Lajmet

Ambasadori Guérot përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Urrejtja të transformohet në përparim, tha ai.

Published

on

Ambasadori i Francës, Olivier Guérot la porosi që mos ketë urrejtje në mes vendeve por kjo urrejtje të krijohet në diçka të mirë për përparimin e të ardhmes së dy vendeve. Po ashtu ai foli dhe për liberalizimin e vizave për çka u shpreh pozitiv. Sipas tij, Franca është në favor të liberalizimit të vizave.

“Porosia jonë është që të mos ketë urrejtje por ajo urrejtje që ka ekzistuar të transformohet në përparim, në pajtim për të ardhmen e të dy vendeve….Është një mesazh për të gjitha vendet që kanë raporte të komplikuara mes vete por dhe një burim inspirimi për ti rregulluar dhe qetësuar tensionet dhe për ti rregulluar raportet mes vendeve që kanë konflikte të ndryshme.. Diskutimet teknike po vazhdojnë në qershor të këtij viti presidenti Emmanuel Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen. Ne e respektojmë këtë angazhim politik dhe jemi në favor të asaj që e thash më herët…Diskutimet teknike për liberalizimin e vizave po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një vendim pozitiv të favorshëm në fund dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, përfundoi ai.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, Guérot nuk dha shumë informata mbi këtë propozim dhe nuk komentoi lidhur me qëndrimin dhe deklaratat e palëve lidhur me atë plan.

Guérot tregoi se dje janë mbajtur dy takime bilaterale, i pari takim ishte mes presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe tjetri me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Ai tha se kanë diskutuar për situatën dhe tensionet që janë krijuar në pjesën veriore të Kosovës. Sipas tij, tensionet duhet të ulen dhe jo të rriten.

Dje janë mbajtur dy takime, siç thatë edhe ju, dy takime bilaterale, i pari ishte mes presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq, pasuar nga një tjetër takim bilateral mes Francës dhe Kosovës, me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Natyrisht u diskutua për situatën dhe tensionet që janë krijuar në pjesën veriore të Kosovës. Ne, Franca, po bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje në kuptimin e përgjegjësisë nga ana e të gjithë akterëve. Mendojmë se ka ardhur koha që tensioni të ulet dhe jo të rritet. Ato takime bilaterale u zhvilluan në kuadër të të ashtuquajturit Forumi i Paqes, i cili organizohet nga Franca sot dhe nesër me një sërë takimesh në të cilat do të marrin pjesë edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti. Mendoj se është shumë domethënëse që këto takime bilaterale po zhvillohen në një kontekst më të gjerë të një Forumi të Paqes. Kur bëhet fjalë për rezultate konkrete mendoj se nuk mund t’ju tregoj diçka më shumë në këtë fazë, do të ketë kohë për të folur publikisht, dhe ka një kohë kur është më mirë të flasim ne mënyrë diskrete dhe mendoj se ne jemi ende në këtë fazë tani. Siç thatë edhe ju ka shumë thashetheme, dhe ato janë thjesht thashetheme, prandaj unë nuk do të komentoj për thashetheme”.

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara