Kulturë
Alfred Hiçkok, pesë fakte për mjeshtrin e filmave horror
Një pjesë e famës së Hiçkok erdhi për shkak të paraqitjeve plot humor që bëri në 39 nga filmat e tij.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiEkscentrik, ironik, një gjeni me anët e tij të errëta, Alfred Hiçkok lindi në Ist End të Londrës më 13 gusht 1899. I famshëm për sukseset e tij, por mbi të gjitha për çuarjen në Hollivud të humorit të zi anglez, Hiçkok diti t’i shfrytëzojë si duhet frikën, si një nga emocionet kryesore të njeriut, dhe misterin që e intrigon vazhdimisht specien tonë.
“Unë jam një tip i ndrojtur dhe jo shumë i shoqërueshëm. Dhe për t’u çlodhur bëj filma”, thoshte ai.
Hiçkok realizoi rreth 50 filma, gati që të gjitha pjesë e historisë së kinemasë me aktorë si Keri Grant, Xhejms Stjuart, Grejs Kelli dhe Kim Novak. I dashur nga publiku dhe i përbuzur nga kritika, Alfred Hiçkok nuk fitoi asnjëherë Çmimin Oscar, deri në vitin 1968 kur iu dha Çmimi Irving G.Thalberg për meritat e tij artistike.
U shfaq si figurant në disa nga filmat e tij
Një pjesë e famës së Hiçkok erdhi për shkak të paraqitjeve plot humor që bëri në 39 nga filmat e tij. Zakonisht ai shfaqej në sfond si një kalimtar në rrugë. Episodet e tij u bënë aq të njohura, saqë producentët zgjodhën t’i vendosnin në fillim të filmit për të shmangur shpërqendrimin e audiencës.
Një nga filmat më të paharrueshëm është “Lifeboat” (1944), ku ngjarjet zhvillohet tërësisht në një barkë të vogël buzë deti. Edhe këtu, Hiçkok trupmadh mund të shihet në fotot “para”dhe “pas” të një reklame në gazetë për një produkt për rënien në peshë të quajtur “ReducoObesity Slayer”.
Bashkëshortja ishte bashkëpunëtorja e tij më e besuar
Punoi me shumë nga aktorët më të talentuar të Hollivudit, por këshilltarja më e besuar e Hiçkok ishte gruaja e tij Alma Revil. Të dy u martuan në vitin 1926, kur punonin bashku në Londër. Më vonë, Revil punoi si skenariste, montazhere dhe asistent regjisor në disa filma të Hiçkok.
Ndërsa karriera e Alfred përparonte, Revil mbeti në prapaskenë, pavarësisht se kishte një rol vendimtar deri në vitet 1960. Thuhet se ishte ajo që zgjodhi kolonën zanore tashmë të famshme të Bernard Herrman, për skenën e dushit në filmin e famshëm “Psycho”.
Bashkëpunoi me artistë dhe shkrimtarë të njohur
Hiçkok bashkëpunoi me aktorë legjendarë të Hollivudit si Keri Grant, Ingrid Bergman dhe Xhimi Stjuart, por ka bashkëpunuar edhe me talente jashtë botës së kinemasë. Regjisori punësoi njerëz si Doroti Parker, Rejmond Çendler, Tornton Uajlder dhe Xhon Shteinbek, për t’i dhënë ritmin e duhur skenarëve të tij.
Madje ai u përpoq të bindte Ernest Heminguej dhe Vladimir Nabokov që të shkruanin për të. Për realizimin e filmin “I’ll Save You” të vitit 1945, Hiçkok angazhoi artistin surrealist Salvador Dali në ndërtimin e sekuencave komplekse të ëndrrave.
Luftoi kundër censurës së Hollivudit
Hiçkok e kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij në përpjekje për të kapërcyer kufizimet e Kodit Hejs, pra udhëzimet që rregullonin përmbajtjen e filmave të Hollivudit. Gjatë realizimit të “Psycho”, ai dërgoi qëllimisht në zyrat e censurës disa skena me dhunë dhe nudo, për t’ishpërqendruar ata nga disa detaje të vogla që regjisori nuk dëshironte t’ua bënte të ditura. Po ashtu, ai i bindi zyrtarët se një skenë e xhiruar në banjo – i ndaluar prej kohësh nga kufizimet e Kodit Hejs – ishte vendimtar për komplotin e filmit.
Ai ishte shakator i madh
Hiçkok i pëlqente t’i punonte vazhdimisht rrengje aktorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Gjatë xhirimeve të filmit “Klubi i 39” (1935), ai la të prangosur për orë të tëra 2 aktorët kryesorë, Robert Donat dhe Medlin Karroll, duke u shtirur sikur i kishte humbur çelësat e prangave.
Një herë tjetër ai vuri bast me një anëtar të stafit të tij. Nëse ai do të punonte gjithë natën me telekamerën, do t’i paguante pagën e një jave. Burri pranoi dhe Hiçkok i ofroi një gotë uiski para se të largohej. Por burri nuk e dinte që pijet ishin të mbushura me laksativë./bota.al
You may like
Para disa ditësh u shënua përvjetori i lindjes së piktorit të njohur holandez Vincent Willem van Gogh, një nga figurat më të rëndësishme të artit modern botëror.
Van Gogh lindi më 30 mars 1853 në Groot-Zundert të Holandës, në një familje me prapavijë fetare, ku i ati ishte pastor. Që në moshë të re ai nisi të merrej me art, duke punuar fillimisht si shitës veprash artistike, ndërsa më vonë iu përkushtua plotësisht pikturës.
Gjatë jetës së tij, Van Gogh kaloi periudha të vështira emocionale dhe ekonomike. Veprat e tij fillimisht karakterizoheshin nga tone të errëta, por pas kontaktit me piktorët impresionistë si Claude Monet, Camille Pissarro dhe Paul Gauguin, ai ndryshoi stilin duke përdorur ngjyra më të çelura dhe më të guximshme.
Jeta e tij personale u shoqërua me sfida të mëdha psikologjike. Një nga episodet më të njohura mbetet ai i vitit 1888, kur, sipas biografëve, ai preu një pjesë të veshit pas një konflikti të fortë. Gjendja e tij mendore u përkeqësua me kalimin e viteve.
Më 27 korrik 1890, Van Gogh qëlloi veten dhe ndërroi jetë dy ditë më pas, në moshën 37-vjeçare, në Francë.
Edhe pse gjatë jetës nuk arriti të shesë shumë piktura, sot ai konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në histori. Veprat e tij, si “Kafja e natës”, mbeten dëshmi e një talenti të jashtëzakonshëm që lëkundej mes gjenialitetit dhe vuajtjes së thellë njerëzore.
Kulturë
Teatri “Migjeni” nga Shkodra vjen me shfaqje mysafire në Ferizaj
Published
22 hours agoon
April 1, 2026By
UBT News
Teatri “Migjeni” nga Shkodra do të vijë në Kosovë me shfaqjen mysafire “Pesë fytyrat e heshtjes”, e cila do të prezantohet në Teatrin “Adriana” në Ferizaj më 3 prill, duke filluar nga ora 20:00.
Shfaqja, me regji nga Ilir Bokshi, sjell në skenë aktorët Adrian Morina, Albulena Bokshi, Ina Morinaj, Uratë Shabani, Nikolin Ferketa dhe Fritz Selmani.
“Pesë fytyrat e heshtjes” trajton dimensionet e brendshme të njeriut – heshtjen, dhimbjen dhe kujtimet, përmes pesë tregimeve të ndërlidhura që ftojnë publikun në reflektim dhe dialog mbi të vërtetat personale dhe kolektive.
Kulturë
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Published
22 hours agoon
April 1, 2026By
UBT News
Mbrëmë në Berlin, Filharmonia e Kosovës realizoi një koncert të jashtëzakonshëm, duke shënuar një moment të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, orkestra së bashku me kore ndërkombëtare sollën një eksperiencë unike korale 360°, e cila u prit me entuziazëm nga publiku gjerman.
Në këtë mbrëmje performuan edhe solistët Kaltrina Miftari, Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson, me interpretime të nivelit të lartë artistik.
Ky koncert shënon debutimin e Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin gjerman, një hap i rëndësishëm në prezantimin e artit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Kulturë
Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit
Published
2 days agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).
Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.
Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.
Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.
“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
