Lajmet

Analizë: Varianti Delta mund të verë në provë fëmijët

Hulumtuesit kanë filluar të kuptojnë pse fëmijët nuk janë prekur veçanërisht nga Covid-19.

Published

on

/ATSH-ANSA/ – Varianti Delta po fillon të testojë sistemin imunitar të fëmijëve, të cilët deri më tani i kanë rezistuar mirë versioneve të mëparshme të virusit SarsCoV2.

Studiuesit, të intervistuar nga revista ”Nature”, i përmbahen hipotezës se përgjigjja e tyre e lindur imune (domethënë reagimi primitiv, por i shpejtë ndaj patogjenëve) i ka mbrojtur ata nga Covid-19 deri më tani, por ndërsa pandemia përparon, përhapja e variantit Delta dhe rritja e numri i infeksioneve tregojnë se kjo mburojë mund të mos zgjasë.

Hulumtuesit kanë filluar të kuptojnë pse fëmijët nuk janë prekur veçanërisht nga Covid-19.

Në fakt, fëmijët duket se kanë një përgjigje të shtuar të lindur gati për të funksionuar. Tani për tani, nuk ka asnjë dëshmi të qartë se fëmijët janë më të prekshëm ose të prekur nga varianti Delta më shumë se të tjerët.

Por, të dhënat sugjerojnë që fëmijët kudo kanë filluar të kenë një pjesë më të madhe të numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital.

Kjo mund të jetë për shkak të shkallës së lartë të transmetimit të Delta-s dhe faktit që shumë të rritur tani mbrohen nga vaksina.

Deri muajin e kaluar, rreth 15% e të gjitha rasteve në SHBA përfshinin njerëz nën moshën 21 vjeç.

Në Indi, testet serologjike treguan se mbi gjysma e fëmijëve të moshës 6 deri në 17 vjeç, që është dy të tretat e popullsisë së përgjithshme, kishin antitrupa ndaj Covid-19.

Fëmijët pastaj infektohen, por ndoshta virusi nuk përsëritet brenda tyre aq rëndë sa ndodh tek të rriturit.

Një studim paraprak i 110 fëmijëve tregon se nga foshnjat tek adoleshentët ka një ngarkesë të lartë virale, veçanërisht menjëherë pas infektimit.

“Jo vetëm që virusi është atje dhe është i zbulueshëm, por ai është gjithashtu aktiv. Pra, ata janë infektues”, thotë Lael Yonker, nga spitali i përgjithshëm i Masaçusetsit, koordinator i studimit.

Krahasuar me të rriturit, fëmijët e infektuar kohët e fundit me Covid-19 kanë neutrofile më aktive, të cilat janë linja e parë e përgjigjes ndaj virusit.

“Për ne të rriturit, duhen dy ditë për të rritur sistemin mbrojtës kundër viruseve në të njëjtin nivel që shohim tek fëmijët nga dita e parë”, shpjegon Roland Eils, nga Instituti i Shëndetit në Berlin.

Studiuesit tani kanë frikë se virusi mund të evoluojë në mënyra që parandalojnë një pjesë të kësaj mbrojtjeje të lindur nga fëmijët.

“Pothuajse të gjitha viruset kanë gjetur një mënyrë për t’iu shmangur sistemit imunitar të lindur dhe Covid-19 nuk bën përjashtim. Deri tani, fëmijët kanë fituar me imunitetin e tyre të lindur, por për sa kohë?”, pyesin studiuesit.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara