Lajmet

Ambasadori i Izraelit në Tiranë: Kosova është me rëndësi për ne pasi ka ambasadë në Jeruzalem

Noah Gal Gendler: Ne punojmë në mënyrë intensive për ti forcuar marrëdhëniet.

Published

on

Kjo e enjte e 19 Gushtit 2021 shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit, edhe pse shteti i Izraelit ishte njohur nga qeveria shqiptare që në vitin 1949.

Noah Gal Gendler Ambasador i Izraelit në vendin tonë në një intervistë për Top Channel dha këtë koment për 30 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-izraelite.

“Ne vijojmë të njohim njëri tjetrin dhe po ngushtojmë hendekun e viteve që nga koha kur Shqipëria njohu shtetin e Izaelit në vitin 1949. Deri në vitin 1991 asgjë nuk ndodhi pasi Shqipëria ishte e izoluar. Ne nuk denim asgjë për Shqipërinë pasi për ne ishte pjesë e bllokut lindor rus. Ne nuk denim asgjë për këtë vend. Erdhëm në vendin tuaj gjatë vitit 1991 dhe më vonë hapëm ambasadën. Tanimë ajo që ne duhet të bëjmë është shtimi bashkëpunimit të disa fusha. Më së shumti besoj në fushën ekonomike si agrikulturë e turizëm natyrisht edhe në gjëra të tjera të lidhura me studimet akademike, teknologjinë kompjuterike dhe në shkencë.Kjo është qasja e ambasadës tonë në Tiranë dhe ajo e ambasadës tuaj në Izrael”.

Pas marrëveshjes së vitit të shkuar në Shtëpinë e Bardhë nga ku Kosova pranoi hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, e pyesim ambasadorin Noah Gal Gendler nëse vendi i tij është i gatshëm të lobojë për njohje të reja të Kosovës shtet.

“Jo ne nuk e bëjmë një gjë të tillë. Ne nuk lobojmë për njërin apo tjetrin shtet ne nuk ndërhymë në konflikte mes shteteve në Ballkan, pasi e dimë sa e komplikuar është kjo në rajonin tonë. Por që prej momentin kur ne vendosim marrëdhënie me një shtet natyrisht ne punojmë në mënyrë intensive për ti forcuar marrëdhëniet. Kosova është me rëndësi për ne pasi ka ambasadë në Jeruzalem, duan të bashkëpunojnë me Izraelin në shumë fusha. Por ne nuk ndërhynë në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës”.

I pyetur për rrezikun që i kanoset Shqipërisë pas strehimit të 3.000 muxhahidinëve iranian, ambasadori Noah Gal Gendler thotë se Irani nuk është një problem vetëm për Izraelin është një problem për të gjithë vendet e botës.

“Absolutisht që Irani është edhe problem për Shqipërinë. Të gjitha vendet që nuk ndjekin linjën e Iranit përbën një risk. Nuk ka dyshime për këtë. Nëse nuk gabohem ata ju kanë quajtur si “vendi i vogël djallëzor i Ballkanit”. Kjo është tipike”.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara