Sport

Andrew Hoy, olimpiku që vazhdon të thyejë rekorde në moshën 62 vjeçare

Published

on

Fitimi i një medalje në Lojërat Olimpike është një arritje e jashtëzakonshme për çdo atlet, por ta bësh këtë në katër Lojëra të ndryshme është një arritje vërtet e jashtëzakonshme.

Në rastin e Andrew Hoy, kalorësit australian, medaljet e tij kanë një histori unike.

Debutimi olimpik i Hoy erdhi në Los Angeles në 1984, por vetëm tetë vjet më vonë ai do të përfundonte në podium, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Në moshën 33 -vjeçare, Hoy arriti të fitonte medaljen e parë të artë në Barcelonë, duke shtuar një tjetër në të njëjtën garë në Atlanta katër vjet më vonë në 1996.

Në Sidnei, Hoy arriti të fitoj edhe një tjetër medalje të artë.

Hoy ishte edhe në Athinë në 2004 dhe në Londër në 2012, por nuk arriti të fitonte një medalje në asnjërën prej tyre.

Por në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, ai është bërë medalisti më i vjetër i Australisë.

Medalisti më i vjetër në Lojërat Olimpike mbetet akoma Louis Noverraz në moshën 66 vjeçare.

Continue Reading

Sport

Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zhvilloi sot një takim pune me Glauk Konjufcën,për të diskutuar përgatitjet e kombëtares së Kosovës për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Në takim morën pjesë edhe anëtari i KE të FFK-së, Samir Ujkani, dhe menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala. Ata informuan për përgatitjet e ekipit dhe organizimin e udhëtimit drejt Bratislava.

Konjufca përgëzoi ekipin për rezultatet e arritura deri tani dhe nënvizoi se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu siguroi se institucionet shtetërore do të ofrojnë mbështetje të plotë për rrugëtimin historik të kombëtares drejt Kupës së Botës.

Takimi u bë i ditur nga Ademi në faqen e tij zyrtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes FFK-së dhe institucioneve shtetërore për suksesin e ekipit kombëtar.

Continue Reading

Sport

Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh

Published

on

By

Basketbolli mbarëshqiptar rikthehet me një ngjarje madhështore në Prizren, ku katër ekipet më të mira të Ligës Unike të Basketbollit do të përballen për trofeun e madh.

Në këtë fazë të emocionueshme, përballen:

Team Peja 03 vs Team Tirana

Team Bashkimi vs Team Flamurtari

Ngjarja zhvillohet më 17–18 mars 2026 në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”, duke sjellë spektakël dhe rivalitet të fortë mes ekipeve më të mirë të rajonit.

Ky është momenti ideal për të ndjekur nga afër rivalitetin më të madh të Ligës Unike dhe për të parë se kush do të shkëlqejë drejt trofeut të madh.

Continue Reading

Sport

Albion Ymeri shpallet kampion i Ballkanit në triatlon

Published

on

By

Triatlonisti kosovar Albion Ymeri është shpallur zyrtarisht kampion i Ballkanit në garat e triatlonit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në kampionatin e mbajtur në Podgorica.

Ymeri arriti të lërë pas konkurrentët më të fortë të rajonit, duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të rëndësishëm në sportet e qëndrueshmërisë.

Sukseset për ekipin kosovar nuk u ndalën vetëm me këtë triumf. Në këtë kampionat shkëlqeu edhe Nerenxa Kuqi, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë e pionierëve, ndërsa Genc Isufi u rendit i pari në kategorinë e moshës 20–30 vjeç.

Triatloni është një sport që kombinon tre disiplina të qëndrueshmërisë: notin, çiklizmin dhe atletikën, të cilat zhvillohen në këtë renditje gjatë garës.

Me këtë sukses, Albion Ymeri po vazhdon të konfirmohet si një nga sportistët më premtues të këtij sporti në rajon, duke u transformuar nga një sportist lokal në një konkurrent serioz në arenën evropiane.

Continue Reading

Sport

Almir Kryeziu shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superliga e Kosovës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional Ylli i Javës, që i jepet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e 24-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu. Ai pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj FC Drita, ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 3-0 të skuadrës së tij.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Kryeziu u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe për fitoren e ekipit.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Continue Reading

Të kërkuara