Sport

Allegri përjashton Pogban nga skuadra për arsye disiplinore

Mesfushori francez u vonua në stërvitjen e djeshme.

Published

on

Paul Pogba nuk do të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen e sotme kundër Freiburgut në Ligën e Evropës.

Siç u konfirmua për “ANSA”, ai nuk u përjashtua për probleme fizike, por për arsye disiplinore. Mesfushori francez u vonua në stërvitjen e djeshme.

Kështu trajneri Allegri dhe klubi vendosën të mos e ftojnë fare. Për pjesën tjetër, Alex Sandro është rikuperuar, ndërsa De Sciglio dhe Milik mbeten ende jashtë.

Sport

Milot Rashica po largohet nga Besiktashi, nuk është për shije të trajnerit të ri

Published

on

Beshiktashi do të vlerësojë ofertat për Milot Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës.

Pas eliminimit nga Lausanne në playoff të UEFA Conference League e mbylljes së aventurës evropiane, klubi merr vendime të rëndësishme.

Pasi vendosi të ndahet me Ole Gunnar Solskjaer dhe të emërojë në vend të tij Sergen Yalçın, Beshiktashi ka marrë vendimin edhe për Milot Rashicën. Yalçın ka kërkuar nga presidenti Serdal Adalı, që të largojë nga skuadra 3 lojtarë, Svensson, Joao Mario dhe Milot Rashica.

Sezonin e kaluar reprezentuesi i Kosovës zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asistime.

Vlera e tij aktuale është 6.5 milionë euro. Sulmuesi anësor kosovar ka luajtur deri tani në 4 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol.

Continue Reading

Sport

Kur rikthehet Barcelona të luajë në “Camp Nou”?

Published

on

 Klubi pret të marrë miratimin përfundimtar në orët në vijim për të zhvilluar ndeshjen e La Ligas kundër Valencias më 14 shtator në stadiumin e rinovuar. 

Hapi i fundit që mbetet është lëshimi i Certifikatës për Punimet e Përfunduara, e cila do t’i mundësojë klubit të nisë shitjen e biletave.

Barcelona është e bindur se do të marrë dritën jeshile më së largu deri të mërkurën. Nëse ndodh ndonjë vonesë e papritur, rikthimi do të shtyhet për një javë, në ndeshjen ndaj Getafes më 21 shtator.

Rikthimi në ‘Camp Nou’ do të ndodhë në mënyrë graduale, me një kapacitet të kufizuar fillimisht. Në fazën e parë do të lejohen 27,000 tifozë në tribunën kryesore dhe në tribunën pas portës jugore.

Faza e dytë do të shtojë tribunën anësore, duke e rritur kapacitetin në 45,000 deri në fund të tetorit.

Më pas, në fazën e tretë do të hapet tribuna veriore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të spektatorëve në 60,000 deri në fund të nëntorit.

Faza e dytë e madhe e projektit do të përfshijë ndërtimin e unazës së tretë të tribunave, shtimin e zonave VIP dhe vendosjen e një çatie të re.

Pas përfundimit të plotë të punimeve, ‘Spotify Camp Nou’ do të ketë kapacitet prej 105,000 vendesh, duke e bërë stadiumin më të madh në Evropë.  Përveç ndonjë pengese të minutës së fundit, ndeshja e 14 shtatorit ndaj Valencias pritet të shënojë rihapjen historike të ‘Camp Nou’.

Continue Reading

Sport

Përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve të Kombëtares për ditën e hënë, më 1 shtator 2025, në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Sipas njoftimit, përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë konferencë për media në orën 12:00, ku pritet të flasë për përgatitjet, pritshmëritë dhe rëndësinë e këtyre dy sfidave të mëdha.

Po ashtu, në orën 17:00 është paraparë seanca stërvitore e “Dardanëve” në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku ekipi do të vazhdojë përgatitjet përballë dy kundërshtarëve të fortë evropianë.

Kosova fillimisht do të përballet me Zvicrën në udhëtim, ndërsa më pas do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Continue Reading

Sport

Edon Zhegrova, lojtari më i ri i Juventusit

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka dhënë “Here we go”-në e famshme për Edon Zhegrovën te Juventusi.

Romano ka raportuar se tashmë ylli kosovar do të jetë lojtari më i ri i Juventusit, pasi Lille e pranoi ofertën e “Zonjës së Vjetër” sonte.

Juventusi do të paguajë një pako prej 20 milionë eurosh për Zhegrovën, me këtë të fundit që tash e disa ditë e ka pranuar ofertën e klubit bardhezi nga Turini. Fabrizio ka shtuar më tej, që nëse gjithçka shkon sipas planit, Zhegrova sonte do të udhëtojë për në Turin.

Zhegrova është pjesë e Lille që nga janari i vitit 2022.

Sezonin e kaluar, ylli dardan shënoi tetë gola në pjesën e parë të sezonit, teksa në pjesën e dytë nuk u paraqit fare shkaku i një lëndimi.

26-vjeçari është pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës e Suedisë, ndeshje që luhen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.

Continue Reading

Të kërkuara