Lajmet

AME: 633 zjarre të raportuara javën e fundit, nëntë vatra aktive

Published

on

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME) ka njoftuar të mërkurën se gjatë javës së fundit janë raportuar 633 zjarre në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa aktualisht nëntë vatra janë aktive.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se deri më sot janë arrestuar 23 persona për zjarrëvënie të qëllimshme.

Në një konferencë për media, drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se falë ndërhyrjes profesionale nga ekipet e tjera ndihmuese, përfshirë edhe KFOR-in, zjarret kanë arritur të lokalizohen.

Metaj tha se gjendja është stabile, por e brishtë shkak i temperaturave të larta dhe zjarrëvënieve të qëllimshme.

Tutje drejtori AME-së theksoi se sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve, prandaj çdo neglizhencë do të pasohet me dënime ligjore.

Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre… Falë ndërhyrjes profesionale të zjarrëfikjes por edhe asistencë nga policia e kosovës dhe qytetarët zjarret kanë arritur te lokalizohen krmi pasur intervenim edhe të KFOR në Kçiq të vogël dhe në Kamenicë. Momentalisht i kemi nëntë vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht. Gjendja aktuale në vend është stabile, por e brishtë për shkak të temperaturave, thatësirave dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Ndalohen të gjitha format e ndrzjes së zjarreve në hapësira të hapurave të vendit çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë tek qytetarët për kujdes maksimal dhe te angazhohen dhe të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve“, tha Metaj.

Ndërsa, drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi bëri të ditur se Policia ka arrestuar 23 persona dhe ka inciuar 193 raste që lidhen me zjarrvënie të qëllimshme duke shkaktuar rrezik të përgjitshëm.

Ai kërkoi nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të ketë një bashkëpunim me institucionet për t’i parandaluar bashkarisht ato.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me AME po punon për parandalimin e zjarreve me kapacitete të plota për të parandaluar zjarret dhe pasojat qoftë tek njerëzit apo vendbanimet. Policia në kuadër të bashkëpunimeve iu ka përgjigj të gjithave rasteve të raportuara. Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrëvenie. Apleoj te qytetarët të kenë kujdes që të kemi me pak zjarre por edhe të parandalojmë bashkarisht dhe të kemi më shumë siguri për banorët”,shtoi Rexhepi.

Vendi

Dua Lipa zbulon librin e saj të zgjedhur për shtatorin: “Martyr!” nga Kaveh Akbar

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar librin e radhës në rubrikën e saj mujore “Dua’s Monthly Read” për muajin shtator 2026.

Zgjedhja e saj është romani “Martyr!” i shkrimtarit iraniano-amerikan Kaveh Akbar, një vepër që trajton tema si identiteti, humbja, varësia, arti dhe kërkimi i kuptimit të jetës.

Romani ndjek Cyrus Shams, një të ri iraniano-amerikan që përballet me humbjen e nënës së tij dhe me të kaluarën e varësisë. Nëna e tij humbi jetën në vitin 1988, kur avioni Iran Air Flight 655 u rrëzua pasi u godit nga një kryqëzor amerikan mbi Gjirin Persik.

Ndërsa përpiqet të jetojë në abstinencë dhe të gjejë një kuptim për jetën, Cyrus zhvillon një obsesion me konceptin e martirizimit. Për Duan, pikërisht kjo është një nga idetë që e bën romanin kaq të veçantë.

“Martyr! më bëri të mendoj për martirizimin në mënyra që nuk i kisha konsideruar kurrë më parë”, ka shkruar ajo.

Dua ka vlerësuar gjithashtu mënyrën se si romani e trajton këtë temë përtej konceptit tradicional të sakrificës për një kauzë apo vend. Një pikë kyçe e historisë është takimi i Cyrusit me Orkideh, një artiste e sëmurë përfundimisht, e cila po i kalon ditët e fundit të jetës së saj e ekspozuar në Muzeun e Bruklinit.

“Martyr! vlon nga një energji kaotike dhe një etje për jetën që bie ndesh me obsesionin e Cyrusit për vdekjen”, ka shkruar Dua.

Ajo ka veçuar edhe humorin e pazakontë të romanit, mënyrën se si protagonisti përpiqet të luajë rolin e “njeriut të mirë”, ndërsa punon si aktor mjekësor që simulon dhimbjen për para, si dhe një sekuencë ëndrre ku shfaqet edhe Lisa Simpson.

Për Duan, romani bashkon temat e rënda me humorin dhe një energji të veçantë.

“Ky roman është i thellë, i sinqertë, rregullisht komik dhe krejt ndryshe nga çdo gjë që kam lexuar më parë”, është shprehur ajo.

Me “Martyr!”, Dua Lipa vazhdon traditën e rubrikës së saj mujore të leximit, përmes së cilës ndan me ndjekësit libra që i kanë lënë mbresë dhe nxit interesin për letërsinë te një audiencë e gjerë./A.K/

Continue Reading

Vendi

Istog: Viktima raporton se u sulmua fizikisht dhe seksualisht nga tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Istogut.

Viktima, burrë, ka deklaruar në polici se fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë, e më pas është dhunuar seksualisht prej tyre.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Pejës.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit rastit i është hapësiruar hetimi dhe njësitë kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Mjete të pashpërthyera, armë e uniforma ushtarake janë gjetur gjatë punimeve në rrugë në Gjilan

Published

on

By

Gjatë kryerjes së punimeve rrugore në Gjilan, janë hasur disa mjete të pashpërthyera dhe pajisje ushtarake, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës.

Sipas raportit zyrtar, në vendngjarje janë gjetur granata dore, armë të gjata, karikatorë, fishekë si dhe uniformë ushtarake.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke bërë sigurimin e plotë të zonës, ndërsa njësitë e specializuara për deminim nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjetet e dyshimta janë tërhequr në mënyrë të sigurt nga punonjësit e deminimit, pa shkaktuar asnjë incident. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”: Humb jetën shoferi i kamionit, dy të lënduar

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në kilometrin e 29-të të autostradës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Viktima është drejtuesi i kamionit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara