Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë, rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë edhe dhimbje të forta koke.
Kjo është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur e mund t’ju duhet të bëni ndryshime në planin e kontrollit të diabetit.
Ja disa mënyra për të lehtësuar dhe parandaluar dhimbjen e kokës.
Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?
Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë, mund keni ndjesi pulsuese në kokë e mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.
Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt.
Si të parandaloni dhimbjet e kokës?
Kontrolloni nivelet e sheqerit, kujdesuni të jenë në kufirin e lejuar, synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar më shpesh e duke vepruar në mënyrën e duhur.
Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët ndihmojnë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të. Ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.
Pini ujë mjaftueshëm
8 gota ujë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri e spinaqi ndihmojnë gjithashtu.
Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminoni ato
Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë.