Lajmet

​Zjarri te tregu në Prishtinë, zjarrfikësi jep detaje

Published

on

Malë Gashi ushtrues i detyrës së komandantit të brigadës së Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës ka dhënë detaje të reja për zjarrin e shkaktuar në disa lokale në Prishtinë.

Gashi tha se te Tregu i Gjelbër janë përfshirë gjashtë lokale që mbajnë produkte të ndryshme si pemë e perime, kafiteri dhe një nga to me pajisje elektronike.

Sipas tij ekipet kanë reaguar shpejtë duke prerë zjarrin dhe duke mos i lënë mundësi për shpërndarje.

Gashi shtoi se nuk ka persona të lënduar por dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

“Ora 05:45 minuta është pranuar informata për zjarr tek Tregu i Gjelbër ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes është parë që janë përfshirë gjashtë lokale që mbajnë produkte të ndryshme si pemë e perime por ka pas edhe kafiteri, qebaptore dhe ka qenë një lokal me pajisje elektronike. Ekipet kanë reaguar shumë shpejt në mënyrë shumë profesionale është bërë prerja e dyanshme e zjarrit për të mos lënë mundësi për shpërndarje”, tha Gashi duke bërë me dije se është hërët për tu ditur shkaktarët e zjarrit.

Edhe njëri nga pronarët që iu është djegur lokali Rexhep Avziu pronar i kafiterisë, ka thënë se dëmi i shkaktuar nga zjarri është afërsisht deri në 15 mijë euro.

“Dëmi është 15 mijë euro afërsisht”, tha ai.

Për zjarrinnë rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeri ka thënë se zjarrfikësit dhe policia janë duke u marrë me rastin derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmet

India dhe Kina rifillojnë fluturimet direkte, përmirësohen marrëdhëniet

Published

on

Fluturimet direkte midis Indisë dhe Kinës kanë rifilluar, ndërsa marrëdhëniet midis vendeve duket se po përmirësohen.

Fluturimi IndiGo 6E 1703 nga Kolkata u ul në qytetin jugor kinez të Guangzhou të hënën, duke transportuar rreth 180 pasagjerë, njofton BBC.

Fluturimet midis dy vendeve u pezulluan për herë të parë gjatë pandemisë Covid në fillim të vitit 2020 dhe nuk u rifilluan pasi një përplasje vdekjeprurëse në një zonë kufitare të diskutueshme të Himalajeve përshkallëzoi tensionet.

Por të dy vendet kanë rindërtuar vazhdimisht marrëdhëniet dhe vitin e kaluar ata arritën një marrëveshje historike mbi patrullat kufitare./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Published

on

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor, datë kjo e zgjedhur nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale.

Dokumentet audio-vizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekujve 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë mbrojtjen e identitetit kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur qe nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimitë audio-vizuale në botë janë të rrezikuara, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. /S.K/KP/International Institute of Mass Media/

Continue Reading

Lajmet

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Published

on

Janë bërë 10 vjet që kur Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, më 27 tetor 2015 në Strasburg.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim-Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Uragani Melissa forcohet në kategorinë 4 ndërsa i afrohet Xhamajkës

Published

on

Uragani Melissa arriti në kategorinë 4 ndërsa lëvizi në veriperëndim përmes Detit të Karaibeve raportoi Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së (NHC).

Uragani Melissa që po lëviz ngadalë drejt Xhamajkës, sipas parashikimeve thuhet se mund të intensifikohet në një stuhi të Kategorisë 5- niveli më i lartë i forcës së uraganit, ndërsa i afrohet vendit ishullor.

“Përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke kërcënuese për jetën dhe katastrofike” parashikohen në disa pjesë të Xhamajkës dhe Hispaniolës jugore deri në mes javë, paralajmëroi NHC në rrjetin X.

Natën e së dielës, Melissa ishte epiqendra rreth 205 kilometra (125 milje) në jug-jugperëndim të Kingstonit, Xhamajka, duke sjellë erëra maksimale të qëndrueshme prej 239 km/orë (145 mph), sipas NHC.

Këto erëra mund të rriten në shpejtësi në më shumë se 250 km/orë nëse arrin forcën e Kategorisë 5 të hënën siç pritet thuhet në njoftim.

Uragani, i cili po udhëton në drejtim të perëndimit me vetëm 7 km/orë, pritet të lëvizë pranë ose mbi Xhamajka herët të martën përpara se të kalojë Kubën në Bahamas juglindore gjatë së mërkurës.

Deri në 1,016 mm (40 inç) shi mund të godasin pjesë të Xhamajkës, Haitit dhe Republikës Dominikane, ndërsa Shërbimi Meteorologjik i Xhamajkës tha se një valë stuhie deri në 4 metra (13 këmbë) pritej përgjatë bregdetit jugor të vendit.

Një paralajmërim për uragan, që tregon kushte të mundshme për uragan, u lëshua për gadishullin jugperëndimor të Haitit dhe Kubën juglindore./S.K/Deutsche Welle/

Continue Reading

Të kërkuara