Teknologji

Aplikacioni i ri i OpenAI, një TikTok me video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale

Published

on

OpenAI po përgatitet për publikimin e një aplikacioni të pavarur social, i cili do të funksionojë me modelin e tyre të ardhshëm të videos, Sora 2, raporton Wired.

Aplikacioni thuhet se është shumë i ngjashëm me TikTok, me një rrjedhë vertikale videosh dhe navigim me “swipe-to-scroll”.

Megjithatë, kjo aplikacion do të krijojë vetëm përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që do të thotë se përdoruesit nuk do të kenë mundësi të ngarkojnë foto apo video nga telefoni i tyre.

OpenAI do të kufizojë Sora 2 që të gjenerojë videot deri në 10 sekonda ose më pak për përdorim brenda aplikacionit.

Nuk është e qartë se cilat do të jenë kufizimet e modelit jashtë aplikacionit. TikTok, pasi kishte kufizim prej 15 sekondash, më pas i lejoi përdoruesit të postojnë video deri në 10 minuta. Thuhet gjithashtu se aplikacioni i ri përfshin një mjet për verifikimin e identitetit.

Nëse përdoruesi aktivizon këtë, Sora 2 do të mund të përdorë pamjen e tyre në videot që gjeneron. Kjo do të thotë se njerëzit tjerë mund të etiketojnë përdoruesit e të përdorin pamjen kur bëjnë remix të videove të tyre. Si masë sigurie, OpenAI do t’u dërgojë përdoruesve njoftime sa herë që dikush tjetër përdor pamjen e tyre, edhe në rastet kur dikush krijon një video, por nuk e poston në rrjedhën e aplikacionit.

Softueri refuzon të gjeneron video për shkak të kufizimeve të të drejtave të autorit. Nuk është e qartë sa të forta do të jenë masat mbrojtëse, dhe raportohet se OpenAI do të kërkojë nga mbajtësit e të drejtave që të heqin dorë nga përmbajtja e tyre në videot që Sora 2 gjeneron.

Sa i përket arsyes pse OpenAI po lançon një aplikacion social, Wired sugjeron se kompania ka parë një mundësi pasi presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë disa herë afatin për ByteDance që të vendosë biznesin amerikan të TikTok-ut nën kontrollin e SHBA-së.

ViDuke shtuar komponentën sociale në Sora, OpenAI ndoshta synon të tërheqë njerëzit që të përdorin modelin e tyre, duke e bërë të vështirë largimin nga aplikacioni dhe komuniteti që krijohet rreth tij. /A.Z/UBT News/

 

 

Teknologji

Apple lavdërohet për reklamën e Krishtlindjeve të xhiruar me iPhone 17 Pro

Published

on

Apple ka prezantuar një reklamë të re të Krishtlindjeve, të titulluar “A Critter Carol”, e cila është vlerësuar si “e ngrohtë”, “me shpirt festiv” dhe e realizuar pa përdorur inteligjencë artificiale.

Spot-i dy-minutësh tregon dy alpinistë në një pyll dimëror, ku një telefon i humbur gjendet nga krijesa kukullash që performojnë “Friends” nga Flight of the Conchords dhe më pas ia kthejnë pronarit.

Reklama u realizua me iPhone 17 Pro e kukulla dore, duke krijuar botë magjike dhe prekëse, në kontrast të qartë me reklamat e Coca-Cola-s për Krishtlindje, të krijuara plotësisht me AI dhe kritikuar si “të ftohta dhe pa shpirt”.

Apple publikoi edhe një video “behind the scenes”, ku tregohet se për realizimin e spotit u ndërtua një set gjigant pylli dhe u përdorën modele të mëdha kafshësh të manipuluara nga operatorë, ndërsa modelet e vogla ishin kukulla dore.

Regjisori Mark Molloy tha se qëllimi ishte të rikthehej magjia e artizanatit dhe natyrës së prekshme të kukullave.

Reklama u prit pozitivisht në rrjetet sociale, me fansat që e përshkruan si “absolutisht brilante” dhe “magji e pastër festive”. Ndërkohë, reklamat e Coca-Cola-s për vitin 2025 u kritikuan për përdorimin e AI dhe mungesën e ngrohtësisë emocionale që karakterizon festat.

CEO i Apple, Tim Cook, komentoi: “Gëzim festiv, pak magji, shumë zemër, të kapura me iPhone 17 Pro nga disa miq kukullash të punuar me dorë!”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

YouTube synon skenën më të madhe të Hollywood! Çfarë pritet për Oscars 2029?

Published

on

YouTube po përgatitet për një lëvizje të madhe strategjike, duke synuar të sigurojë të drejtat e transmetimit të ceremonisë së Çmimeve të Akademisë (Oscars) sapo të përfundojë kontrata aktuale e ABC-së në vitin 2028.

Sipas burimeve të Bloomberg, platforma në pronësi të Google ka kërkuar informacion për mundësinë e marrjes së ekskluzivitetit të këtij eventi prestigjioz.

Ky zhvillim tregon ambicien e YouTube për të zgjeruar portofolin e tij të transmetimeve live, veçanërisht pas suksesit me NFL Sunday Ticket dhe rritjes së madhe të audiencës në podkastet e njohura.

Sipas Cord Cutters News, një marrëveshje e tillë do të përbënte “një tronditje për industrinë”, duke e pozicionuar YouTube si një platformë të fuqishme për evente madhore televizive.

Nëse kjo lëvizje realizohet, ceremonia e Oscars, një nga ngjarjet më të ndjekura në botë, mund të zhvendoset për herë të parë nga televizoni tradicional në një platformë digjitale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

ChatGPT, 3 vite ndikim! Mjeti që vazhdon të udhëheqë botën e AI

Published

on

Tre vite më parë, OpenAI prezantoi një produkt të ri, duke e përshkruar thjesht si “një model të quajtur ChatGPT që bashkëvepron në mënyrë shoqërore”.

Askush nuk e imagjinonte se ky demonstrim i thjeshtë do të shndërrohej kaq shpejt në një fenomen global.

ChatGPT revolucionarizoi botën e teknologjisë dhe biznesit, duke nxitur një valë të tërë produktesh të inteligjencës artificiale gjenerative.

Ai u bë jashtëzakonisht popullor që në ditët e para, duke arritur 1 milion përdorues vetëm pesë ditë pas lançimit—aftim që asnjë aplikacion tjetër nuk e kishte arritur më parë.

Sot, aplikacioni ka rreth 800 milion përdorues aktivë çdo javë, me miliarda vizita mujore, dhe në orët e pikut përpunon deri në 29,000 kërkesa për sekondë.

Ajo që nisi si një faqe e thjeshtë demonstrimi është shndërruar në një mjet të përditshëm për miliona njerëz, i përdorur për të mësuar, studiuar, shkruar, programuar, planifikuar dhe krijuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple diversifikon furnitorët, Intel futet sërish në lojë

Published

on

Apple ndaloi së përdoruri procesorët Intel për laptopët e saj vite më parë dhe që atëherë ka punuar ekskluzivisht me TSMC.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë që në vitin 2027, kur disa MacBook mund të fillojnë të përdorin çipa të prodhuar nga Intel.

Apple mund të jetë duke kërkuar mënyra për të diversifikuar prodhimin e çipave të serisë M duke bashkëpunuar me Intel.

Sipas analistit të zinxhirit të furnizimit të Apple, Ming-Chi Kuo, Intel mund të fillojë prodhimin e çipave të serisë M të nivelit më të ulët që nga mesi i vitit 2027.

Nëse informacioni është i vërtetë, MacBook Air, iPad Air dhe iPad Pro lansohen me çipet M6 ose M7 të prodhuara nga Intel më vitin 2027.

Apple do të vazhdojë të mbështetet te TSMC për prodhimin e versioneve më të përparuara Pro, Max dhe Ultra të këtyre procesorëve, si dhe për çipet mobile të serisë A të Apple. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara