Magazinë

Angelina pranon se ndihet shpesh e vetmuar: Nuk e kam kuptuar si është të jetosh vetëm!

Published

on

Edhe pse Angelina gëzon shoqërinë e fëmijëve të saj, pranoi se ndihet e vetmuar e lidhet me personazhin e Maria Callas, të cilën e portretizon në filmin e ardhshëm “Maria”.

Jolie ka treguar për revistën Mirror se shpesh është vetëm e ndihet e vetmuar.

“Unë kam fëmijët e mi, të cilët i adhuroj, si e rritur ndihem shpesh vetëm. Ndihem e lidhur me vetminë që përjeton Maria në film. Ende nuk e kam kuptuar plotësisht si ta jetoj jetën tënde kur je vetëm. Ndoshta shumë artistët e shohin si një lloj lirie, por edhe izolimi”, tha ajo.

Angelina u nominua për Golden Globe për rolin e Marie Callas dhe filmi për këngëtaren legjendare të operës mund të shihet në kinema vitin e ardhshëm. Aktorja tregon se puna ishte emocionalisht sfilitëse, si “terapi”, se lotët në ekran ishin pasqyrë e dhimbjes dhe trishtimit të saj.

Përveç premierës, Angelina përballet me një tjetër betejë ligjore vitin e ardhshëm, Brad Pitt paditi ish-bashkëshorten për shitjen e aksioneve në vreshtin Chateau Miraval për 60 milionë euro. Pitt pretendon se Angelina shkeli marrëveshjen verbale, ndërsa ekipi ligjor pretendon se hodhi poshtë ofertën e Brad për ta blerë nga biznesi e nuk donte të nënshkruante  marrëveshje moszbulimi që ishte pjesë e marrëveshjes.

Tetë vite më parë ajo u nda nga aktori Brad Pitt, me të cilin ishte përfshirë në mosmarrëveshje të gjata ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sot po bën një betejë ligjore me të për pronësinë e një vreshti në Francë. /UBT News/

Magazinë

Mbrëmje emocionale! Dua Lipa i dedikon këngë Shakirës, ajo i kthen përgjigjen me lavde

Published

on

Gjatë koncertit të saj në Bogota, pjesë e turneut “Radical Optimism” që shënoi shfaqjen e fundit të gjysmës së dytë të turneut këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhuroi një performancë elektrizuese, duke mahnitur publikun.

Ndërsa këndonte, Dua befasoi fansat duke bërë një dedikim të ëmbël për këngëtaren kolumbiane fituese e Grammyt, Shakira, duke interpretuar me shpirt hitin e saj të vitit 1995, “Antologia”.

“Jam e prekur që po e dëgjoj këngën time me zërin e Duas, në të njëjtin qytet ku e kam shkruar vite më parë. Shihni si na bashkon muzika? Një vajzë nga Londra, një tjetër nga Barranquilla! Faleminderit @dualipa! Çfarë kënaqësie!”, ka shkruar Shakira në Instagram.

Postimi u shoqërua me një video ku Dua Lipa këndonte” Antologia” në skenë, duke shkaktuar një valë reagimesh të gëzuara nga fansat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Aksion dhe intrigë në ‘How to Make a Killing’, Glen Powell udhëheq kastën

Published

on

 po vazhdon ta ndërtojë statusin e protagonistit në filma hollywoodian me përzgjedhjen e roleve unike. I tillë është edhe roli i fundit në filmin e zhanrit triler, “How to Make a Killing”.

Projekti i ardhshëm, një bashkëprodhim mes studiove “A24” dhe “StudioCanal”, besohet se vjen i frymëzuar nga filmi kriminalistik i vitit 1949 i regjisorit Robert Hamer, “Kind Hearts & Coronets”.

Historia e tij përqendrohet te Becket Redfellow, i cili është lënë mënjanë nga familja e tij jashtëzakonisht e pasur dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë të nevojshme – përfshirë dhunën – për të siguruar trashëgiminë e tij.

Regjinë dhe skenarin e filmit e ka bërë John Patton Ford, kurse kasta e aktorëve përbëhet edhe nga yjet Margaret Qualley, Jessica Henwick, Zach Woods, Topher Grace, Bill Camp dhe Ed Harris.

“How To Make A Killing” planifikohet të lansohet nëpër kinema më 20 shkurt të vitit 2026. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Një kapitull i ri për Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?

Published

on

Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, Gunn Kelly, bënë një shëtitje  familjare në Kopshtin Zoologjik të Los Angeles për të kaluar kohë me vajzën e tyre 7-muajshe, Saga.

Çifti shmangu vëmendjen dhe lëvizi diskret nëpër kopshtin zoologjik, duke shijuar shëtitjen e tyre në një atmosferë më private dhe të qetë.

Të dy u kapën në momente të me vajzën, të cilën këngëtari e mbante në mbajtëse të veçantë në gjoks, ndërsa vizitonin ambientet me Megan Fox. Në foto, çifti mund të shihet duke pozuar duke buzëqeshur, duke shijuar momentin e tyre familjar larg detyrimeve të tyre profesionale.

Vizita u zhvillua me rastin e ngjarjes mbresëlënëse tematike “LA Zoo Lights”, e cila i ofron kopshtit zoologjik një ambient festiv çdo vit me ndriçim dhe instalime dekorative, duke e transformuar hapësirën në një peizazh spektakolar.

Dyshja me sa duket e kanë shfrytëzuar mundësinë për dalje familjare, duke shijuar si atmosferën festive ashtu edhe shoqërinë e vajzës së tyre.

Saga, e cila është fëmija i parë i çiftit, duket se është një përparësi absolute në jetën e tyre, me dy artistët që përpiqen të gjejnë kohë për momente të përbashkëta, madje edhe në mes të axhendave të tyre të ngarkuara profesionale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ndërron jetë aktori dhe këngëtari Michael DeLano

Published

on

Aktori dhe këngëtari Michael DeLano ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Jean DeLano, duke treguar se ai vdiq si pasojë e një ataku në zemër.

DeLano, i cili jetonte në Las Vegas që nga 1992, është i njohur për rolin si menaxher kazinoje në filmat “Ocean’s Eleven” dhe “Ocean’s Twelve”. Ai ishte gjithashtu një këngëtar i rregullt në të famshmin Dispensary Lounge.

Karriera e tij filloi të lulëzojë në vitet 1970, me rolin e zjarrfikësit Sonny Caputo në serialin e ABC-së, “Firehouse”.

Edhe pse seriali u anulua pas vetëm 13 episodeve, ky rol i dha DeLanos njohje të hershme.

Roli më i famshëm mbetet Johnny Venture në “Rhoda”, ku interpretoi një këngëtar që pas dështimit në dashuri, e tërheq me sharm personazhin kryesor, Rhoda-n. Ai shfaqej në 11 episode midis viteve 1976 dhe 1978.

DeLano gjithashtu luajti në serialin e NBC-së, “Supertrain” (1979), një prodhim shumë i shtrenjtë që nuk pati sukses. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara