Lajmet
Angli/ Rreth 400 të arrestuar, Kryeministri: Nuk janë protesta, janë trazira të dhunshme
Published
2 years agoon
By
Betim GashiVala e trazirave të dhunshme vazhdon të përshkallëzohet në Britaninë e Madhe, me incidente të raportuara në Belfast, Darlington dhe Plymouth, ku policia është sulmuar dhe disa oficerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas burimeve, dhjetëra persona janë arrestuar gjatë këtyre ngjarjeve, të cilat kanë përfshirë sulme ndaj forcat e rendit dhe bizneseve të ndryshme nëpër qytete.
Qeveria britanike ka raportuar se rreth 400 persona janë arrestuar që nga fillimi i trazirave të fundjavës së kaluar.
Ngjarjet e fundit kanë pasur të bëjnë me një memorial paqësor në Southport, ku qindra njerëz morën pjesë për të nderuar tre fëmijët e ndjerë. Autoritetet kanë sqaruar se autori i sulmit nuk ishte azilkërkues, siç u raportua fillimisht, por ishte një person i lindur në Angli.
Policia beson se trazirat kanë nxitur nga thashethemet e rreme për identitetin e dyshuarit, duke i akuzuar ato për të qenë shpërndarë nga grupe të ekstremit të djathtë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka dënuar trazirat si “grupe të së djathtës ekstreme” dhe ka premtuar një përgjigje të rreptë ligjore për të luftuar dhunën.
Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ai ka theksuar se trazirat nuk janë protesta, por aktet e dhunshme që nuk do të tolerohen, veçanërisht sulmet ndaj xhamive dhe komuniteteve myslimane.
Qeveria britanike po bashkëpunon me kompanitë e mediave sociale për të eliminuar dezinformatat, ndërsa kritika është shprehur edhe për Elon Musk, pronarin e X, për deklaratat e tij të fundit rreth situatës në Britaninë e Madhe./UBTNews/
Vendi
UBT bëhet pjesë aktive e KOSIX, duke avancuar infrastrukturën e rrjetit dhe ndërlidhjen në nivel vendor
Published
31 minutes agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në zhvillimin e infrastrukturës së tij digjitale, duke u bërë pjesë aktive e KOSIX (Kosovo Internet Exchange), platforma kryesore për shkëmbimin e trafikut të internetit në Kosovë.
Pas një bashkëpunimi të ngushtë me ARKEP, konfigurimet e peering-ut me KOSIX janë përfunduar me sukses dhe tashmë janë plotësisht funksionale. Trafiku përmes KOSIX ka filluar të kalojë në mënyrë aktive, ndërsa shkëmbimi i rrugëve (BGP routes) me operatorët e tjerë vendorë po funksionon normalisht.
Ky implementim përfaqëson një hap të rëndësishëm për UBT, duke sjellë përfitime konkrete në performancën e rrjetit. Përmes këtij integrimi, pritet përmirësim i ndjeshëm i trafikut lokal, ulje e latencës dhe optimizim i përdorimit të burimeve të rrjetit, duke garantuar një përvojë më të shpejtë dhe më të qëndrueshme për përdoruesit.
Përfshirja në KOSIX forcon më tej pozitën e UBT-së si institucioni lider në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në vend, duke kontribuar në ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme të komunikimit digjital në Kosovë.
UBT mbetet i përkushtuar në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tij teknologjike, duke investuar në zgjidhje inovative që mbështesin arsimin, kërkimin shkencor dhe shërbimet digjitale për komunitetin.
Vendi
Tri raste te dhunës në familje brenda një dite
Published
52 minutes agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Në raportin e Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje dhe sulmeve ndaj integritetit personal.
Rasti i parë është shënuar në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast i rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit tashmë gjendet nën masën e ndalimit policor.
Ndërkaq, në Leposaviq, një grua me shtetësi serbe ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj gjatë orëve të mbrëmjes. Palët në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorisë, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt hetimore.
Vendi
Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë
Published
1 hour agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Sipas raportit zyrtar, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë duke shpërndarë dokumente të ndryshme në emër të shërbimit postar të Serbisë, veprimtari kjo që konsiderohet e jashtëligjshme brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Gjatë operacionit, policia ushtroi kontroll edhe në banesat e të arrestuarve, ku konfiskuan një sërë dokumentesh që shërbejnë si prova materiale për ushtrimin e aktivitetit të tyre si postierë të strukturave ilegale.
Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, prokurori kompetent ka vendosur që të dyshuarit të lirohen, ndërsa procesi hetimor ndaj tyre do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Lajmet
Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit
Published
2 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
Studentët e programit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me profesorët Binak Beqaj dhe Shqiprim Ahmeti, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës, kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të projektit studimor për Planin e Zhvillimit Rajonal të komunave të Pejës dhe Deçanit.

Ky projekt po zhvillohet nën udhëheqjen e profesorëve Thomas Dillinger, Nina Svanda dhe Skender Kosumi, si dhe me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga të dy institucionet, duke u fokusuar në hulumtimin e potencialeve për zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Gjatë kësaj faze, përveç takimeve me udhëheqësinë e komunave të Pejës dhe Deçanit, një pjesë thelbësore e aktivitetit ishte edhe puna në terren, ku studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rajonin, përmes vizitave në zona të ndryshme, deri në pikat më të larta të Bjeshkëve të Nemuna, duke mbledhur të dhëna dhe informacione të rëndësishme për projektin.
Punimet nisën në UBT në Prishtinë, me një hapje zyrtare nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ndërkaq, workshop-i njëjavor, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunave, u zhvillua në fshatin turistik Belle, i njohur për historinë dhe pozitën e tij me pamje piktoreske.
Në kuadër të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit realizuan edhe vizita studimore në disa prej destinacioneve më të rëndësishme kulturore dhe turistike, si ansambli i kullave në Deçan, qyteti i Prizrenit, Çarshia e Gjakovës, si dhe Peja me burimin e Drinit të Bardhë, të cilat lanë përshtypje të veçanta te mysafirët nga Austria.
Prezantimet e fazës së parë të projektit u mbajtën në kampusin e UBT-së në Lipjan, ku Rektori Hajrizi ligjëroi për të arriturat e UBT-së në ndërtimin e një ekosistemi inovativ unik, duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me teknologjinë dhe tregun e punës.
Workshop-i i dytë është planifikuar të mbahet në muajin maj në Vjenë, ku studentët dhe profesorët e UBT-së, së bashku me përfaqësuesit e komunave të Pejës dhe Deçanit, do të jenë mysafirë në Universitetin Teknik të Vjenës. Gjatë kësaj faze do të vazhdojë puna në projekt, si dhe do të realizohen vizita të tjera studimore me fokus në temat e zhvillimit urban dhe rajonal.
Në përfundim të semestrit, studentët do të prezantojnë projektet e tyre finale në UBT, si dhe në komunat e Pejës dhe Deçanit. Me këtë rast, ata shprehën mirënjohje për institucionet vendore për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi për krijimin e mundësive të tilla profesionale dhe akademike për studentët dhe stafin.



Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës: Ballkani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj në kërkim të trofeut
UBT bëhet pjesë aktive e KOSIX, duke avancuar infrastrukturën e rrjetit dhe ndërlidhjen në nivel vendor
Roli i Pakistanit në sigurimin e armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Tri raste te dhunës në familje brenda një dite
Gjakovë: Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture
Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë
Bavarezët pushtojnë Madridin pas çerek shekulli, Arsenali triumfon në minutat shtesë
Anulohet “Wireless Festival” pas ndalimit të Kanye West në Britani
Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
