Lajmet

Ambasadori Bajrami: Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim

Publikuar

Edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili kishte thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Është e thjeshtë dhe e qartë: Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social X.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një deklaratë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi kishte thënë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Në llogarinë e tij në platformën X, Rohde tha që kjo deklaratë qëndron ende dhe se rruga drejt kësaj është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit prej të dy palëve, sa më parë.

“Sa për rikujtim: Lexojeni qëndrimin e qartë të kancelarit Scholz gjatë vizitës së tij në qershor të vitit 2022 në Kosovë e Serbi për normalizim, përfshinë njohjen reciproke. Kjo ende vlen. Rruga është kjo: Zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit prej të dy palëve sa më parë”, tha Rohde.

Lajmet

Zbulohet anija 3300-vjeçare në brigjet izraelite

Publikuar

nga

Një kompani gazi natyror në brigjet veriore të Izraelit zbuloi papritur një anije të vjetër 3,300-vjeçare dhe ngarkesën e saj, një nga shembujt më të hershëm të një anijeje që lundron larg nga toka.

Anija, që daton në Epokën e Vonë të Bronzit, u gjet larg bregut, duke treguar se aftësitë e navigimit të marinarëve të lashtë ishin shumë më të avancuara se sa besohej më parë. Kjo sugjeron se ata mund të udhëtonin pa pasur pamje nga toka.

Anija u zbulua në një thellësi prej 1,800 metrash nga kompania Energean, e cila operon fusha të gazit natyror në ujërat territoriale të Izraelit. Anija 12 deri në 14 metra e gjatë ishte e varrosur nën fundin me baltë, e mbuluar me qindra qypa mijëvjeçarë.

Energean bashkëpunoi me Autoritetin Antik të Izraelit (IAA) për të nxjerrë dy qypa për hulumtim. IAA i identifikoi qypat si Kanaanite, një grup njerëzish që dikur jetonin përgjatë bregut lindor të Mesdheut.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Paralajmëron OBSH: Nxehtësia mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët në Gaza

Publikuar

nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se nxehtësia përvëluese në Gaza mund të përkeqësojë problemet shëndetësore për palestinezët.

Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se një krizë serioze e shëndetit publik po afrohet në Gaza për shkak të mungesës së ujit të pastër, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

“Ne kemi përjetuar zhvendosjen masive gjatë javëve dhe muajve të fundit dhe ne e dimë se kombinimi dhe nxehtësia mund të shkaktojnë një rritje të sëmundjeve”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor.

“Ne jemi dëshmitarë të ndotjes së ujit për shkak të ujit të nxehtë dhe do të ketë më shumë ushqim të kontaminuar për shkak të temperaturës së lartë. Do të kemi mushkonja dhe miza nga insektet, dehidrim, goditje nga nxehtësia”, shtoi ai.

Nxehtësia ekstreme ka lënë të vdekur qindra njerëz në mbarë botën derisa po fillon vera e hemisferës veriore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kina kërcënon se do të shqiptojë dënime me vdekje për “separatistët” në Tajvan

Publikuar

nga

Kina kërcënoi se do të shqiptojë dënime me vdekje në rastet ekstreme të “separatistëve” të pavarësisë së Tajvanit, edhe pse gjykatat kineze nuk kanë juridiksion në ishullin vetëqeverisës.

Kina, që e sheh Tajvanin si pjesë të saj, nuk e fsheh faktin që nuk i pëlqen presidenti tajvanez, Lai Ching-te, i cili mori detyrën muajin e kaluar. Pekini thotë se ai është “separatist” dhe që kur ai është inauguruar në postin e presidentit, Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake.

Por, udhëzimet e reja thonë se gjykatat në Kinë, prokuroritë dhe trupat publikë dhe shtetërorë të sigurisë “duhet të dënojnë rëndë mbështetësit e pavarësisë së Tajvanit për shkak se ata po e ndajnë shtetin dhe po nxisin krimet e shkëputjes”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua., duke shtuar se një udhëzim i tillë është lëshuar pasi “duhet të mbrohet sovraniteti i shtetit, uniteti dhe integriteti territorial”.

Udhëzimet po lëshohen në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë edhe ligjin e vitit 2005 kundër shkëputjes, tha Xinhua.

Ky ligj i jep Kinës bazë ligjore për veprim ushtarak kundër Tajvanit në rast se ky ishull shkëputet apo tenton të shkëputet.

Ende nuk ka reagim nga Qeveria e Tajvanit për këtë njoftim të bërë nga Kina.

Kina në të kaluarën ka ndërmarrë masa ligjore ndaj zyrtarëve të Tajvanit, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Hsiao Bi-khim, ish-ambasadorit de facto të Tajvanit në Shtetet e Bashkuara. Ai aktualisht është zëvendëspresident i Tajvanit./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani kujton vuajtjet e popullit gjatë luftës së fundit, mbi gjysma e popullsisë u bënë refugjatë

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social “X” në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Osmani u shpreh se mbi gjysma e popullsisë së Kosovës u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në X.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara