Lajmet
Ambasada amerikane ia dorëzon Qeverisë së Kosovës raportin e studimit për Ujmanin
Published
5 years agoon
By
Betim GashiAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, një nga katër zotimet të marrëveshjes së 4 shtatorit, që ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.
Ky raport nxjerr katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani:
- Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për të përforcuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.
- Të implementohet sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin Ujman për të rritur të hyrat e termocentralit dhe për të mbështetur më tej balancimin e ngarkesës. Duke përdorur sistemet SCADA, përmirësoni infrastrukturën e ujit dhe elektricitetit në sistemin në Ujman. Duke lidhur të dhënat e siguruara dhe kontrollet me sistemin menaxhues të energjisë KOSTT, do të ofrohen mundësitë për KOSTT-in që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike. Për hidrocentralin Gazivodë/Ujman, parashikimet për kërkesat për energji ndër të tjera do të rrisnin të hyrat, duke planifikuar operacionet e energjisë ujore kur çmimet janë të lartas. Marrëveshjet operuese janë të nevojshme. Të dhënat SCADA mund po ashtu të përdoren për të informuar planifikimin e modeleve të sistemit të energjisë dhe për të ndihmuar të të identifikohen investimet e nevojshme në infrastrukturë që mund të duhen për të ofruar shërbime operacionale më ekonomike, ndër të shtohet fleksibiliteti i nevojshëm për të integruar energjinë së ripërtërishme.
- Implementimin e një komisioni lumor dhe vlerësimi i shërbimeve. Të formohet një komision i Lumit Ibër i cili do të përkrahte operimet akterët rajonalë dhe koordinonte operimet e lumit. Një komision i lumit do të përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë ndërmarrjen e aksioneve nga palët për të ndikuar direkt në furnizim me ujë dhe shërbime lumore për të dyja palët. Për këtë, SHBA-ja ka thënë se ka rishikuar nëntë marrëveshje ndërkufitare të lumenjve në Evropë. Sipas SHBA-së, asnjë nga këto marrëveshje evropiane nuk i mbulon sfidat rajonale të lumit Ibër. Për këtë ka propozuar një koordinim teknik siç zhvillohet në lumin Columbia, në bazë të Traktatit mes SHBA-së dhe Kanadasë.
- 4. Të përmirësohet parashikueshmëria e furnizimit me ujë. Sistemi i Ujmanit duket se luan rol të ngjashëm me Digën e Grand Couleet në lumin Columbia në Paqësorin Veriperëndimor në SHBA sa i përket kontributit të tij për sistemin e maganizimit për furnizim me ujë gjatë sezoneve, dhe energjinë ujore dhe po ashtu për shërbimet e kontrollit të përmbytjes – të gjitha të bazuara në një kombinim të parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të gjitha të bazuara në një kombinim të parashkimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër. Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të eksplorojnë vlerën e parashikimeve të fluksit sezonal dhe fluksit të parashikimeve, që janë produkte të parashikimeve në dispozicion të Komisionit Evropian në rajonin e Ballkanit, për të përmirësuar planifikimin e operacioneve në sistemin e Ujmanit, thuhet ndër tjera.
Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Uashingtonit nuk do të dërgohet në Kuvend dhe e sheh si të pazbatueshme.
You may like
-
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
-
Kjo është përgjigja e Kurtit, kur pyetet për reagimin e ambasadës së SHBA-së për moscertifikimin e Listës Serbe
-
Reagimi i Ambasadës Amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik
Vendi
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Published
1 hour agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.
Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.
Lajmet
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Published
1 hour agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.
I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.
Vendi
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
13 hours agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Lajmet
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
17 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Kriza e re në NATO: Trump paralajmëron tërheqjen pas tensioneve për Iranin
Tri raste të dhunës në familje brenda një dite
Final Four i Kupës së Kosovës në volejboll zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Lively dhe Baldoni: Shumica e padisë hidhet, tri akuza në gjyq
Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
