Lajmet

Amazon po lanson robotin shtëpiak, Astro

Mbështetet në teknologjinë e shtëpisë së mençur.

Publikuar

Amazon po lanson robotin Astro, roboti i parë shtëpiak, që ka teknologjinë e shtëpisë së mençur, Alexa.

Nga kompania thonë se roboti mund të programohet në rast se nuk jeni në shtëpi, për t’u kujdesur për kafshët, njerëzit apo edhe për sigurinë e shtëpisë. Madje mund të programohet edhe për t’iu dërguar njoftime pronarëve nëse ka diçka të pazakontë në shtëpi.

Nga Amazon thonë se ky robot është më tepër sesa “Alexa me rrotë”, dhe është programuar për një sërë lëvizjesh dhe shprehish.

Roboti që kushton afro 860 euro, mund t’i ndihmojë edhe të moshuarit. Ky robot do të dalë në shitje këtë vit, por fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews

Lajmet

​Szunyog flet pas takimit, tregon çka kërkoi nga kryetarët e komunave veriore

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se i ftuan që të tregojnë përmbajtje.

Publikuar

nga

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ai i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, takuan kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, dhe atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilëve u bënë thirrje të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën në veri.

Kryetarëve që janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se i ftuan që të tregojnë përmbajtje.

“I lumtur të pres ambasadorin amerikan në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci dhe atë të Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri, sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të komunave që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Takimi i diplomatëve me kryetarët e zgjedhur është mbajtur në ditën kur disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Pesë policisë mbetën të lënduar ndërsa katër vetura u dëmtuan, si pasojë veprimeve të protestuesve.

Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të vendit, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lisa Serbe, me përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri

Kështu shkroi Kurti në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri të vendit duhet të qetësohet si dhe duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur në muajin shkurt në Bruksel.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se janë pajtuar për këto çështje.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antiono Tajani sot. Të dy ramë dakord se është koha që të zbatohet Marrëveshja Bazë dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Japonia paralajmëron se do të shkatërrojë çdo raketë të Koresë së Veriut që hyn në territorin e saj

“Ne do të marrim masa shkatërruese kundër raketave balistike”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.

Publikuar

nga

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë paralajmëroi të hënën se do të shkatërronte çdo raketë të Koresë së Veriut që hyn në territorin e saj pasi Pheniani njoftoi vendin për planet për të lëshuar një “satelit” midis 31 majit dhe 11 qershorit.

“Ne do të marrim masa shkatërruese kundër raketave balistike dhe të tjera që janë konfirmuar se zbarkojnë në territorin tonë”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.

Agjencia e zhvillimit hapësinor të Koresë së Veriut kishte thënë vitin e kaluar se do të përfundonte përgatitjet për satelitin e zbulimit deri në prill 2023./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Katër të vdekur pasi një anije turistike u përmbys në liqenin Maggiore të Italisë

Operacionet e kërkim-shpëtimit tani kanë përfunduar pasi trupi i fundit u gjet në orën 8 të mëngjesit.

Publikuar

nga

Trupat e katër personave janë nxjerrë nga liqeni Maggiore në veri të Italisë pasi një varkë turistike u përmbys të dielën në mbrëmje, tha shërbimi zjarrfikës i Italisë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit tani kanë përfunduar pasi trupi i fundit u gjet në orën 8 të mëngjesit me orën lokale, tha shërbimi zjarrfikës, Vigili del Fuoco.

Varka 16 metra mbante 24 persona kur hasi në vështirësi gjatë një “stuhie të dhunshme” dhe u përmbys pak pas orës 19:30.

Në bord kishte 22 turistë, përfshirë pasagjerë britanikë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, sipas Sky Tg24.

Njëzet persona u shpëtuan pasi varka u përmbys, tha shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara