Teknologji

Aplikohet përmirësimi i blockchain të Ethereum, pritet rritja e çmimit

Published

on

Ekspertët presin që çmimi i ether të rritet pas London duke qenë se bie furnizimi me kriptomonedhën. Por deri tani kriptomonedha ka pasur një ditë të dobët.

Ethereum, blockchaini i dytë më i madh në botë, kaloi nëpër një përditësim softueri ditën e Enjte, i cili do të stabilizojë tarifat e transaksioneve në rrjet si dhe të reduktojë furnizimin me ether.

Ndryshimi EIP 1559 ndryshon mënyrën sesi transaksionet përpunohen duke ofruar një skemë të qartë të tarifave të transaksioneve që ju paguhen gërmuesve të cilët i përpunojnë ato.

Një sasi e vogël ether do të digjen si rezultat dhe do të hiqen përgjithnjë nga qarkullimi. EIP 1559 është një përmirësim softueri me emrin e koduar London. Zhvilluesit duhet të shkarkojnë London për të mbetur të lidhur në rrjet.

Ekspertët presin që çmimi i ether të rritet pas London duke qenë se bie furnizimi me kriptomonedhën. Por deri tani kriptomonedha ka pasur një ditë të dobët.

Nëse bitcoin qëndron mbi kufirin e 40 mijë dollarëve, atëherë presim që edhe ether të shkojë në 3 mijë dollarë.

Aktualisht ether këmbehet me 2,617 dollarë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

“Fortnite” rikthehet në iOS në SHBA

Published

on

Loja popullore “Fortnite” është rikthyer në iOS App Store në SHBA, njoftoi Epic Games, duke konfirmuar se titulli është rikthyer në Epic Game Store dhe AltStore.

Apple e hoqi “Fortnite” nga App Store pesë vjet më parë, pasi Epic Games vendosi të prezantojë sistemin e vet të pagesave brenda aplikacionit në lojë, duke shkelur rregullat e Cupertinos.

Pas një vendimi në mosmarrëveshjen midis dy kompanive, Apple u detyrua të ndalonte marrjen e pjesës së saj të shitjeve të bëra jashtë aplikacionit dhe loja u rikthye në pajisjet iOS në SHBA.

Menjëherë pas vendimit, regjisori Tim Sweeney tha se Epic planifikon ta rikthejë “Fortnite” në iOS në SHBA. Aplikacioni iu dorëzua Apple më 9 maj dhe u njoftua se Epic do të përdorte llogarinë e saj suedeze të zhvilluesit.

Megjithatë, Apple bllokoi rikthimin e “Fortnite” në App Store në fund të javës së kaluar, ndërsa loja u bë e padisponueshme edhe në dyqanet e tjera alternative të aplikacioneve në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, Apple tha se kishte kërkuar që Epic Sweden të ridërgonte përditësimin e aplikacionit pa përfshirë App Store në SHBA, në mënyrë që të mos ndikonte në “Fortnite” në zona të tjera gjeografike, dhe se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të hequr versionin aktiv të lojës nga dyqanet alternative.

Epic i kërkoi gjykatësit të urdhëronte Apple të rishikonte aplikacionin përsëri më 16 maj, dhe gjykatësi tha se Apple “mund ta zgjidhë plotësisht këtë çështje pa një informim ose seancë dëgjimore” dhe se, nëse çështja nuk zgjidhet, një zyrtar i Apple i cili është “personalisht përgjegjës për sigurimin e pajtueshmërisë”, duhet të marrë pjesë në seancën dëgjimore.

Jo shumë kohë pasi “Fortnite” u rikthye në App Store, Epic dhe Apple njoftuan së bashku se i kishin rregulluar të gjitha problemet.

Epic lansoi një promovim për të inkurajuar lojtarët të përdorin sistemet e pagesave. Ata që përdorin sistemin e Epic në lojëra si “Fortnite”, “Rocket League” ose “Fall Guys” në PC, iOS, Android dhe në internet do të marrin 20 përqind mbrapsht përmes Epic Rewards, të cilat mund të përdoren për blerje të ardhshme në lojëra ose në Epic Games Store.

Continue Reading

Teknologji

Netflix nis ndërtimin e një mega-studioje prej 903 milionë dollarësh në New Jersey

Published

on

Netflix ka marrë miratimin për të zhvilluar një kompleks të avancuar prodhimi në New Jersey, me një investim fillestar prej 903 milionë dollarësh, duke transformuar ish-bazën ushtarake Fort Monmouth në një qendër të madhe për industrinë e filmit dhe televizionit.

Faza e parë e projektit përfshin ndërtimin e katër studiove të mëdha filmike, të shtrira në sipërfaqe prej 29 hektarësh mes zonave Oceanport dhe Eatontown.

Këto ambiente do të jenë të pajisura me kushte moderne për aktorët dhe ekipet e xhirimit, të mbrojtura brenda një kampusi të sigurt dhe të mbyllur.

Netflix planifikon të investojë edhe 848 milionë dollarë shtesë për të zgjeruar projektin, duke përfshirë hapësira zyrash, shërbime për prodhimin, një pistë helikopterësh si dhe atraksione për vizitorët. Projekti mbështetet nga stimuj fiskalë të shtetit dhe përfshin një angazhim për të operuar në këtë vend për të paktën 10 vitet e ardhshme. Punimet për ndërtimin e kompleksit kanë nisur në muajin maj dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2028.

Ky është një hap strategjik i Netflix drejt zgjerimit të infrastrukturës së tij në SHBA, dhe përforcon pozitën e New Jersey-t si një qendër në rritje për prodhimet kinematografike dhe televizive.

Continue Reading

Teknologji

“Google” vjen me ndryshime në komunikim

Published

on

Teknologjia po e afron botën më shumë se kurrë më parë. “Google” ka prezantuar për publikun një përkthyes inteligjent artificial në kohë reale, që nuk është si çdo përkthyes tjetër që kemi parë deri më tani.

Ky sistem i avancuar përdor rrjete nervore artificiale për të përkthyer automatikisht fjalët e folësit në një gjuhë tjetër, duke ruajtur zërin e tij origjinal, intonacionin dhe madje edhe emocionet.

Me këtë zhvillim, bisedat mes njerëzve nga kultura dhe vende të ndryshme bëhen më natyrale, më njerëzore dhe më të thella. Nuk ka më pengesa gjuhësore – çdo njeri mund të kuptojë tjetrin, sikur të flisnin të njëjtën gjuhë.

Sipas “Google”-t, kjo teknologji hap rrugë të reja në arsim, biznes, turizëm dhe bashkëpunim ndërkombëtar, duke ndihmuar në ndërtimin e një bote më të lidhur dhe më të integruar.

Kompania thekson se kjo risi mund të ndryshojë mënyrën se si komunikojmë në mënyrë të përhershme duke hequr jo vetëm barrierat gjuhësore, por edhe ato emocionale.

 

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Jeep prezanton një koncept të ri

Published

on

Panairi Overland Expo West filloi dje Jeep e shfrytëzoi këtë ngjarje për të zbuluar një koncept mbi koncept – tendën e çatisë Jeep Performance Parts.

I montuar në çatinë e konceptit Wrangler 4xe Sunchaser, koncepti i tendës dhe çatisë i krijua në bashkëpunim me Dometic dhe reklamohet si shoqëruesi ideal për kamping. Siç shpjegoi Jeep, popullariteti i tendave të çatisë ka shpërthyer, por shumë prej tyre janë të rënda dhe kanë aerodinamikë të dobët.

ARTT i zgjidh këto probleme duke përdorur një guaskë të lehtë karboni që ka një dizajn të optimizuar aerodinamikisht. Kjo nuk është e vetmja risi e zgjuar, pasi tenda është montuar direkt në çatinë e Wrangler, duke eliminuar nevojën për rafte të rëndë çatie.

Pasi të mbërrini në vendin e kampingut, përgatitja duhet të jetë shumë e lehtë falë “teknologjisë AIR Frame Inflation të Dometic dhe një tendë të integruar që tërhiqet 270 gradë”. Pasi të jetë vendosur tenda, përdoruesit do të gjejnë dhoma gjumi të bollshme që janë mjaftueshëm të mëdha për të akomoduar një dyshek me madhësi ‘queen’ (afërsisht 152 x 203 cm).

Ndoshta një nga karakteristikat më interesante është mundësia për të hyrë në tendë nga brenda automjetit falë segmenteve të lëvizshme të çatisë “Freedom Panels” të Wrangler. Për hyrje dhe dalje më të lehtë, ka një shkallë prej karboni që mund të vendoset mbi konsolën qendrore.

Sa i përket konceptit Wrangler 4xe Sunchaser, ai debutoi në fillim të këtij viti. Ai paraqet një pamje të jashtme unike me zgjerime të parakolpave të ventiluara, pragje anësore dhe kuti anësore për ruajtje që të kujtojnë ato që gjenden në Land Rover Defender.

Ato shoqërohen nga një vinç Warn, një mbrojtëse unike e përparme dhe një interier prej lëkure të personalizuar me detaje të zeza me shkëlqim.

Për të plotësuar karakteristikat më të rëndësishme, do të shtojmë gjithashtu se automjeti është ngritur me rreth 51 mm dhe se ka goma për të gjitha terrenet BFGoodrich KM3 prej 37 inç (rreth 94 cm).

 

Continue Reading

Të kërkuara