Lajmet

Ambasadorja Demiri merr pjesë në betimin e Presidentit të ri izraelit, Isaac Herzog

Demiri pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit/

Published

on

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e betimit të Presidentit të 11-të të shtetit izraelit, Isaac Herzog.

Mes tjerash Demiri, shprehet se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit gjatë presidencës së Herzog, përcjell klankosova.tv.

”E nderuar të marr pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të njëmbëdhjetë të Shtetit të Izraelit, z. Isaac Herzog, në Knessetin izraelit. E mirëpres forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit gjatë presidencës së tij.

E falënderoj ish-Presidentin z. Reuven Rivlin për simpatinë që ka shprehur ndaj Kosovës në të gjitha takimet tona”.

Continue Reading

Lajmet

​Policia e Kosovës paralajmëron shoferët për kujdes të shtuar në trafik nga mjegulla

Published

on

Policia e Kosovës apelon te shoferët e automjeteve që të kenë kujdes në këto kohë me mjegull, të përdorin dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës si dhe të evitojnë përdorimin e dritave me rreze të gjata. Gjithashtu ata theksuan se shoferët duhet të ngadalësojnë dhe mbajnë shpejtësinë nën kontroll,  të mbajnë krahun e djathtë të rrugës dhe të shtojnë vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.

“Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

27 vjet nga rasti “Panda”, avokati Jashari: Një mësim historie që Kosova nuk guxon ta harrojë

Published

on

Rasti Panda kujtohet si rasti kur 27 vjet më parë, Serbia kishte vrarë gjashtë të rinj serbë dhe kishte plagosur 15 të tjerë në një lokal në qytetin e Pejës në mënyrë që faji të vihej te shqiptarët. Megjithatë për rastin, avokati Arbër Jashari thotë se autorët e krimit asnjëherë nuk u vënë para përgjegjësisë.

Megjithëkëtë, Jashari thotë se rasti “Panda” është një mësim historie që Kosova nuk guxon ta harrojë.

“Rasti “Panda”, një mësim historie qe Kosova nuk guxon ta harrojë. Sot bëhen 27 vjet nga rasti “Panda”. Vrasja e gjashtë të rinjve serbë, rreth tri dekada më parë, në një lokal në qytetin e Pejës, e kryer nga vetë shteti serb me qëllim që fajësia t’u hidhej shqiptarëve, shpërfaq më së miri mendësinë e një politike të rrezikshme, barbare dhe djallëzore të këtij shteti ndaj shqiptarëve. Ky është një mësim historie që Kosova nuk guxon ta harrojë kurrë. Se krimi u krye nga serbët, e kishte pranuar rreth dy vjet më parë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Megjithatë, mbetet për keqardhje fakti që autorët e këtij krimi, ndonëse të njohur nga shteti, nuk janë vënë kurrë para përgjegjësisë”, ka shkruar Jashari.

Gjashtë të rinj shqiptarë u arrestuan dhe u shpallën fajtorë për krimin pas ngjarjes (17 deri në 22 vjeç). Gjashtë djemtë u torturuan dhe njëri prej tyre pranoi vrasjen nën tortura.

Mirëpo, në gjyq ata u shpallën të pafajshëm pasi nuk kishte prova për përfshirjen e tyre.

Ata u dënuan me nga një vit burg për prishje të rendit publik, por u liruan një muaj më vonë. Që atëherë, njëri prej tyre ka pësuar probleme të shëndetit mendor, të cilat janë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Shumë vite pas incidentit, qeveria serbe zyrtarisht e ka pranuar se ajo ishte kryer nga agjentë të Shërbimit Sekret Serb./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 3.1 ballë të shkallës Rihter në Kosovë

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale (06:20 UTC). Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° N, 21.2843° E, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Të kërkuara