Sport

Andre Onana mbetet në Manchester United, nuk ka oferta për portierin

Published

on

Andre Onana pritet të qëndrojë në Manchester United pasi deri më tani nuk janë bërë oferta për portierin kamerunas, pavarësisht pritshmërive për ndryshime në portën e “Old Trafford”.

Portieri 29-vjeçar ka pasur dy sezone të vështira në Angli, ku gabimet e tij kanë ngritur dyshime për të ardhmen e tij në skuadër. Megjithatë, United kanë qenë të hapur ndaj ofertave në kërkim të një numri 1 të ri.

Një dëmtim i pësuar gjatë stërvitjeve përgatitore ka komplikuar më tej situatën, duke bërë që Onana të lihet jashtë për nisjen e sezonit 2025/2026.

Ndërkohë, trajneri Ruben Amorim i ka besuar Altay Bayindir në ndeshjet kundër Arsenal dhe Fulham, por ai ka treguar pasiguri në portë, duke lënë Manchester United me probleme në këtë pozicion të rëndësishëm.

Skuadra londineze është lidhur me emra si Emi Martinez nga Aston Villa dhe Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain, ndërsa thuhet se po afron marrëveshjen me portierin belg Senne Lammens nga Royal Antëerp.

Sipas raportimeve nga GIVEMESPORT dhe Fabrizio Romano, ardhja e Lammens në klub nuk do të nënkuptojë largimin e Onanës, pasi portieri kamerunas nuk ka asnjë ofertë për t’u shqyrtuar.

Lajmet

Irani ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen në Botërorin 2026

Published

on

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt për shkak të tensioneve politike me SHBA-në dhe Izraelin.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi se Irani do të marrë pjesë si ekip i kualifikuar dhe se turneu organizohet nga FIFA, jo nga administrata amerikane. Ai theksoi se vendi pritës nuk është politik, por sportiv.

Sipas tij, Irani kërkon garanci se gjatë turneut nuk do të ketë fyerje ndaj simboleve shtetërore, veçanërisht ndaj Gardës Revolucionare Islamike. Ai përmendi edhe një incident në Kanada, ku delegacioni iranian pati probleme me vizat dhe sjelljen e autoriteteve të imigracionit.

Irani është parashikuar të luajë ndeshje në Los Angeles dhe Seattle, ndërsa FIFA ka deklaruar më herët se orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar, pavarësisht kërkesave për zhvendosje të tyre në Meksikë.

Continue Reading

Lajmet

Derbi kryeqytetas hap xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës

Published

on

Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës ka nisur sot me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, i cili ka filluar sot në orën 15:00.

Skuadra e Prishtinës, fituese aktuale e Kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në finalen e Superkupës Kosovë -Diasporë gjatë fundjavës, ndaj kjo ndeshje është zhvendosur për t’u zhvilluar më herët.

Prishtina e Re ndodhet në një situatë të vështirë dhe është pranë rënies nga elita, ndërsa një humbje eventuale sot do ta vuloste edhe matematikisht largimin e saj nga Superliga.

Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e tretë, e cila siguron dalje në garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Prishtina e Re: Smakiqi, Zekolli, Vitija, Morina, Zeqiri, Doukoure, Smaci, Mekic, Nya-Vedji, Berisha, Fazliu.

Prishtina: Gjokaj, Mokono, Bytyqi, Vitija, Bajraktari, Taipi, Zeqiri, Krasniqi, Muja, Ahmeti, Kryeziu.

Continue Reading

Sport

Arsenali mposht Atleticon dhe siguron finalen e Ligës së Kampionëve

Published

on

By

Arsenali ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në “Emirates Stadium” skuadrën e Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0. Pas barazimit dramatik 1-1 në ndeshjen e parë në “Metropolitano”, djemtë e Mikel Artetës treguan pjekuri dhe karakter, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Ndeshja e kthimit nisi me një ritëm të lartë, ku Arsenali kërkoi golin që në minutat e para, ndërsa ekipi i Diego Simeones u mbrojt me mjaft ngulm, duke u munduar të shfrytëzonte kundërsulmet. Megjithatë, rezistenca spanjolle u thye në fundin e pjesës së parë.

Ishte minuta e 44-të kur stadiumi shpërtheu në festë. Pas një aksioni të ndërtuar bukur nga krahu, topi përfundoi në këmbët e yllit të skuadrës, Bukayo Saka, i cili nga një afërsi e vogël nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky gol doli të ishte i artë, pasi pavarësisht përpjekjeve të Atleticos në pjesën e dytë për të barazuar shifrat, mbrojtja londineze ishte e pakalueshme.

Ky sukses shënon një arritje historike për Arsenalin, duke u rikthyer në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë. “Topçinjtë” tani presin të mësojnë kundërshtarin e tyre në finale, me shpresën e madhe për të ngritur për herë të parë në histori trofeun e shumëdëshiruar me “veshë të mëdhenj”.

Atmosfera në “Emirates” pas vërshëllimës së fundit ishte elektrizuese, me tifozët që kënduan gjatë për heronjtë e tyre, të cilët sonte shkruan një faqe të re në historinë e klubit.

 

Continue Reading

Sport

Champions League: Arsenal dhe Atletico Madrid në “luftë” për biletën e finales

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë në Londër, ku Arsenali dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë lojen e dytë të gjysmëfinales së Champions League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Madrid, gjithçka mbetet e hapur për sa i përket skuadrës që do të sigurojë finalen e madhe.

Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës, do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht mbështetjen e tifozëve vendas për të thyer mbrojtjen e çeliktë të spanjollëve. Nga ana tjetër, skuadra e Diego Simeones njihet për eksperiencën në ndeshje të tilla vendimtare dhe vjen në Londër me synimin e qartë për të përsëritur sukseset e tyre evropiane.

Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira, duke premtuar emocione të jashtëzakonshme deri në minutën e fundit të kësaj beteje që përcakton fatin e sezonit.

Continue Reading

Të kërkuara