Lajmet

Anëtarët e Komisionit Hetimor nga PDK-ja akuzojnë Nagavcin për zhvatje të buxhetit e për dhunë psiqike tek prindërit

Published

on

Anëtarët e Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë për të subvencionuar blerjen e teksteve shkollore.

Sipas tyre, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po përdorë “dhunë psiqike” tek prindërit me këtë vendim.

Nënkryetari i këtij komisioni, Ardian Kastrati, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për keqpërdorim, ndërsa e sheh të afërt edhe me shtëpinë botuese “Albas” duke i dhënë tenderë.

“Kemi të bëjmë me një pushtet të përgjegjshëm dhe merr vendim të papërgjegjshme. Nagavci duke shkelur ligjin për subvencionimin e teksteve shkollore. Kjo është një shkelje e rëndë dëshirojnë të tërheqin vëmendje në këtë trajektore që themi është një shkelje ligjore. Kemi zënë Nagavcin duke vjedh vota, ligjin për tekste dhe nuk ka pasur kuorum. Në te kaluarën Nagavci është paguar nga shtëpia botuese ‘Albas’, pikërisht kjo kompani i ka shumëfishuar tenderët e teksteve shkollore. Ju e dini se çfarë kaosi ka shndërrua vendimi për subvencionimin e teksteve shkollore. Në kohën kur kemi qenë në pushtet më 20 gusht tekstet kanë qenë veçse të gatshme. Ndërsa tash ka raste që është përfunduar viti shkollor pa tekste shkollore”.

“Nagavci ka përdorur dhunë psiqike prindërve për tu pajisur me libra. Përgjegjës është Albin Kurti, për shembull gruaja e Kurtit a do të kishte pritur në 30 gradë nëpër librari. Vendimet e tij e prekin drejtpërdrejte qytetarin. I ka goditur edhe në buxhet prindërit dhe jo rastësisht ishte dështuar që veprimet e Kurtit t’i përjetojë familja e Albin Kurtit. Vetë Nagavci ka deklaruar se vitin e kaluar janë shpenzuar 4 milionë e 800 mijë, këta me ndërrimin e subvencionimit kanë shpenzuar 11.6 milionë euro, kurse janë 100 mijë nxënës më pak. Ku janë shkuar të gjitha këto para, janë humb miliona dhe po humbasin shumë nxënësit dhe prindërit”, u shpreh Kastrati.

Ndërsa anëtari tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Qeveria ka zhvatur buxhetin e shtetit me këto subvencionime, teksa sipas tij fjala subvencionim nuk njihet në Ligjin e Arsimit.

“Ndjejmë keqardhje që Nagavci është bërë recidiviste. Nëse e lexoni ligjin e arsimit e shihni që fjala subvencionim nuk ekziston por kjo është blerje e librave. Kjo është shkelje ligjore dhe keqpërdorim i buxhetit. Nëse të gjithë nxënësit do të subvencionohen, atëherë i bie vetëm nga klasa e parë deri në të pestën, 9 milionë e 531 mijë euro, kurse klasat e ciklit më të lartë prej 10 milionë e 592 mijë që i bie në total të gjithë nxënësit do të paguajnë me 20 milionë euro. Kjo është keqpërdorim dhe zhvatje e shtetit. E kemi vërejtur diferencën e këtij profiti që nuk kushtojnë njëjtë librat si ata të klasës së parë dhe ata në klasën e pestë dhe kjo bënë dëm për prindërit. Shumica e librarive vitin e fundit janë futur në TVSH, duke ndikuar në rritjen e çmimit të kostos së buxhetit te shtetit. Ende vazhdon zhvatja e buxhetit të shtetit”, u shpreh Haxhiu./UBTNews/

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara