Lajmet

Ambasadori francez për formim të qeverisë: Është fatkeqësi që jemi në këtë situatë

Published

on

Ambasadori i Francës në Kosovës, Oliver Guérot, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe ka vlerësuar ndikimin e vonesave në formimin e institucioneve funksionale të vendit.

Mungesën e institucioneve, Gueret e ka quajtur fatkeqësi. Ai ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kjo gjykatë është një nga shtyllat kryesore të vendit.

Dua të them se Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i respektuar jashtë vendit, jashtë Kosovës. Gjykata Kushtetuese është pranuar si anëtare e plotë në Shoqatën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese. Ajo është pranuar gjithashtu si anëtare e plotë në Shoqatën e Gjykatave Kushtetuese që flasin frëngjisht. Do të ftoja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Gjykata është një nga shtyllat e Republikës së Kosovës dhe për këtë kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha ai pas ngjarjes së Qendrë Mediale në Çagllavicë e organizuar me temën “Dezinformimi dhe lajmet e rreme në fushatat zgjedhore – si të mbrohen votuesit dhe të ruhet procesi demokratik”.

Sa i përket vonesave në formimin e institucioneve funksionale, Guérot ka vlerësuar se kjo situatë është e pafavorshme për Kosovën dhe ka penguar realizimin e disa projekteve ndërkombëtare.

Mendoj se është fatkeqësi që jemi në këtë situatë. Kosova nuk është i vetmi vend ku ekziston një qeveri në detyrë. Në vendin tim aktualisht kemi një kryeministër, por jo një qeveri të re të emëruar plotësisht, dhe ka shumë vende në Evropë në një situatë të ngjashme. Nuk është një situatë e mirë për asnjë vend dhe as për Kosovën. Agjencia Franceze për Zhvillim ka zhvilluar projekte të gatshme për të mbështetur Kosovën në tranzicionin energjetik, si dhe për përgatitjen e Lojërave Mesdhetare, dhe kemi bashkëpunuar për këtë me qeverinë e Albin Kurtit, me qeverinë në detyrë tani, dhe jemi gati të vazhdojmë me çfarëdo qeverie që do të dalë nga Kuvendi. Por tani jemi pak të bllokuar, sigurisht, sepse Kushtetuta e Kosovës thotë se çdo marrëveshje ndërkombëtare me implikime financiare duhet të ratifikohet nga Kuvendi, dhe ne nuk kemi një Kuvend që mund të funksionojë. Pra, të gjitha përpjekjet tona, jo vetëm të Francës, por duke folur për përpjekjet franceze, janë ngadalësuar nga kjo”, tha ai.

Për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori ka theksuar se kjo është mënyra e vetme për të arritur progres dhe ka vlerësuar rëndësinë e udhëheqjes së këtij procesi nga Bashkimi Evropian. Ai ka theksuar se promovimi i idesë së një dialogu të “vdekur” do të ndalonte progresin dhe nuk është në interes të askujt.

Mendoj se jo, dialogu nuk është i vdekur. Dialogu është në fakt mënyra e vetme për të bërë progres. Pra, ata që promovojnë idenë e një dialogu të vdekur, promovojnë mungesën e progresit, dhe nuk mendoj se kjo është në interes të askujt. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet platforma relevante për të trajtuar çështjet, ose BE-ja në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Kur them BE, natyrisht nënkuptoj institucionet në Bruksel, por edhe mbështetjen e shteteve anëtare, dhe Franca është jashtëzakonisht e përfshirë në këto përpjekje. Ashtu si në krizë të tjera ndërkombëtare ne promovojmë dialogun dhe diplomacinë, kështu mendojmë se edhe këtu në Kosovë dialogu i udhëhequr nga BE-ja është platforma relevante”, tha ai.

Sa i përket marrëdhënieve me qeverinë aktuale, Guérot ka thënë se bashkëpunimi tekniko-profesional vazhdon, por ka kufizime për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.

Ne kemi marrëdhënie pune. Siç thashë, ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë për shkak të kufizimeve institucionale ose kushtetuese. Por për të përmendur përsëri disa shembuj, ajo që Agjencia Franceze për Zhvillim po bën, ne vazhdojmë punën teknike, veçanërisht për përgatitjen e Lojërave Mesdhetare, por gjithashtu, siç thashë, edhe në energji. Pra, kemi një marrëdhënie pune. Por duam, jo vetëm ne Franca, por duam një partner të plotë për të angazhuar më shumë. Dhe mendoj se kjo është një situatë normale”, tha ai./D.B/EO

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara