Kronikë e zezë

Anglia deporton 11 shqiptarë, mes tyre të dënuar me burg

Në këtë fluturim, ishte edhe një burrë, i dënuar me mbi 26 vjet burg.

Published

on

Britania e Madhe deportoi në drejtim të Tiranës 11 shtetas shqiptarë, mes të cilëve ka edhe të dënuar me disa vite burg, por edhe emigrantë të paligjshëm.

Në këtë fluturim, ishte edhe një burrë, i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e narkotikëve, ndërsa të tjerët persona të cilët kanë kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Sikurse njofton Dailymail, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos ia mbathin kur të mbërrijnë në Shqipëri.

Në mbërritje në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit. Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Kujtojmë se në datë 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap me një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund në tregun e zi.

Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paundësh në tregun e zi.

Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford. Ai u dënua me 22 muaj burg në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.

Në muajin tetor të këtij viti u krye një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në Shqipëri, ku u sollën në Tiranë 120 shqiptarë, të dënuar për krime të ndryshme.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, rezulton se këtë vit shtetasit shqiptarë mbajnë rekordin e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale në këtë shtet, duke kapur shifrën e 3467 personave, të dënuar në Angli për krime të dhunshme.

Por për autoritetet vendase mbetet shqetësim primar trafiku me gomone i shqiptarëve nëpërmjet kanalit të “La Manshit”, të cilët këtë vit kanë thyer rekordet e shtetasve të huaj që hyjnë në territorin britanik ilegalisht.

Kronikë e zezë

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy të arrestuar dërgohen në mbajtje

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është evidentuar një incident në Kaçanik, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”, kur pas shoqërimit të një personi në stacion, aty është paraqitur një i dyshuar i dytë i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e përleshjes, trajtim mjekësor kanë pranuar si tre policët, ashtu edhe dy të dyshuarit e përfshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, të dy burrat janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Tre të arrestuar dhe një person në kërkim për dhunë në familje

Published

on

By

Në Policin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Rastete e raportuara vijn nga Drenasi, Graçnica, Kamenica dhe Peja.

Në Drenas, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që rasti të vijojë në procedurë të rregullt.

Në Graçanicë, policia ka intervistuar dy gra të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri. Edhe ky rast, me vendim të prokurorisë, po trajtohet në procedurë të rregullt.

Një burrë është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Në Pejë është raportuar për një sulm fizik dhe kanosje ndaj një gruaje, e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor derisa prokuroria është njoftuar për detajet e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Në raportin e fundit njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të armëmbajtjes pa leje që kanë çuar në arrestimin e tre personave në qytete të ndryshme.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku pas mesnatës është arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë, ndërsa po ashtu në Lipjan, gjatë mesditës, policia ka ndaluar një person tjetër në veturën e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me një fishek.

Për të dyja këto raste, prokurori ka vendosur që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndërkohë, në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i janë gjetur 15 fishekë të armës me gas, me ç’rast është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ndonëse aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vjedhje të shumta në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës brenda 24 orëve njofton se janë raportuar një seri vjedhjesh të rënda, duke përfshirë banesa, lokale, kompani dhe infrastruktura publike. Një nga rastet ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, ndërsa hetimet për të gjitha ngjarjet e tjera vazhdojnë.

Në Prishtinë, në rrugën “Malush Kosova”, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ndërkohë, në një rast tjetër në rrugën “Agim Ramadani”, pas hetimeve policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme ari nga një lokal. Nga ai është sekuestruar edhe një veturë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Fushë Kosovë, përkatësisht në fshatin Sllatinë, ku është vjedhur një trafo e energjisë elektrike nga një shtyllë, si dhe naftë nga një kamion dhe makineri të tjera pune.

Në Gjilan, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një kompanie në rrugën “Enver Rexhepi”, prej nga kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Ndërsa në Ferizaj, është raportuar se janë vjedhur para nga një arkë, ku përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar dy dyer.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente në koordinim me prokurorin.

Continue Reading

Të kërkuara