Kulturë

Albulena Kryeziu emërohet drejtoreshë e Teatrit “Hadi Shehu”

Ajo do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të operacioneve të teatrit.

Published

on

Aktorja Albulena Kryeziu – Bokshi u emërua të enjten drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit “Hadi Shehu”.

Në rolin e saj të ri, Kryeziu do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të operacioneve të teatrit, duke përfshirë prodhimin, financimin dhe administrimin.

Ishte kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ai i cili njoftoi në rrjetin social Facebook.

“Bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, pritëm sot aktoren tonë Albulena Kryeziu – Bokshi, e cila tashmë do të jetë në krye të Teatrit “Hadi Shehu”. Albulena e ka dëshmuar kapacitetin e vet në fushën e aktrimit dhe jam i bindur se të njejtin përkushtim do ta ketë edhe në menaxhimin e njërit prej institucioneve më të dashura të qytetit tonë. Si kryetar i komunës jam i gatshëm të ofrojë tërë ndihmën e nevojshme për drejtoreshën e re të teatrit dhe për tërë stafin e këtij institucioni. Punë të mbarë Albulena!”, ka shkruar Gjini.

Gjatë viteve të fundit, Albulena Kryeziu Bokshi, ka luajtur disa role të ndryshme duke pasur ndikim në zhvillimin dhe suksesin e shumë prej produksioneve të teatrove të ndryshëm në Kosovë.

Kulturë

Teatri i Gjakovës me “Vojçekun” drejt skenës ndërkombëtare në Vjenë

Published

on

Teatri i qytetit “Hadi Shehu” nga Gjakova do të prezantohet para publikut ndërkombëtar në Vjenë me shfaqjen “Vojçeku”, një nga veprat më të njohura të dramaturgjisë evropiane.

Kjo shfaqje, e bazuar në veprën e dramaturgut gjerman Georg Büchner dhe e adaptuar nga Jack Thorne, sjell në skenë një rrëfim të fuqishëm për njeriun përballë varfërisë, presionit shoqëror dhe krizës së brendshme shpirtërore.

Nën regjinë e Zana Hoxhës, trupa gjakovare synon të përcjellë emocione të forta dhe një interpretim bashkëkohor të kësaj drame klasike, duke dëshmuar për nivelin dhe potencialin e teatrit kosovar në skenat ndërkombëtare.

Shfaqja do të jepet më 27 prill 2026, në ambientet e Akzent Theater në Vjenë, duke filluar nga ora 19:00. Hyrja do të jetë me donacion, ndërsa rezervimet mund të bëhen përmes organizatorëve.

Kjo paraqitje në Vjenë shënon një hap të rëndësishëm për Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”, duke e çuar artin skenik nga Gjakova përtej kufijve dhe duke e afruar atë me publikun evropian.

Continue Reading

Kulturë

Publikohet Plani i Menaxhimit për Muzeun “At Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë

Published

on

Sipas një postimi në faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, është bërë e ditur se në Platformën për Konsultime me Publikun është publikuar Plani i Menaxhimit për Muzeun “At Shtjefën Gjeçovi”.

Ky plan paraqet një kornizë të rëndësishme strategjike dhe operative për funksionimin dhe zhvillimin e këtij institucioni në Janjevë, duke e konsoliduar rolin e tij si një qendër publike, kulturore dhe edukative. Dokumenti synon të udhëzojë vendimmarrjen institucionale, të përcaktojë qartë strukturat dhe përgjegjësitë, si dhe të vendosë parime etike për funksionimin e muzeut.

Po ashtu, plani parasheh integrimin e muzeut në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit lokal, duke përfshirë qasje bashkëkohore të menaxhimit dhe pjesëmarrje aktive të palëve të interesit. Ky dokument strategjik mbulon një periudhë 10-vjeçare.

Ministria ka bërë thirrje që të gjithë të interesuarit të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre përmes platformës përkatëse, ndërsa afati për dërgimin e tyre është nga 8 prilli deri më 30 prill 2026.

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.

Published

on

Filmi i suksesshëm malazez “Nderi”, i realizuar në gjuhën shqipe dhe me regji nga Nikola Vukčević, do të shfaqet për herë të parë për publikun në Tiranë dhe Prishtinë. Ky produksion është përzgjedhur si kandidati zyrtar i Malit të Zi për çmimet prestigjioze Oscar (edicioni i 98-të) dhe ka arritur një sukses të gjerë ndërkombëtar, duke fituar 20 çmime në 31 festivale të ndryshme.Në mesin e festivaleve ku është vlerësuar filmi përfshihen edhe evente të rëndësishme të kategorisë A si Cairo International Film Festival dhe IFFI Goa. Përveç suksesit ndërkombëtar, “Nderi” ka shënuar rezultate të larta edhe në vendin e tij, me mbi 20 mijë bileta të shitura.Premiera në Tiranë u mbajt më 8 prill në Cineplexx, ndërsa publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë ta ndjekë më 9 prill.

Filmi bazohet në ngjarje reale të Luftës së Dytë Botërore dhe rrëfen historinë e një fëmije ortodoks malazez, i cili duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehë në shtëpinë e një familjeje myslimane shqiptare. Kryefamiljari, Nuredin Doka, përballet me një zgjedhje të vështirë: të rrezikojë jetën e familjes së tij për të shpëtuar një fëmijë të panjohur apo të shkelë besën.Në rolet kryesore interpretojnë Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski dhe Elez Adžović.

Në konferencën për media në Tiranë ishte i pranishëm regjisori Nikola Vukčević, si dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Malit të Zi, Esmira Beqoviq, e cila theksoi rëndësinë e kësaj premiere në kuadër të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.Regjisori u shpreh se filmi ka vendosur rekord në shitjen e biletave në Mal të Zi dhe se historia e tij përcjell mesazhe të forta për pranimin e tjetrit dhe bashkëjetesën, duke shtuar se pret që edhe publiku shqiptar ta mirëpresë ngrohtësisht.

Pas shfaqjeve në Tiranë dhe Prishtinë, filmi do të vijojë rrugëtimin e tij në Beograd dhe Podgoricë.

Continue Reading

Kulturë

“Prishtina – vrasja e një ëndrre” sonte në Gjilan

Published

on

Shfaqja mysafire “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” vjen sot, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Produksioni i Qendrës Multimedia, me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, sjell një rrëfim të fuqishëm për fatin e një qyteti që humb ëndrrën e tij bashkë me arkitektin. Duke u mbështetur në historinë e arkitektit Rexhep Luci, shfaqja trajton përplasjen mes vizionit urban dhe interesave të mafisë së ndërtimit.

Përmes një narrative që ndërthur të kaluarën me të tashmen, ajo ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si ndërtohen dhe shkatërrohen qytetet, si dhe mbi pasojat e transformimeve të pakontrolluara urbane. Njëkohësisht, shfaqja vjen si homazh për figurën e Lucit dhe si thirrje për reflektim mbi humbjen e identitetit të qytetit.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj.

Continue Reading

Të kërkuara