI nuk kanë qasje në mesazhet tuaja ose në përmbledhjen e gjeneruar.

Përdoruesit zgjedhin se cilat biseda duan të përfshijnë në këtë përpunim përmes cilësimeve të Privatësisë së Avancuar të Bisedës. Message Summaries është i disponueshëm vetëm për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara dhe në anglisht.

Kompania njoftoi shpërndarje më të gjerë më vonë, që përdoruesit në gjithë botën të mund ta provojnë para fundit të vitit.

Continue Reading

Të kërkuara