Shëndeti

Antibiotikët natyralë që shkatërrojnë infeksionet pa efekte anësore

Frutat Dhe Perimet Me Vitaminë C.

Published

on

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë. I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut.

Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja.

Lexoni më poshtë për antibiotikët më të fuqishëm natyralë
Uthulla E Mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun. Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm. Rekomandohet që të përdorni uthull molle në gatime e sallata.

Hudhra
Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira. Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve. Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen. Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Qepa
Qepa ka të njëjtin funksion si hudhra. Ajo largon dhimbjet, përmirëson qarkullimin dhe lufton inflamacionin.

Gjethja e Ullirit
Sipas të dhënave, gjethja e ullirit shkatërron me efikasitet mykun dhe bakteret e këqija. Për më tepër, ajo mbështet zhvillimin e baktereve të mira. Praktikisht, ekstraktet e gjethes së ullirit trajtojnë me efikasitet të gjitha llojet e infeksioneve. Ju mund të bëni çaj me gjethet e ullirit.

Frutat Dhe Perimet Me Vitaminë C
Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje. Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat, thonë të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org. Ju mund të parandaloni infeksionet duke ngrënë fruta dhe perime.

Rrepa
Rrepa nxjerr vajra esencialë që kanë të njëjtin efekt si antibiotiku. Këto vajra esencialë janë efikasë në trajtimin e infeksioneve urinare dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Eukalipti
Bëhet fjalë për një antibiotik natyral. Vaji esencial i eukaliptit duke u përzier me vajin e ullirit ose të bajames ndihmon në trajtimin e infeksioneve, uljen e temperaturës, shkatërrimin e baktereve dhe mykut.

Kanella
Kjo erëz është përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh. Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve. Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.

Erëza Të Tjera
Produkte të tjera që kryejnë të njëjtin rol si antibiotiku janë: Dafina, majdanozi, nenexhiku, kopra, rigoni, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku dhe arrëmyshku./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish?

Published

on

Proteinat janë të pazëvendësueshme e të rëndësishme për organizëm të balancuar. Ato gjenden te mishi dhe sidomos ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.

Pavarësisht këtyre vlerave konsumimi i tepërt kthehet në problem për organizmin, ja çfarë i ndodh trupit kur hani shumë mish, cilat janë shenjat që trupi jep.

Lodhje e tepërt

Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit ditën, janë mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni mish të kuq përkthehet në një sasitë madhe të proteinave në trup.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar

Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë te mishi i kafshëve, është e rëndësishme për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.

Nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi. Gjithnjë kur hani një racion shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

Konstipacioni

Problemet me tretjen e ushqimeve janë prezente sidomos me kalimin e viteve tek secili, konstipacioni është një ndër shenjat që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës keni probleme me tretjen.

Sipas mjekëve duhet të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq

Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt rrit edhe kolesterolin e keq, një risk i shtuar për trupin zhvillon sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës

Kjo ndodh pasi trupi nuk ka karbohidrate, përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar, nën këtë proces formohen disa përbërje organike që shkaktojë aromë të keqe. Mundohuni të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë

Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë, këto yndyrna shtojnë peshën e janë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi, është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim. Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj.

Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

Continue Reading

Shëndeti

A e dini si të kontrolloni varësinë ndaj sheqerit?

Published

on

Ideja e varësisë ndaj sheqerit është një temë e diskutuar e shpesh kategorizohet si “sjellje jonormale” kur bëhet fjalë rreth të ushqyerit.

Çfarë është varësia ndaj sheqerit?

E përkufizuar si varësi emocionale ose psikologjike ndaj ushqimeve e pijeve me sheqer, duket se varësia ndaj sheqerit në një interpretimin fjalë për fjalë mund të mos ekzistojë. Disa ekspertë pajtohen se ka dallime neurobiologjike midis një varësie ndaj një substance si aklooli, dhe diçkaje që ju nevojitet për të mbijetuar, siç është ushqimi.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, varësia ndaj ushqimit është term i diskutueshëm, i përdorur nga disa studiues për të përshkruar paralelet midis vështirësive që disa njerëz përjetojnë në kufizimin e varësisë ndaj të ngrënit dhe varësisë ndaj substancave.

Ndryshe nga varësia, është e vështirë të identifikohet një ushqim që qëndron në themel të “varësisë nga ushqimi”. Studimet kanë treguar se konsumi i sheqerit mund të pasqyrojë sjelljen e varësisë.

A mund të jeni të varur nga sheqeri?

Midis studiuesëve e nde ka debate nëse sheqeri shkakton vërtetë varësi fizike, në bazë të disa studimeve, disa njerëz janë më të prirur të dëshirojnë të konsumojnë më tepër sheqer se të tjerët, jo të gjithë kanë një preferencë të lartë për gjërat e ëmbla.

Pse mund të ndiheni të varur nga sheqeri?

Ka arsye fizike dhe psikologjike që ju bëjnë të ndiheni të varur nga sheqeri, mund të mos konsumoni mjaftueshëm ushqim ditën, kështu që dëshira për sheqer intensifikohet sepse trupi juaj sinjalizon se ka nevojë sa më shpejt për energji.

Arsyet psikologjike janë komplekse, mund të ndiheni të varur nga sheqeri për disa arsye. Mund t’ju jetë bërë zakon trupi është i kushtëzuar ta do sheqerin shpesh. Nëse jeni të stresuar ose nëse keni mungesë gjumi, hormonet e urisë shtohen, duke e bërë të vështirë kontrollimin e dëshirës për ushqime të ëmbla.

Kur hani ushqime me sheqer, në tru gjenerohen sinjale që japin ndjesi shpërblimi që përforcon dëshirën e vazhueshme për të konsumuar këto produktesh.

Si të kontrolloni dëshirën për sheqer?

Dëshira për sheqer dhe zakonet e të ngrënit janë mënyra juaj për të përmbushur ose kompensuar një nevojë emocionale, shumë njerëz kërkojnë sheqer kur janë të lodhur, të zemëruar, të trishtuar ose të mërzitur. Identifikimi i ndjenjave tuaja mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të frenuar këtë dëshirë.

Konsumi i mjaftueshëm i proteinave, fibrave dhe drithërave të plota në çdo vakt, mund të mbajë të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak e frenon dëshirat për sheqerna. Menaxhimi i stresit përmes ushtrimeve, kujdesit për veten dhe meditimit, është një mënyrë tjetër efikase.

Continue Reading

Shëndeti

Lëvizja parandalon mpiksjen e gjakut

Published

on

Kardiologët kanë paralajmëruar se qëndrimi ulur rrit mundësinë për mpiksje të gjakut, duke shtuar se njerëzit duhet të lëvizin sa më shumë për ta parandaluar këtë gjë.

Sipas Aleancës Kombëtare për Mpiksjen e Gjakut në SHBA, çdo ditë rreth 274 persona humbin jetën nga mpiksja e gjakut. Hulumtimet e fundit tregojnë se ka mbi 900 mijë raste në vit, çka e bën këtë problem një kërcënim të madh për shëndetin publik, ka raportuar Parade.

Megjithëse tingëllon frikshëm, mpiksja e gjakut në vetvete është një proces normal i trupit – një mënyrë për të ndaluar gjakderdhjen. Por kur ndodh në mënyrë jonormale, brenda enëve të gjakut ose kur ajo shkëputet dhe udhëton në pjesë të tjera të trupit, rreziku bëhet serioz.

Mos qëndroni ulur shumë gjatë

“Mundohuni të mos qëndroni joaktivë për kohë të gjatë dhe shtoni më shumë lëvizje në rutinën tuaj, në mënyrën që është e sigurt dhe e përshtatshme për ju”, ka thënë doktoresha Danielle Belardo, kardiologe në Los Anxhelos.

Ajo ka thënë se aktiviteti fizik ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

“Levizja zvogëlon rrezikun e mpiksjes. Kur i lëvizni muskujt, përmirësoni qarkullimin dhe e parandaloni mbledhjen e gjakut në vende të caktuara”, ka shtuar ajo.

Edhe doktori Mohanakrishnan Sathyamoorthy, kardiolog dhe shef i mjekësisë së brendshme në Burnett School of Medicine në Universitetin TCU, ka thënë se qëndrimi ulur për kohë të gjatë është një nga shkaktarët kryesor të mpiksjes së gjakut.

Çka e shkakton mpiksjen?

Kjo varet nga vendndodhja, por në përgjithësi, mpiksjet në arterie apo vena mund të shkaktohen nga:

-Sëmundje që rrisin tendencën për mpiksje

-Çrregullimet e vetë enëve të gjakut

Sipas doktorit Peter Kowey, profesor i mjekësisë në Thomas Jefferson University, “shumë sëmundje ndikojnë në mënyrën si mpikset gjaku, dhe kjo mund të çojë në komplikime të rënda.”

Belardo ka thënë se duhen vëzhguar me kujdes simptomat si:

-Kollë me gjak

-Rrahje të shpejta të zemrës

-Marramendje ose ndjesi që do të bini

-Vështirësi në frymëmarrje

-Dhimbje apo shtrëngim në gjoks

-Fryrje, ngrohtësi apo ndryshim ngjyre në krahë apo këmbë

Ndërkohë, Sathyamoorthy ka theksuar se shenjë specifike është “fryrja e njëanshme, në pjesën e poshtme të këmbëve, që shfaqet papritur dhe shoqërohet me dhimbje, sidomos gjatë përkuljes, është diçka që duhet kontrolluar menjëherë”.

Si ta parandaloni mpiksjen e gjakut?

Lëvizni sa më shumë

Nëse keni punë që kërkon shumë qëndrim ulur, apo jeni në udhëtime të gjata me avion, ecni herë pas here.

“Gjatë fluturimeve të gjata, rekomandoj të ecni çdo disa orë për të mbajtur aktiv qarkullimin e gjakut”, ka thënë Kowey.

Në jetën e përditshme, mjaftojnë edhe hapa të vegjël si ngjitja e shkallëve në vend të ashensorit, apo ecje të shkurtra.

Pini ujë mjaftueshëm. Dehidratimi e rrit rrezikun për mpiksje.

“Veçanërisht në mot të nxehtë, hidratimi është thelbësor për të parandaluar trashjen e gjakut. Pyesni mjekun për sasinë e duhur të ujit që duhet të pini çdo ditë”, ka thënë Kowey.

Njihni rreziqet tuaja

Sipas American Heart Association, disa prej faktorëve që rrisin rrezikun janë:

-Mbipesha;

-Diabeti;

-Shtatzënia;

-Mosha e shtyrë;

-Qëndrimi ulur për kohë të gjatë;

-Pirja e duhanit.

Continue Reading

Shëndeti

Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten?

Published

on

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që mund të bartin parazitë në organizëm, madje edhe për vite me radhë pa simptoma të qarta.

Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë brenda ose mbi trupin e njeriut, duke shfrytëzuar ushqyesit e dobësuar imunitetin. Infektimi ndodhë shumë më lehtë sa mendohet: mjafton larja jo e duhur e duarve, pirja e ujit të pasigurt, konsumimi i mishit ose peshkut të pagatuar mirë, a pickimi nga insektet bartëse.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet janë të zakonshme në zona me higjienë të dobët e ujë të ndotur, nuk përjashtojnë vendet e zhvilluara.

Simptomat që nuk duhen neglizhuar

Shenjat që mund të tregojnë për praninë e parazitëve janë të paqarta e ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Disa simptoma të mundshme janë:

▪ Çrregullime të zorrëve (diarre, kapsllëk i përsëritur, fryrje barku)
▪ Kruajtje anale, sidomos natën
▪ Akne dhe skuqje të shpeshta të lëkurës
▪ Rënie e flokëve dhe dobësim i thonjve
▪ Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi e imunitetit
▪ Erë e keqe e gojës
▪ Infeksione të shpeshta të rrugëve urinare
▪ Humbje peshe pa arsye të qartë

Sipas Centers for Disease Control and Prevention, CDC, burimet më të zakonshme të infeksionit përfshijnë mishin e gjallë ose të pagatuar mirë derri dhe peshku), frutat dhe perimet e palara, ujin e ndotur, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë ose udhëtimet në zona tropikale.

Si diagnostikohen?

Metodat moderne të diagnostikimit përfshijnë ekzaminimin e mostrave të jashtëqitjes në laborator (coprograma), teste të gjakut për disa lloje parazitësh, si dhe teste më të avancuara molekulare në rastet kur dyshohet për infeksione të rralla. Për disa parazitë, identifikimi është sfidues e kërkon përsëritje të analizave.

Mbrojtja dhe trajtimi natyral

Përveç terapive mjekësore që mund të përshkruajë mjeku, disa ushqime dhe bimë mund të ndihmojnë organizmin të luftojë parazitët, nëse përdoren me kujdes dhe si mbështetje:

Hudhra – konsiderohet një nga agjentët natyralë më të fuqishëm kundër parazitëve. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërjet si alicina pengojnë zhvillimin e parazitëve (Journal of Helminthology, Cambridge University Press).

Një thelb hudhre i grimcuar mund të përzihet me qumësht të ngrohtë dhe të konsumohet esëll disa herë në javë.

Vaji i kokosit – përmban acid laurik, që mund të ketë efekt antibakterial dhe antiparazitar. Mund të përdoret në kuzhinë ose të merret 1-2 lugë në ditë për një periudhë të kufizuar.

Shafrani i Indisë – ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e zorrëve. Kombinohet mirë me kos natyral.

Kanella dhe rigoni – vaji esencial i rigonit dhe kanellës ka treguar veti antimikrobike në disa studime (Frontiers in Microbiology). Duhet të përdoren me kujdes (2-3 pika vaj rigoni të holluar në ujë, jo më shumë se disa ditë).

Farat e linit, farat chia, panxhari i kuq – përmbajnë fibra që ndihmojnë pastrimin e zorrëve dhe mund të kontribuojnë në largimin mekanik të disa parazitëve.

Vitamina C – një sistem imunitar i fortë është mbrojtja më e mirë natyrale kundër shumë infeksioneve, përfshirë ato parazitare. Frutat e freskëta, sidomos agrumet, kivi, specat dhe manaferrat janë burime të shkëlqyera.

Si të parandaloni infeksionet?

▪ Lani duart me sapun, sidomos pas tualetit dhe para gatimit.
▪ Konsumoni mish dhe peshk të gatuar mirë.
▪ Shpëlani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.
▪ Pini ujë të filtruar ose të sigurt.
▪ Kujdesuni për higjienën e kafshëve shtëpiake.

Metodat natyrore janë ndihmëse, por në rast të dyshimit për infeksion serioz, gjithmonë konsultohuni me një mjek. Vetëtrajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur disa lloje parazitësh.

Continue Reading

Të kërkuara