Lajmet

Angli: Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur nga të shtënat

Published

on

Gjashtë persona, përfshirë një person të armatosur të dyshuar, kanë vdekur nga të shtënat në Plymouth.

Policia e Devon dhe Cornwall thanë se tre femra, dy meshkuj dhe i dyshuari kishin vdekur në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje.

Një nga të vdekurit ishte një fëmijë nën 10 vjeç, sipas tëdhënave, por të shtënat nuk kanë lidhje me terrorin, konfirmoi policia.

Numri i të vdekurve do të thotë se është të shtënat masive më të këqija në Mbretëri të Bashkuar për më shumë se një dekadë.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në Biddick Drive pak pas orës 18:00 (sipas orës në Britani) të enjten.

Njerëzve iu tha të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin këshillat e policisë ndërsa reagimi i urgjencës ishte duke u zhvilluar.

Një dëshmitare okulare, tha se ajo që ndodhi ishte “e tmerrshme dhe shumë e trishtueshme”.

“Së pari, pati një britmë, e ndjekur nga të shtëna armësh – tre ndoshta katër për të filluar”, tha ajo.

“Kjo ishte kur sulmuesi goditi në derën e një shtëpie dhe filloi të qëllonte. Ai iku nga shtëpia duke qëlluar ndërsa vraponte dhe vazhdoi të gjuante mbi disa persona në parkun linear nga makina.”

Ajo tha se “sulmuesi vazhdoi përgjatë Avenue Royal Navy ende duke qëlluar”.

Një dëshmitar tjetër, Robert Pinkerton, tha se burri ishte veshur i tëri në të zeza.

Në një deklaratë, policia thanë se dy femra dhe tre meshkuj vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një femër vdiq pak më vonë në spital.

Oficerët i bënë thirrje publikut që të mos spekulojnë ose ndajnë fotografi të skenës në mediat sociale ose kudo tjetër./UBTNews

Lajmet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara