Lajmet

Aliu: Janë respektuar kërkesat e banorëve në zonën “Bjeshkët e Nemuna”

Ai tha se në zonën e dytë të këtij parku do të lejohet prerja e pyjeve, por duhet të jetë e planifikuar.

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë raportimit para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u shpreh se kërkesat e banorëve në zonën e Parkut Kombëtar janë respektuar.

Gjatë shqyrtimit të Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Aliu tha se në zonën e dytë të këtij parku do të lejohet prerja e pyjeve, por duhet të jetë e planifikuar.

Aliu theksoi se brenda parkut nacional motiv kryesor i planifikimit të shfrytëzimit të të mirave të natyrës është mbrojtja e natyrës.

Drafti i planifikimit hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” Aliu tha se e ka gjetur të gatshëm, dhe me disa ndryshime tashmë ndodhet në Kuvend për votim.

Sipas tij, hapësira për ndërtim sipas planifikimit hapësinor është mjaftë e madhe.

“Në kohën kur unë e kam marr detyrën e ministrit pra ky ka qenë draft tashmë i gatshëm i cili i ka ndodhur disa ndryshime të tjera tek ai, dhe më pastaj ky draft final vije para jush dhe që tash jemi të gatshëm të diskutojmë për kërkesat e banorëve. Kur flasim për lejet ndërtimore për legalizimin, për prerjen e pyjeve, për pronat të gjitha këto kanë të bëjnë me ligje të ndryshme, por ligji bazë është për mbrojtjen e natyrës dhe zonimet nuk kanë domosdo të bëjnë me pronat private, në rast se bie ndonjë zonë e caktuar që studimi e ka përcaktuar si vlerë strikte atëherë ajo shpallet si kategori e parë dhe shpronësohet, dhe fatmirësisht në këtë zonim të parkut nacional nuk kanë raste të tilla, këtu jemi mbase me fat. Zonat e dyta dhe të treta ato jo domosdshmërishtë mund të jenë vetëm në zonat private, ndonëse është synuar të kihen parasysh pronat private. Hapësira totale e zonave ku lejohet ndërtimi është mjaftë e madhe, nga vështrimi im personal është mjaftë e madhe ka qenë edhe më e madhe është zvogëluar në zonën ku është, nëse do e bënim ne do të kishim me i bërë të gjitha zonat private ndërtim brenda parkut dhe krejt pronat private me qenë ndërtim atëherë i bie që të kemi aq shumë ndërtim sa që më shumë se sa që kemi qytete zona urbane brenda territoreve të komunave ku përfshihet parku”, tha Aliu.

Ministri Aliu gjatë raportimit u shpreh se në zonën e dytë të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” do të lejohet prerja e pyjeve e cila duhet të jetë e planifikuar sipas ligjit.

“Sa i përket prerjes së pyjeve edhe në pyje private në zonat e dyta do të mund të lejohet prerja dhe ajo prerja bëhet në bazë të planit të prerjes që në bazë të ligjit të ri do të jetë kompetencë e kombinuar në bazë të Agjencionit të pyjeve dhe autoriteteve të pakut, ku autoritet e parkut i përcaktojnë kriteret e qarta të mbrojtjes së natyrës në bazë të të cilave bëhen planet e menaxhimit të pyjeve”, u shpreh ministri Aliu.

Lidhur me kërkesën e banorëve për mos vendosje të laurës, deputetja Fitore Pacolli kërkoi të di se banorët e kësaj ane a do duhet ta paguajnë hyrje-daljen.

“Ata kanë kërkuar që mos me u vendos laur..banorët nuk kanë nevojë me pagua hyrje dalje“, tha ajo.

E ministri Aliu tha se do të vendosen kufizime, por të cilat nuk do të vlejnë për banorët, pasi ata nuk do të paguajnë hyrje-daljet.

“Parqet nacionale nënkuptojnë mbrojtjen niveli i mbrojtjes nënkupton edhe kufizimet natyrisht që kufizimet nuk do të vlejnë për banorët, banorët e zonës do të kenë qasje sepse jetojnë në atë pjesë dhe për sa i përket banorëve qasje në parkun nacional do të jetë si në pronën e shtëpinë e tyre, por duhet të kihet parasysh se shfrytëzimi i parkut nacional duhet t’i ketë edhe kufizimet e veta. Absolutisht jo”, theksoi Aliu.

Deputeti i LDK-s-, Besian Mustafa u shpreh i interesuar të di se sa janë marr parasysh kërkesat e banorëve të zonës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Aliu u përgjigj se banorët fillimisht e kanë kundërshtuar shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” si park nacional, por që sipas tij kërkesat e banorëve janë respektuar.

Madje, theksoi se 10.6% e gjithë territorit të këtij parku është zonë ndërtimi.

“Që nga momenti kur është shpall parku nacional ka pas ankesa dhe kundërshtime nga ana e banorëve, ka pasur kundërshtime për shpalljen e parkut nacionale e para dhe e dyta pastaj ka ardhur koha e planifikimit në të cilat kanë qenë ato diskutime ku kërkesat e banorëve kanë qenë që ata me pas të drejtë ndërtimi në pronat e veta. Pra të gjitha pronat private që janë atje kanë kërkuar të kenë mundësinë ndërtimi, kjo kërkesë ka shkuar deri në atë masë ka qenë kërkesë që çdo pronë private që ndodhet atje që duhet të lejohet të ndërtohet. Janë respektuar kërkesat e banorëve dhe pronat private brenda parkut nacional që nuk janë pyje, janë zona të hapura dhe në të cilat mund të ndërtohet dhe janë futur brenda zonave të treta me një parim të përgjithshëm është respektuar ky parim në një draft ka shkuar madje edhe në variant ku edhe pyjet prona private që kanë qenë pyje janë planifikuar që edhe ato të ndërtohen…Sot kemi arritur që 10.6 e gjithë territorit të pakut nacional është zonë ndërtimi”, theksoi ai.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu pyeti për kapacitet inspektuese për të parandaluar degradimin në parqet nacionale.

“Cilat janë kapacitetet e inspektimit në parandalimin e degradimit të natyrës atje, sepse shpesh ka ndodhur të degradoj deri në një masë të caktuar me ndërtime, prerje të pyjeve e ndërtime të gurthyesve dhe pastaj jemi munduar t’i riparojmë ato”, pyeti Musliu.

Ministrit Aliu u shpreh se si ministri e Mjedisit nuk kanë aktualisht kapacitet inspektuese për kontrollim të prerjes së pyjeve, por po shpresojnë që me Ligjin e ri të Prerjes së Pyjeve të ketë mundësi shtimit të kapaciteteve.

“A ka sot kapacitet ministria ta kontrolloj prerjen e pyjeve, aktualisht jo shpresoj që me ligjin e ri të prerjes së pyjeve do të mund të shtohen kapacitetet, sepse do të kemi kapacitete të kombinuara të të dyja ministrive”, tha ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës, vitin e kaluar ka miratuar Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Lajmet

Kroacia reagon ndaj Hagës: Aktgjykim jo përfundimtar, pavarësia e Kosovës nuk pyetet

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një vendim jo përfundimtar të shkallës së parë dhe duke refuzuar të paragjykojë epilogun e mëtutjeshëm të procedurës.

Përmes këtij reagimi, MPJ-ja kroate nëvizoi se ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të ngjarjeve, ku Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Diplomacia kroate përfundoi se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të përdoret aspak si bazë për relativizimin e krimeve serbe, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Published

on

By

Emisari presidencial i Trumpit, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale. Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale dhe sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta ndihmojnë në këtë.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë, është i turpshëm.

Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të gjithë të majtë ekstremë. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.

Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux ishte në të vërtetë udhëheqësi, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit.

Të gjitha këto gjykata duhet të financohen më menjëherë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të ndalet.

Edhe Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë të mundur. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë. /REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i Kurtit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme, do të vazhdojmë mbrojtjen në Apel

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një “padrejtësi të papranueshme” dhe “ndëshkim të dëmshëm” vendimin e Dhomave të Specializuara për shpalljen fajtorë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një adresim për qytetarët, kreu i qeverisë theksoi se ky aktgjykimi nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe shprehu besimin se ai do të korrigjohet në shkallën e apelit.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”, deklaroi Kurti.

Pavarësisht dënimit, Kurti vuri në dukje se procesi gjyqësor rrëzoi pretendimin më të rëndë që rëndonte mbi UÇK-në, duke vërtetuar se nuk ka pasur një sulm të gjerë apo sistematik ndaj popullsisë civile.

Ai po ashtu ngriti shqetësime për njëanshmëri etnike në procesin gjyqësor, duke kritiukuar faktin se aparati shtetëror serb që kreu krimet mbeti i pagjykuar:

“Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike”.

Kryeministri nënvizoi se pastërtia e luftës çlirimtare mbetet e paprekur dhe se gjykimi i veprimeve individuale nuk e zbeh kauzën historike të Kosovës.

“Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë”, u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit rikonfirmoi se shteti i Kosovës do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje të plotë e institucionale katër ish-drejtuesve gjatë procedurave vijuese ligjore në shkallën e apelit.

 

Continue Reading

Të kërkuara