Lajmet

Ambasadori i Iranit në OKB mohon se vendi i tij ka furnizuar Rusinë me dronë kamikazë

Ai pretendoi se vendet perëndimore po zhvillonin një fushatë dezinformimi kundër Iranit.

Published

on

Duke folur me gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, pretendoi se vendet perëndimore po zhvillonin një fushatë dezinformimi kundër Iranit, duke thënë se Teherani nuk do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit duke dërguar drone në Rusi.

“Irani është i bindur se asnjë nga eksportet e tij të armëve, duke përfshirë UAV-të [mjetet ajrore pa pilot], në asnjë vend nuk bien brenda dispozitave të paragrafit katër të aneksit B të rezolutës 2231”, tha ai, duke iu referuar Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kufizon disa transferta armësh në Iran ose nga Irani.

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka përdorur dronët e furnizuar nga Irani në sulmet kundër Kievit dhe qyteteve të tjera javët e fundit./UBTNews/

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2027 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 107 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 53 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Trup i pajetë gjendet i varrosur në një arë në Lipjan

Published

on

By

Një trup i pajetë është gjetur i varrosur në një arë në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit, duke ngritur shqetësime serioze në komunitet dhe duke vënë në lëvizje autoritetet hetimore.

Viktima dyshohet të jetë një mashkull i moshës rreth 50 deri në 60 vjeç. Deri tani, identiteti i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet janë në fazë fillestare.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar teksa identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Rasti është nën hetime teksa janë intervistuar katër dëshmitarë.

Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

​BIK bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e OVL-UÇK-së

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

Myftiu Tërnava falënderoi Gucati për vizitën dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e OVL të UÇK-së në ruajtjen e vlerave të luftës së ushtrisë tonë të lavdishme dhe kultivimin e këtyre vlerave te brezat që vijnë për të mbrojtur këtë trashëgimi të shtrenjtë të kombit.

Nga ana e tij, Hysni Gucati falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë luftës së fundit dhe sakrificën e imamëve dëshmorë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojte të lirisë dhe atdheut.

Sipas BIK, gjatë takimit u diskutua edhe për protestën paqësore të organizuar nga OVL e UÇK-së, të cilën myftiu Tërnava e mbështeti dhe e përkrahu dhe me këtë rast ftoi besimtarët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë paqësore, për t’i dalë zot vlerave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje e përkrahje të dhe krerëve të saj, të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta paqësore do të mbahet më 7 gusht në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

​FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës.

“Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL.

Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

FIBA tha se e dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.

“Ne promovojmë në mënyrë aktive krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe me respekt për të gjithë lojtarët, ekipet dhe tifozët, si një përparësi kryesore në sport”, tha ajo.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes.

Incidenti ka shkaktuar gjithashtu reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri, vende me popullsi kryesisht shqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, një nga zyrtarët që morën pjesë në ndeshje, dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” në një deklaratë më 4 gusht, dy ditë pas ndeshjes.

Ai tha se, ndonëse ishte i pranishëm në arenë, “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, duke pretenduar se ato ishin bërë nga “një grup i vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë  së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”.

Ministri i Sportit i Maqedonisë së Veriut, Borko Ristovski, tha se kjo Ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv vjen nga tifozë në tribunë dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”.

“Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

 

Continue Reading

Të kërkuara