Lajmet

​Anulimi i aktiviteteve të prokurimit nga ekzekutivi, INPO shpalos raportin

Published

on

Organizata INPO, në raportin e “monitorimit të aktiviteteve të prokurimit të Qeverisë së Kosovës”, ka bërë të ditur se nga 16 ministri dhe Zyra e Kryeministrit në vitin 2023, rreth 296 aktivitete janë të anuluara, prej tyre 218 të ritenderuara kanë përfunduar me kontrata, ndërsa 78 aktivitete kanë mbetur të pa realizuara.

Përmes këtij raporti thuhet se Ministria e Infrastrukturës ka shënuar nivelin më të lartë të dështimeve në aktivitete të anuluara me 60 për qind.

Sipas këtij raporti, vlera financiare e aktiviteteve të anuluara është mbi 13 milionë euro buxhet, ku kryeson Ministria e Arsimit me mbi 5 milionë euro.

Në publikimin e këtij raporti monitoruesi i INPO-s, Diellor Gashi tha se të dhënat janë mbledhur nga platforma e E-Prokurimit.

“INPO këtë vit ka përgatitur raportin mbi anulimet e aktiviteteve të prokurimit të cilat janë bërë nga institucionet e nivelit qendror apo ministritë kontraktuese që përfaqësojnë ato. Raporti analizon të gjitha anulimet e aktiviteteve edhe të prokurimit që janë bërë gjatë vitit 2023 të dhënat janë mbledhë të gjitha nga platforma e-prokurimit”, tha Gashi.

Hulumtuesi, Arbër Kabashi bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës ka shënuar nivelin më të lartë të dështimeve në aktivitetet e anuluara me 60 për qind, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit me 51.5 për qind, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me 50 për qind, Ministria e Punëve të Brendshme me 44 për qind dhe Ministria e Bujqësisë me 33.3 për qind.

“Numri më i madh shprehet te Ministria Infrastrukturës, me 60 për qind të rasteve të anuluara, pastaj MKRS, me 51.5 për qind, MASHT-i me 50 për qind, MPB-ja me 44 për qind dhe Ministria e Bujqësisë me 33.3 për qind. Në lidhje me vlerën financiare të aktiviteteve të anuluara, të dhënat tregojnë për gjithsej 13.4 milionë euro buxhet të planifikuar për këto aktivitete por, që nuk ka arritur të shpenzohet. Nga ana tjetër, nga vlera financiare, sipas ministrive në këtë listë kryeson Ministria Arsimit me gjithsej 5.5 milionë euro të planifikuar në aktivitet të prokurimit që janë anuluar, pastaj MINT me 4 milionë euro, Ministria e Shëndetësisë dhe Mjedisit me nga 1 milionë euro si dhe MPB-ja me aktivitete që arrijnë shumën deri në mbi 600 mijë euro”, theksoi Kabashi.

Në këtë raport ka edhe listë rekomanduese qëaktivitetet e prokurimit të mos anulohen dhe përsëritën në të ardhmen.

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Vendi

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara