Lajmet

Apel për mobilizim, gjenocidi i fundit në Kosovë të njihet në përmasa botërore

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka potencuar se mobilizimi është domosdoshmëri.

Published

on

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, sot ka kërkuar mobilizim, që gjenocidi i përjetuar nga populli i Kosovës të bëhet i njohur në përmasa botërore.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka potencuar se mobilizimi është domosdoshmëri, duke pasur parasysh se është njëra nga format më efikase të ndërkombëtarizimit dhe njohjes politike të gjenocidit nga vendet e botës demokratike.

“Më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998, forcat e armatosura të Serbisë filluan zbatimin e projektit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës duke vrarë 24 civilë në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt. Nga data 28 shkurt 2023 e deri më 12 qershor 2024 janë qindra masakra që do të përkujtohen në 25 vjetorin e kryerjes së këtyre akteve gjenocidare. Prandaj e shohim tepër të rëndësishme që të gjitha institucionet shtetërore, politike, organizatat joqeveritare dhe shoqëritë artistike, kulturore dhe sportive të mobilizojnë të gjitha energjitë që ta bëjmë të njohur në përmasa botërore gjenocidin që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatë, duke shtuar se popujt e tjerë që kanë qenë viktima të gjenocidit kanë ndjekur këtë rrugë.

Sipas Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur, duhet të shfrytëzohen të gjitha resurset intelektuale e organizative, qeveritare e joqeveritare, që ta informohet opinioni publik ndërkombëtar për tragjedinë kombëtare të përjetuar gjatë luftës 1998-1999.

Po ashtu, u kërkua që të shndërrohet viti 2023 dhe 2024 në vit i informimi të plotë për gjenocidin, me qëllim që drejtësia të triumfojë.

“Në manifestimet për 50-të vjetorin e gjenocidit ndaj armenëve nga Perandoria Osmane që u organizuan në katër anët e globit ku ishin shpërndarë të mbijetuarit e këtij gjenocidi, ndodhi njohja e parë politike ndërkombëtare e tragjedisë që kishte përjetuar ky popull. Nëse përcillet me vëmendje kronologjia e njohjeve tjera politike ndërkombëtare të gjenocidit armen do të shohim se manifestimet përkujtimore në vitet jubilare kanë luajtur një rol të madh në sensibilizimin e qarqeve politike dhe intelektuale. E njëjta gjë ndodhi edhe me gjenocidin e Perandorisë Gjermane ndaj grupeve etnike herero dhe nama. Më 14 gusht 2004, me rastin e 100 vjetorit të Betejës së Waterbergut, e cila simbolizon fillimin e gjenocidit që kanë kryer forcat shtetërore gjermane dhe kolonët gjermanë në Namibi, ministrja gjermane për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, Heidemarie Wieczorek-Zeul pranoi se “ajo që kishte ndodhur në të kaluarën ishte një luftë shfarosëse që sot e quajmë gjenocid”. Ndërsa, dhjetë vjet më vonë, në vitin 2015, në kontekst të përkujtimit të 100 vjetorit të gjenocidit armen, kur Gjermania mori përsipër edhe përgjegjësinë e vet si aleate e Perandorisë Osmane, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier pranoi se lufta 1904-1908 mund të cilësohet “si krim lufte dhe si gjenocid”. Në këtë kontekst historik, në fund të vitit 2015 Gjermania dhe Nigeria filluan bisedimet për këtë çështje, të cilat u përmbyllën më 28 maj 2020. Gjermania Federale njohu zyrtarisht se ka kryer këtë gjenocid dhe u angazhua për të paguar një miliard euro si ndihma për zhvillim të Namibisë. Duke parë rezultatet që kanë arritur populli armen dhe ai i Namibisë, sidomos në vitet jubilare të gjenocidit që u ka ndodhur atyre, del se organizimi ynë për sensibilizimin e opinionit botëror është më se i nevojshëm. Për këtë arsye duhet të shfrytëzojmë të gjitha resurset intelektuale e organizative, qeveritare e joqeveritare, që ta informojmë opinionin publik ndërkombëtar, qarqet intelektuale dhe institucionet politike anekënd botës për tragjedinë kombëtare që kemi përjetuar gjatë luftës 1998-1999. Me një fjalë: Ta shndërrojmë vitin 2023 dhe 2024 në vit informimit të plotë për gjenocidin që kemi përjetuar, me qëllim që drejtësia të triumfojë”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” shprehu gatishmërinë të ndihmojë në organizimin e manifestimeve jubilare në këtë çerek shekulli të krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara