Lajmet

Albulena Haxhiu priti në takim partnerët ndërkombëtarë

Published

on

Në Ministrinë e Drejtësisë, sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe atë në dy panele, ai i nivelit politik për të konfirmuar mbështetjen nga partnerët strategjikë si dhe paneli teknik me synim të bashkërendimit konkret të aktiviteteve.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë thuhet se qëllimi i takimit ishte diskutimi për prioritetet dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtar në fushën e sundimit të ligjit, me synim dhe përkushtim të të dy palëve, në realizimin e prioriteteve dhe mbështetjes në fushën e sundimit të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se fitorja bindëse në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe besimi i tillë i qytetarëve ndaj kësaj qeverie, obligon për përkushtim në punët jashtëzakonisht të mëdha, përkitazi me llogaridhënien ndaj qytetarëve të cilët janë matësi i punës së qeverisë. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, ministrja Haxhiu shprehu seriozitet dhe zotim në realizimin e prioriteteve që janë shpalosur përpara qytetarëve, të cilat tashmë kanë marrë formën e planit të punës qeverisës

Jam e vetëdijshme që plani ynë është ambicioz por i njëjti është i pa kompromis kur flitet për fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Për këtë, kërkoj nga ju mbështetje dhe dorë shtrëngim miqësor në hapat e proceset që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen”, shtoi Ministrja duke iu drejtuar ambasadorëve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm.

Në anën tjetër, gjithsecili nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në takim morën fjalën dhe vlerësuan ftesën e Ministres së Drejtësisë, aktivitet i cili sipas tyre do t’i shërbej koordinimit më të mirë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta, në fushën e sundimit të ligjit.

Ndër të tjera, përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen në çështjet e rëndësishme të sundimit të ligjit e cila do t’i kontribuoj arritjes së objektivave të Ministrisë së Drejtësisë.

Të pranishmit në takim, u dakorduan për koordinim dhe bashkëpunim të mëtejmë./UBTNews

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara