Lajmet

​Aliu: Kemi paguar 120 milionë euro shpronësime të mbetura borxh

Aliu ka thënë se shumë projekte rrugore është dashur që të tenderohen nga fillimi.

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka përmendur disa nga projektet më kryesore për infrastrukturën e vendit. Ai në një konferencë për media sot tha se gjatë 2024-së do të përmbyllet projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan dhe rruga Dollc-Gjakovë. Aliu ka thënë se shumë projekte rrugore është dashur që të tenderohen nga fillimi.

“Ajo çka dua të them, në vitin që do të kemi para nesh, një pjesë e madhe e projekteve nga e kaluara që ka qenë litarë për qeverinë tonë do të arrijmë t’i përfundojmë. Kjo është diçka që jam i gëzuar që do të arrijmë të përmbyllim projektet me shumë telashe, siç është autostrada Prishtinë-Gjilan, ajo Prishtinë -Mitrovicë, të cilën besoj që brenda ditëve në vijim dhe brenda muajit janë arritur të nënshkruhen kontrata dhe të nisin punimet. Pastaj rruga Dollc -Gjakovë, kemi arritur një pjesë të madhe të shpronësimeve t’i realizojmë dhe të bëjmë shpejt të qarkullueshme me katër shirita, përpos një segmenti që mbetet në gjykatë. Pastaj Drenas -Skenderaj, hyrje-daljet e Ferizajt, ato të Gjilanit, rruga Prizren-Prevallë. Këtë vit do të përfundojnë edhe (rruga) Prishtinë- Podujevë, e cila ka qenë një segment që dukej se do të zgjasë pafundësisht, por pas ritenderimit të segmenteve tjera do të mund të realizohet në gjithë gjatësinë e saj”, theksoi Aliu.

Aliu tha se sfidë kryesore kanë pasur borxhet e mbetura. Ai tha se mbi 120 milionë euro kanë paguar vetëm shpronësime të mbetura.

“Projektet kryesore që i kemi pasur, pengesa për shkak të shpronësimeve, rreziqet nga penallti e shumta, qoftë me fonde të huaja apo me kredi, kemi arritur që mbi 120 milionë euro pagesa të realizojmë brenda tri vjetësh të shkuara dhe presim që me 20 milionë të tjera të zvogëlojmë dukshëm mbetjen e borxhit për vitet në vijim”, tha Aliu.

Aliu theksoi se do të fillojnë qendrat e riciklimit si dhe prioritet për këtë vit do të jetë edhe hapja e korridoreve ajrore me Malin e Zi. Ai tha se me hapjen e korridoreve ajrore qytetarët do të kenë shpenzime të vogla dhe kohë në lëvizjen tyre.

“Me ndihmën e Bashkimit Evropian, GIZ-i gjerman do të fillojmë të ndërtojmë qendrat e riciklimit dhe adresën e radhës të materialeve të ndara, të cilat do të mund të riciklohen më tej. Tash para nesh kemi këtë vit prioritet hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi. Kjo do të jetë shkurtim i rrugës për qytetarët të cilët mund të lëvizin lirshëm në BE, pasi që janë liberalizuar vizat dhe të kenë shpenzime të vogla në pagesë të biletave dhe në kohë në lëvizjen e tyre”, tha Aliu.

Krahas kësaj, ministri Aliu foli edhe për raportimet për shkëmbim të pronave komunale në Prishtinë me prona në Badoc, ku nënvizoi se pa interes publik të qartë nuk mund të ketë shpronësime e as këmbim të pronave.

“Shpronësimet dhe këmbimet e pronave përherë duhet të kenë arsyetimin e plotë të interesit publik. Pa pasur interes publik të qartë, nuk mund të ketë as shpronësime e as këmbim të pronave”, tha ministri Aliu.

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Vendi

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara