Sport

Allegri më keq se Pirlo

Juventus – 13 nga kreu: tani kriza është zyrtare.

Published

on

Minus 5 pikë krahasuar me vitin e kaluar (trajner Pirlo) dhe minus 11 krahasuar me dy vite më parë (trajner Sarri). Humbja e tretë në dhjetë javë, duke përfshirë dy në shtëpi me Empolin dhe Sassuolon. Të flasësh për krizë te Juventus është pothuajse e pashmangshme. Mund të analizohet një mesfushë e nivelit të dobët teknik, një sulm i kufizuar nga një Morata në një version fantazmë, mbrëmjen jo të Chiesa ose atë të një reparti difensiv më pak të vëmendshëm se zakonisht.

Ose mund të bëhet fjalë për “mungesë të qartësisë”, për “menaxhimin e gabuar të minutave të fundit” ose për një ekip që është bërë neurotik”, siç konstatoi Allegri. Nga ana tjetër, për të futbolli përbëhet vetëm nga individualiteti. Por ndodh edhe që të humbasë në shtëpi ndaj një skuadre shumë më inferiore nga ky këndvështrim, në një mbrëmje në të cilën lojtari më teknik i bardhezinjve, Dybala, ishte më i miri në fushë. Për trajnerin e Juventusit gjithçka varet nga vlerësimi i formës së individit dhe aftësia për të bërë ndryshimin e duhur nga pankina, pjesa tjetër është punë e “shkencëtarëve” që kuptojnë pak ose aspak nga futbolli.

Megjithatë, duhet shpjeguar, duke arsyetuar në këtë mënyrë, se si është e mundur që një ekip teknikisht shumë inferior të fitojë në Torino, duke treguar sesi organizimi i lojës mund të bëjë diferencën. Juventusi është ndërtuar sipas karakteristikave të veta dhe objektivisht është e vështirë të mendosh t’i japësh një lojë fluide një skuadre si kjo. Por është po aq e vërtetë që gjurmët e lojës, të parimeve të qarta dhe të njohura, shpesh mund të ndihmojnë për të gjetur fillin e manovrës. Ky Juventus duket se ka braktisur veten, e impenjohet vetëm për të menduar se si të shfrytëzojë lojën e individit që, nganjëherë, nuk mund të mjaftojë për të ndryshuar një ndeshje.

Continue Reading

Sport

Real Madridi me mesazh mbështetjeje për Kosovare Asllanin

Published

on

By

Klubi i njohur spanjoll Real Madrid ka dërguar një letër zyrtare mbështetjeje për futbollisten Kosovare Asllani, e cila aktualisht është pjesë e London City Lionesses. Në këtë letër, në emër të klubit dhe presidentit Florentino Pérez, shprehen urimet më të mira për një rikuperim sa më të shpejtë pas lëndimit.

Mesazhi është nënshkruar nga drejtori i marrëdhënieve institucionale, Emilio Butragueño, duke treguar respektin dhe mbështetjen që klubi madrilen ka për lojtaren.

Ky gjest tregon edhe një herë madhështinë dhe kulturën sportive të Real Madridit në raport me futbollistët, përtej fushës së lojës.

Continue Reading

Sport

Vëllaznimi sanksionohet nga BAT-i, në telashe për transferime

Published

on

By

Klubi i basketbollit KB Vëllaznimi është sanksionuar nga Tribunali i Arbitrazhit në Basketboll (BAT), vendim i publikuar në faqen zyrtare të FIBA më 13 prill.

Sanksioni nënkupton që klubi gjakovar aktualisht nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj, derisa të zgjidhë çështjen financiare me palën që ka fituar rastin në BAT ose të arrijë marrëveshje.

Ky vendim vjen si pasojë e mos përmbushjes së obligimeve kontraktuale ndaj të paktën një lojtari apo trajneri, duke e futur klubin në një situatë të vështirë administrative dhe sportive.

Rasti i Vëllaznimit vjen në një periudhë kur disa klube të tjera kosovare kanë pasur përballje me BAT-in, përfshirë edhe KB Peja, e cila më herët këtë sezon ishte nën sanksione të ngjashme, por më pas arriti marrëveshje për t’i zgjidhur obligimet.

Ndërkohë, Sigal Prishtina gjithashtu ka pasur raste të raportuara në BAT, por pa sanksione të konfirmuara.

Në aspektin sportiv, Vëllaznimi e mbylli stinorin e rregullt në Superligën e Kosovës në vendin e fundit, pas një përfundimi të komplikuar të garës ku disa skuadra kishin pikë të barabarta dhe renditja u vendos sipas bilancit të ndeshjeve të ndërsjella.

Klubi gjakovar kishte shpresuar të mbijetonte në elitë pas fitores në xhiron e fundit ndaj Pejës, por interpretimi zyrtar i rregullave nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) nuk i favorizoi, duke e çuar në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.

Vëllaznimi synon rikthimin e shpejtë në Superligë, por fillimisht duhet të zgjidhë çështjen në BAT për të normalizuar situatën me transferimet dhe funksionimin e klubit.

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka zhvilluar një përballje të fortë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ku u ndesh me legjendën gjeorgjiane dhe kampionin olimpik Lasha Shavdatuashvili.

Gjakova ishte për një kohë të gjatë në epërsi dhe tregoi paraqitje shumë të mirë, por ritmi i lartë dhe lodhja nga dueli paraprak – që zgjati mbi shtatë minuta – ndikuan në vazhdimësinë e tij në kohën shtesë.

Këtë e shfrytëzoi përvoja e Shavdatuashvilit, i cili arriti të përmbysë situatën dhe të sigurojë fitoren, duke kaluar në gjysmëfinale.

Megjithatë, Gjakova mbetet në garë për medalje. Ai tani do të vazhdojë në repesazh dhe për të arritur medaljen e bronztë i nevojiten edhe dy fitore.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova kalon në çerekfinale pas një dueli të fortë

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mira në Kampionatin Evropian, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Në rundin e radhës, ai u përball me britanikun Benjamin Levy, në një duel shumë të fortë dhe të balancuar që zgjati mbi shtatë minuta.

Pas një lufte të gjatë dhe taktike, Gjakova arriti të gjejë momentin vendimtar, duke realizuar një hedhje të bukur që i siguroi fitoren me “Ippon”.

Me këtë triumf, ai vazhdon garën mes tetë më të mirëve dhe mbetet një nga pretendentët për medalje në këtë kampionat.

Continue Reading

Të kërkuara