Futurizëm

American Airlines pranon të blejë 20 avionë supersonikë

Kompania nuk pranoi të ndajë detaje rreth marrëveshjes financiare e cila u bë e ditur të martën.

Publikuar

American Airlines ka pranuar të blejë 20 avionë supersonikë, me të cilët udhëtimet do të realizohen dyfish më shpejt sesa me avionët aktual komercialë.

Megjithatë kompania nuk pranoi të ndajë detaje rreth marrëveshjes financiare e cila u bë e ditur të martën.

Gjithçka varet, megjithatë, nëse kompania e planifikuar për të ndërtuar avionët, Boom Supersonic, mund t’i përmbushë premtimet e saj. Ekspertët kanë dyshime mbi atë se a mund të kthehen avionët supersonikë.

Boom po prodhon një avion të quajtur Overture që kompania thotë se do të jetë në gjendje të transportojë 65 deri në 80 pasagjerë me gati dyfishin e shpejtësisë së zërit. Por avioni është në fazat e hershme të prodhimit./UBTNews/

Futurizëm

Musk: Njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë një robot si dhuratë në më pak se një dekadë

Ai komentet e tij i bëri tek revista kineze, China Cyberspace.

Publikuar

nga

Elon Musk prezantoi energjinë e qëndrueshme, implantet e trurit dhe eksplorimin e hapësirës në një artikull të botuar në një revistë kineze të drejtuar nga agjencia e mbikëqyrjes së internetit dhe censurës së vendit, sipas një përkthimi nga Yang Liu, një reporter për agjencinë shtetërore të shtypit kinez, Xinhua.

E formuar në vitin 2013, Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) është përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikave që lidhen me përmbajtjen në internet, të dhënat e përdoruesit dhe sigurinë dixhitale. CAC më vonë krijoi një revistë që, sipas studiueses së lartë të Projektit Media në Kinë, Stella Chen, zakonisht përfshin njoftime rregullatore dhe kërkime mbi politikën e internetit. Revista fillimisht u quajt New Media para se të riemërohej si China Cyberspace në fillim të këtij viti.

Numri i korrikut i China Cyberspace përmban artikuj nga Musk dhe themeluesi i Ant Group, Eric Jing Xiandong, kompania që drejton shërbimin kinez të pagesave Alipay.

Musk thotë se ai u ftua nga revista për të ndarë “mendimet e tij mbi vizionin e teknologjisë dhe njerëzimit” dhe më pas vazhdon të përshkruajë dhe promovojë teknologjinë e përdorur nga kompanitë që zotëron – Tesla, SpaceX dhe Neuralink – që ai beson se mund “ndihmojë për të arritur një të ardhme më të mirë për njerëzimin”.

Ai thekson gjithashtu disa nga qëllimet e tij më të larta si shembuj të llojit të teknologjisë që kompanitë e tij mund të krijojnë, të tilla si një “qytet i vetëqëndrueshëm në Mars”.

Musk përmend gjithashtu humanoidin Tesla Bot që ende nuk është parë dhe sugjeron që njerëzit potencialisht mund të jenë në gjendje të blejnë një robot si dhuratë në “më pak se një dekadë”.

Në një postim në Twitter, Liu e quan artikullin një “lëvizje të zgjuar” në emër të Musk, pasi i lejon atij “të shfrytëzojë mundësinë për të shfaqur aftësitë teknologjike të kompanive të tij tek zyrtarët kinezë dhe publiku”.

Paraqitja e Musk në një botim të drejtuar nga CAC bie ndesh me avokimin e tij të hapur për fjalën e lirë, pikërisht konceptin që frymëzoi vendimin e tij për të blerë Twitter. Gjatë viteve, CAC ka zbatuar një sërë politikash të dizajnuara për të censuruar dhe kufizuar fjalimin në internet. Ligji për sigurinë kibernetike të CAC, për shembull, kërkon që platformat sociale të heqin përmbajtjen që përmban “informacion të ndaluar”, ose përndryshe të përballen me ndëshkim nga CAC./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Futurizëm

Franca do të testojë taksitë fluturuese, synon t’i përdorë për Lojërat Olimpike 2024

Taksitë fluturuese do të testohen në një qendër në Pontoise.

Publikuar

nga

Franca është e vendosur të fillojë testimin e taksive elektrike ajrore në muajt në vijim, me synimin për t’i përdorur ata në kohë për Lojërat Olimpike Verore 2024, tha aeroporti i Parisit në një deklaratë.

Taksitë fluturuese do të testohen në një qendër në Pontoise.

Një numër kompanish janë duke punuar në këtë lloj të avionëve elektrikë – të njohur si eVTOL. Në një raport të majit, Morgan Stanley vlerësoi se ky model mund të rritet për t’u bërë një treg global prej 9 trilion dollarësh. Ndërsa raporti nga ReportLinker, vlerëson se tregu aktualisht vlen rreth 8.5 miliardë dollarë dhe ka të ngjarë të rritet në 30.8 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Aeroport de Paris tha në një deklaratë se sfidat kryesore për zhvillimin e kësaj teknologjie janë pranueshmëria, siguria dhe kualifikimi i përdorimeve./UBTNews/

© Getty Images

Vazhdo të lexosh

Futurizëm

Ka mjaftueshëm oksigjen në Hënë për tetë miliardë njerëz, sipas shkencëtarëve

Llogaritjet shkencore bazohen në faktin se njeriu ka nevojë për 800 gram oksigjen në ditë për të mbijetuar.

Publikuar

nga

Atmosfera në Hënë nuk përmban oksigjen të mjaftueshëm për jetën e njeriut, por nën shtresën e saj shkëmbore ka oksigjen të mjaftueshëm për të lejuar jetën e tetë miliardë njerëzve.

Shkencëtarët e shquar, të udhëhequr nga John Grant, pohojnë se Hëna përmban shumë minerale që janë të lidhura ngushtë me oksigjenin dhe se nën shtresën sipërfaqësore të shkëmbit të quajtur regolit mund të ketë oksigjen të mjaftueshëm për tetë miliardë njerëz për të mbijetuar mbi 100.000 vjet.

Llogaritjet shkencore bazohen në faktin se njeriu ka nevojë për 800 gram oksigjen në ditë për të mbijetuar, dhe regoliti është rreth 10 metra i thellë. Regoliti hënor përbëhet nga 45 për qind oksigjen, i cili është i lidhur fort me minerale si silikoni, alumini dhe oksidet e hekurit dhe magnezit.

Në mënyrë që oksigjeni të jetë i disponueshëm, kërkohet një proces nxjerrjeje që është i thjeshtë. Ky sistem konsumon shumë energji dhe për të qenë i qëndrueshëm, duhet të ketë mbështetjen e energjisë diellore ose burimeve të tjera të energjisë në dispozicion në Hënë.

Agjencia Australiane e Hapësirës dhe agjencia amerikane e hapësirës NASA nënshkruan një marrëveshje në tetor për të dërguar një rover në Hënë me qëllim të mbledhjes së gurëve të hënës dhe përpjekjes për nxjerrjen e oksigjenit prej tij.

Shkencëtari foli edhe për zhvillimin e një reaktori eksperimental me një kompani belge për të përmirësuar procesin e krijimit të oksigjenit me anë të elektrolizës. Teknologjia e re mund të dërgohet në Hënë deri në vitin 2025 si pjesë e misionit të bazuar në burime të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Vazhdo të lexosh

Futurizëm

Jeff Bezos planifikon “parkun e biznesit” në hapësirë

Nuk është e qartë se sa investime do të shkojnë për këtë projekt.

Publikuar

nga

Nisja e stacionit komercial që do të quhet Orbital Reef pritet në gjysmën e fundit të kësaj dekade, transmeton UBT News.

Duke e përshkruar përpjekjen si një “park biznesi me përdorim të përzier” në hapësirë, Blue Origin e Jeff Bezos dhe partneri kryesor në projekt, Sierra Space, thanë se do të strehonte deri në 10 njerëz në një sipërfaqe prej rreth 30,000 metra kub.

Sipas një uebsajti promovues, Orbital Reef do të jetë një vend ideal për një “hotel hapësinor”, “bërje filmash në mikrogravitet” ose “kryerjen e kërkimeve të fundit”. Ata në bord do të përjetonin 32 perëndime dhe lindje të diellit çdo ditë, tha kompania.

“Ne do të zgjerojmë aksesin, do të ulim koston dhe do të ofrojmë të gjitha shërbimet dhe lehtësitë e nevojshme për të normalizuar fluturimin në hapësirë”, tha Brent Sherwood, ekzekutiv i Blue Origin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara