Kulturë

Ambasadori Pllana angazhohet që artistët nga Kosova të përformojnë në skenën e Operës dhe Baletit të Sofjes

Published

on

Kosova vazhdon të shkëlqej në fushën e muzikës dhe artit. Artistat tanë kanë arritur të pushtojnë kryeqendrat botërore me talentin dhe arritjet e tyre, sidomos në muzikë, e respektivisht edhe në skenën e Operas.

Për të bërë të mundur përfaqësimin sa më dinjitoz të artistëve tanë, Ambasada e Kosovës në Sofje ka ndërmarrë një iniciativë për të parë mundësinë e prganizimit të  ngjarjeve kulturore të përbashkëta ku artistet nga Kosova do të mund të përformonin në skenën e Operës dhe Baletit të Sofjes.

Për këtë qëllim i Ngarkuari më Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje,  Ambasadori Delfin Pllana ka zhvilluar një takim me Plamen Kartaloff, Drejtor i Përgjithshëm i Operës dhe Baletit të Sofjes dhe Ana Bogdanova- përgjegjëse për Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë institucion.  

Në këtë takim Ambasadori Pllana, duke njoftuar z. Kartaloff me kapacitetet artitsitike që posedon Kosova, respektivisht emrat e njohur me përmasa botërore që ka Kosova në këtë fushë, ka shprehur interesimin për mundësinë e organizimit të  ngjarjeve kulturore të përbashkëta ku artistet nga Kosova do të përformonin në skenën e Operës dhe Baletit të Sofjes.

 Në anën tjetër, Kartaloff, duke vlerësuar emrat e njohur të Kosovës në skenën e Operas ka mirëpritur idenë, duke thënë së kjo do të ishte një vlerë e shtuar në reportuarin e  Operas dhe Baletit të Sofjes./UBTNEWS

Continue Reading

Lifestyle

Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional?

Published

on

Një studim i University of Texas ka treguar se shkrimi i përditshëm i emocioneve dhe mendimeve në një ditar ka ndikim të madh në shëndetin mendor.

Pjesëmarrësit që mbajtën ditar për 3 javë raportuan ulje të stresit, më pak ankth dhe një gjumë më të qetë.

Studiuesit shpjegojnë se shkrimi ndihmon tru-n të organizojë mendimet dhe të përpunojë emocionet negative, duke ulur ngarkesën mendore. Përveç kësaj, mbajtja e ditarit është një mënyrë për të reflektuar mbi përvojat ditore e gjetur zgjidhje më të qeta ndaj problemeve.

Shkrimi të bëhet për 10-15 minuta në ditë, pa u përqendruar te gramatika apo forma, por vetëm te lirimi i mendimeve dhe emocioneve.

 

Continue Reading

Magazinë

Zyrtare: Eurovision 2026 mbahet në Vjenë

Published

on

Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që Vjena pret Festivalin Evropian të Këngës, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015.

Finalja e madhe e edicionit të 70-të do të mbahet më 16 maj 2026 në Wiener Stadthalle, arena më e madhe e mbyllur në Austri, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.

Pas fitores së JJ në Basel më 17 maj 2025 me këngën “Wasted Love”, televizioni publik austriak ORF mori detyrën për të organizuar konkursin e ardhshëm, duke sjellë në vendin e tyre trofeun e tretë në historinë e Eurovisionit.

Vjena barazohet me Kopenhagën, Malmon dhe Stokholmin si një nga qytetet që e kanë pritur garën, ndërsa vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu mbeten në krye të listës me më shumë organizime. Përveç finales, qyteti do të ofrojë një javë të tërë aktivitetesh për fansat.

EuroClub do të vendoset në ndërtesën madhështore të Bashkisë së Vjenës, ku do mbahet edhe Ceremonia e Hapjes më 10 maj. Ndërkohë, sheshi i Bashkisë shndërrohet në Eurovision Village, me koncerte, aktivitete dhe transmetime live të eventit, ashtu si në vitin 2015.

Organizatorët kanë theksuar se Vjena, si një nga vendet e vendosur në zemër të Evropës, është ideal për të festuar 70-vjetorin e Eurovisionit.

Ata kanë premtuar një spektakël madhështor që do të bashkojë mijëra artistë, delegacione, fansa dhe gazetarë nga e gjithë bota në një përvojë unike kulture dhe muzike.

Continue Reading

Lifestyle

Shampo pa sulfate: Pse dhe kur duhet t’i zgjidhni ato?

Published

on

Procesi i zgjedhjes së një shampoje dhe zbutësi/balsami të ri është blerje e lehtë që e bëjmë një herë në muaj. Megjithatë, kur flokët yndyrosen shpejt ose janë më të thatë se zakonisht, mendojmë me kujdes për zgjedhjet e produkteve tona.

Me kaq shumë premtime për gjithçka, nga nxitja e rritjes së flokëve tek ruajtja e ngjyrës, gjetja e shampos së duhur duket sfidë më vete, pasi nuk është e lehtë të kuptosh cilët përbërës të duhen dhe cilët duhet t’i shmangësh.

Një përbërës që duhet shmangur pavarësisht nga lloji i flokëve janë sulfatet. Ato janë përbërës pastrues që mund të shkaktojnë probleme. Sulfatet e zakonshme, si lauril, sulfati i natriumit, janë pastrues që heqin hidratimin nga flokët, duke i lënë të thatë dhe “pajetë”.

Edhe pse sulfatet ofrojnë pastrim të thellë, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. P.sh përdorimi i tyre shkakton njollë në flokët e lyer e lë skalpin e kokës të dehidratuar. Sulfatet pengojnë rritjen e shëndetshme, pasi thatësia e tepërt mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë.

Gjetja e shampos që nuk do t’i zhvesh flokët nga vajrat natyralë është e rëndësishme. Finn pranon se gjetja e ekuilibrit për këtë çështje është e vështirë për konsumatorin. Gjëja më e rëndësishme, është kujdesi për skalpin e kokës, i cili është baza për rritjen e shëndetshme të tyre.

Është thelbësore që skalpi të mbahet i pastër dhe i hidratuar që flokët të mbeten të shëndetshëm. Kur skalpi është në gjendje të mirë, ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve. Në blerjen e radhës bëni kërkimin e duhur mbi problematikën që keni dhe merrni kohën tuaj për të lexuar përbërësit e produktit, ku mos harroni të evitoni produktet me sulfat.

Continue Reading

Magazinë

Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”

Published

on

Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.

Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri. Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.

Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.

Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.

Bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit i cili ka përjetuar ringjallje vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.

Continue Reading

Të kërkuara