Lajmet

Aliu për projektet ujore: Asnjëri prej projekteve të shqyrtuara s’kanë pasur leje

Ai theksoi se këto çështje do t’i ngrisin si alarm dhe do të marrin masa korrekte drejt përmirësimit të proceseve.

Published

on

Projektet kapitale në fushën e ujërave u bënë me një vlerësim ad hoc duke mos ndjekur një proces të vlerësimit profesional e të prioritetizimit të vlerësimit të kostove të përfitimeve dhe fezibilitetit të tyre. Shpeshherë inicimi i këtyre projekteve është bërë edhe nga stafi politik i kabinetit të ish-Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e pa pasur dokumente projektuese. Kështu tha ministri i MMPHI, Liburn Aliu derisa prezantoi raportin grupit punues për shqyrtimin e projekteve kapitale të zbatuara në fushën e ujërave.

Aliu në një konferencë për medie theksoi se këto çështje do t’i ngrisin si alarm dhe do të marrin masa korrekte drejt përmirësimit të proceseve që lidhen me fushën e projekteve jo vetëm të ujërave.

“Për më tepër shpeshherë inicimi i projekteve është bërë nga stafi politik i kabinetit të ministrit pa pasur dokument projektues për zbatimin e projektit që do të duhet të jetë parakusht për inicimin e procedurave të prokurimit […] Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar shuma të larta të parave për projekte që nuk janë i nënshtruar vlerësimit profesional. Pranimi i këtyre projekteve është bërë nga një komision prej tre anëtarësh e të cilët nuk kanë verifikuar fare as përmbajtjen e projektit, e as cilësinë por kanë pranuar vetëm pranimin e kopjeve fizike dhe elektronike të dokumentacionit projektues. Asnjëri prej projekteve të shqyrtuara nuk ka pasur leje të ndërtimit, leje ujore e as leje mjedisore. Pra, bëhet fjalë për projekte të investimeve kapitale që i ka investu Qeveria e Kosovës. Mos zbatimi i procesit të aplikimit për marrjen e lejes së ndërtimit ka pas si sikuencës mos shqyrtimin e dokumentacionit projektues nga autoriteti. Pra, me vetë faktin që nuk është aplikuar fare për leje, hartimi i këtyre projekteve nuk ka mundur të vlerësohet nga askush”, tha ai.

Ai shtoi se në këto projekte ka munguar edhe kontrolli i cilësisë së projektimit dhe zbatimit të këtyre projekteve. Sipas tij, e kjo do të shërbejë si një dritë e sensibilizimit që të bëhen analiza edhe në projekte të infrastrukturës.

“Detyrë e jona është se kur e shohim këtë gjendje ta ngrisim në nivel shumë të lartë gjendjen e alarmit dhe të marrim masa konkrete drejt përmirësimit të proceseve që lidhen me fushën e projekteve jo vetëm të ujërave por edhe projekteve të tjera. Kjo mbase na jep dritë të sensibilizimit që të bëjmë analiza të tilla të projekteve tjera të infrastrukturës dhe ne do të themelojmë edhe grup tjetër punues dhe do të merremi edhe me projekte të infrastrukturës dhe të shohim çka u bë atje. Detyrë e jona mbetet si në fazën e projektimit, ndërtimit, në fazën e operimit ne gjitha këto fazë të realizohet kontroll i cilësisë dhe të sigurohemi që punët janë realizuar ashtu siç është paraparë në projekt dhe të sigurohemi që projekti është realizuar tamam si e parasheh studimi”, tha Aliu.

Ndërsa i pyetur se për lëndët për hetim në Prokurori, Aliu tha se fillimisht është zyra e auditori kombëtar dhe është auditimi i ministrisë që do të merret me këto. E më pas do të jetë edhe dera e prokurorisë ku do të trokasin për këto çështje.

Aliu i është kundërpërgjigjur edhe aktivistes Shpresa Loshaj nga organizata jo-qeveritare “Pishtarët që deklaroi se Ministria e Ambient është duke planifikuar që të lëshojë leje të reja për hidrocentrale në Deçan, kompanisë private KELKOS. Përmes një komunikate për medie, kjo organizatë ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri i Ambientit, Liburn Aliu, ka pranuar nga KELKOS-i një plan për restaurimin e Zallit të Rupes në Deçan.

“’Ministria e Ambientit është këtu për t’ia dhënë aminin çkado që Kelkos kërkon. Kjo është shpifje. Fshehurazi, mbrapa shpine. Unë i takoj ata në zyre. Kelkos si palë vjen takohet me mua në zyre dhe me ekspertët apo zyrtarët e fushës në prezencë të njëri tjetrit, nuk ka asnjë takim fshehurazi[…]zonja Shpresa Loshaj është nxituar nuk di pse, mbase është natyra e saj që nxitohet”, tha Aliu.

Lajmet

Rama: Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën, duke theksuar se Beogradi ende nuk e ka pranuar realitetin e krijuar me ekzistencën e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Rama u shpreh se problemi kryesor qëndron te refuzimi i Serbisë për të pranuar ndryshimin e realitetit politik në rajon.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin. Nuk ekziston më diçka që quhet ‘Kosova dhe Metohia’; ekziston Republika e Kosovës”, deklaroi ai.

I pyetur për faktin se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Rama tha se kjo nuk e ndryshon realitetin.

“Pesë nga 27 janë ende pak. Shumica dërrmuese e vendeve e kanë pranuar realitetin. Edhe shqiptarët, sikurse kombet e tjera të ish-Jugosllavisë, kishin të drejtën e vetëvendosjes”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Rama shmangu komentet direkte për qëndrimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Unë kam një rregull që e respektoj gjithmonë: nuk flas kurrë për opozitën time në një gjuhë të huaj. Mos më kërkoni të them në një gjuhë të huaj gjëra që kanë të bëjnë me Albin Kurtin dhe me vëllezërit e motrat e mia në Kosovë”, tha ai.

Në fund, Rama theksoi se Serbia, si shteti më i madh në rajon, duhet të përballet me të kaluarën dhe të pranojë realitetin e ri.

“Sipas mendimit tim, sa më shpejt që Serbia ta pranojë se ekziston një realitet i ri, aq më mirë do të jetë për vetë Serbinë”, përfundoi ai./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Von der Leyen në Kiev, BE-ja dhe Ukraina drejt marrëveshjes së re për prodhimin e dronëve

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Vizita, e dyta e saj në Kiev gjatë këtij viti, pritet të përqendrohet në një marrëveshje të re për prodhimin dhe zhvillimin e dronëve, të cilët kanë marrë një rol kyç në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Me të mbërritur në kryeqytetin ukrainas, von der Leyen tha se Ukraina ka krijuar një moment të ri në fushën ushtarake.

“Ukraina ka ndërtuar një vrull të fortë ushtarak. Batica po ndryshon. Bashkimi Evropian po luan plotësisht rolin e tij me kredinë prej 90 miliardë eurosh. Në Ukrainë do të njoftoj iniciativa të reja për të thelluar integrimin e industrive tona të mbrojtjes”, deklaroi ajo.

Sipas raportimeve, një nga elementet kryesore të marrëveshjes do të jetë ruajtja e dronëve ukrainas në territorin e Bashkimit Evropian, duke kombinuar kapacitetet industriale të Evropës me zhvillimin teknologjik të Ukrainës.

Gjatë vizitës, presidenti Volodymyr Zelensky pritet ta dekorojë Ursula von der Leyen me Urdhrin e Evropës, një vlerësim i ri që u jepet personaliteteve që kanë kontribuar në mbështetjen e Ukrainës dhe në avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen do të marrë pjesë gjithashtu në edicionin e pestë të Samitit Ukrainë–Evropë Juglindore, ku do të jenë të pranishëm edhe liderë nga Kroacia, Moldavia, Rumania dhe vende të tjera të rajonit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta arrin në 1.54 euro për litër

Published

on

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rritje për ditën e mërkurë, sipas çmimeve maksimale të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Litri i naftës mund të shitet deri në 1.54 euro, duke shënuar një rritje prej dy centësh krahasuar me një ditë më parë.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Të mërkurën, litri i benzinës mund të shitet deri në 1.40 euro, një cent më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, me 0.60 euro për litër.

Rritja e çmimeve të derivateve vjen pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, përkatësisht prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. SHBA-ja ka njoftuar rikthimin e bllokadës për anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, një zhvillim që ka ndikuar edhe në tregjet ndërkombëtare të naftës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për tentim-vrasje në Deçan, i dyshuari akuzohet se qëlloi ndaj katër personave

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj I.Z., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, brenda një lokali në komunën e Deçanit.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona duke përdorur armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri ka marrë lëndime të lehta. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa pësuar lëndime.

Prokuroria bën të ditur se arma e përdorur në këtë rast dyshohet se mbahej pa autorizim ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Armët. Pas arrestimit të të pandehurit, gjatë kontrollit dhe bastisjes janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, I.Z. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara