Kronikë e zezë

Apeli i çon në arrest shtëpiak pesë zyrtarët e Pejës, të arrestuar për korrupsion

Published

on

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtësve të pandehurit Arianit Krasniqi, avokatit Besim Ahmetaj dhe katër të pandehurve të tjerë, duke zëvendësuar masën e paraburgimit të vendosur nga Gjykata e Pejës, me arrest shtëpiak, të dyshuar për korrupsion lidhur me lejet ndërtimore.

Një vendim të tillë e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, ashtu që janë aprovuar ankesat e mbrojtësve të pandehurve: Arianit Krasniqi, avokatit Besim Ahmetaj, Osman Kollqaku, avokatit Gëzim Kollqaku, Mustafë Nila, avokatit Vllaznim Shehu, Argjent Lleshi, avokatit Gëzim Baloku dhe Mentor Beqiri, avokatit Osman Cucoviq, janë të bazuara.

Ndryshe, sipas hetimeve të zgjeruara të nisura më 12 gusht të këtij viti, Prokuroria e Pejës e ngarkon të pandehurin Arianit Krasniqi dhe Osman Kollqakun se më 14 maj 2020, në drejtorinë për Çështje Pronësore në Komunën e Pejës, me dashje dhe si bashkëkryes me të pandehurin Osman hartojnë konkluzion dhe kërkesën për ndarje dhe regjistrim të pronës së këmbyer edhe pse e kanë ditur se ky regjistrim nuk mund të bëhet para se të bëhet vlerësimi i pronave nga Departamenti për Tatim në Pronë pranë Ministrisë së Financave, me të cilat ia kanë mundësuar personave G.Sh dhe H.K të regjistrohen si pronarë në patundshmërinë e ngastrave kadastrale.

Të pandehurit Krasniqi dhe Kollqaku dyshohen se kanë kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Të pandehurit Mustafë Nila si drejtor i Kadastrit dhe Gjeodezisë në Pejë dhe Argjend Lleshi në cilësinë e zyrtarit pranë kësaj drejtorie, dyshohen se nuk kanë dërguar për vlerësim pronën për këmbim dhe të njëjtit lejojnë regjistrimin duke mos bërë vlerësimin e pronës, ashtu që i mundësojnë G.Sh dhe H.K, regjistrimin e pronës në atë drejtori ende pa u përmbushur obligimet reciproke mes komunës dhe personave të lartëcekur.

Sipas hetimeve, këto vlerësime janë bërë në shtator të 2020-ës pasi që të njëjtit kanë lejuar regjistrimin dhe të gjitha këto me qëllim të marrjes sa më të shpejtë të lejes ndërtimore nga G.Sh dhe H.K.

Për këtë, ata dyshohen për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Tutje, Mentor Beqiri dyshohet se me mosveprim nuk ka zbatuar Ligjin për Ndërtim dhe autorizimet ligjore, pasi sipas Prokurorisë, i njëjti nuk kishte inspektuar fazat e ndërtimit në objektin “Gështenja ndërimit” dhe “5 V Home” SH.P.K, dhe nuk i ka raportuar parregullësitë e objektit, i cili sipas Prokurorisë nuk ishte ndërtuar sipas kushteve dhe lejes ndërtimore.

Me këtë, ai dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Plarent Trakaniqi dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar –gjeodet i liçencuar pranë Agjencionit Kadastral të Kosovës, gjatë matjes gjeodezike të pllakës së bodrumit tek subjekti ekonomik 5 V Home”, nuk paraqet gjendjen faktike në raport me gjendjen kadastrale, i cili objekt sipas Prokurorisë është në kundërshtim me kushtet e lejes ndërtimore dhe me projektin.

Me këtë, Trakaniqi dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I pandehuri Faton Bajselmani dyshohet se në cilësinë e gjeodetit pranë AKK-së, gjatë matjes gjeodezike në subjektin ekonomik “NNT Gështenja”, nuk ka paraqitur gjendjen faktike në terren në raport me gjendjen kadastrale sipas të dhënave dhe koordinatave.

Sipas Prokurorisë matjet gjeodezike dhe incizimet e tij, bien ndesh me matjet gjeodezike/incizimet e ZKK-së, ashtu që objekti në fjalë është në kundërshtim me kushtet e lejes ndërtimore dhe me projektin.

Për çka, Bajselmani dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Vepra penale “kepërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre deri në dhjetë vjet.

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara