Lajmet

Albright e lumtur për mundin e dhënë për Kosovën

Published

on

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka folur rreth Kosovës, ajo është shprehur e lumtur për gjërat që kanë ndodhur në vendin tonë.

Albright të martën gjatë një debati online në  kuadër të “Java e gruas” foli për klan kosova, ajo u shpreh shumë e lumtur për gjërat që kanë ndodhur në Kosovë.

”Unë përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës. Javën që shkoj unë fola pranë Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan. Aty e bëra të qartë se ajo çka duhet të ndodh është që Kosova duhet të trajtohet si vend normal. Kosova duhet të ketë të drejtat dhe përgjegjësitë që i ka një vend i pavarur”, ka thënë Madeleine Albright.

Gjithashtu ajo është shprehur se ndihet e lumtur për atë çfarë ka bërë për ta ndihmuar popullin e Kosovës gjatë kohës sa ishte sekretare e shtetit.

“Kur  njerëzit më pyesin se për çka jam me e lumtura që bëra gjatës kohës sa isha sekretare e shtetit, unë ju them, mundi im për ta ndihmuar Kosovën”, është shprehur ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Ndërsa duhet theksuar, se ditë më parë, analisti dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, në Uashington, Daniel Serwer, deklaroi se ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në emër të administratës së ardhshme, pavarësisht se çfarë mendojnë serbët për këtë.

“Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët për këtë, ose ajo që të mos përfshihet Madeleine Albright. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish- sekretare e shtetit dhe rryma është e rëndësishme jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon, pjesa e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Nuk duhet harruar se ajo një kohë ka jetuar në Serbi dhe flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar,  tha Daniel Server.

Sinjale të forta se do të mbetet akter në bisedimet Kosovë-Serbi, dhe edhe vet ish-sekretarja e shtetit, Albright, por pa dhënë një përgjigje direkte.

Albrighttash mban postin e kryetares së Institutit Kombëtar Demokartik të Amerikës, shpalosi lidhjen emocionale që e ka me shtetin e Kosovës.

”Në qershor të 2019 unë bashkë me Presidentin Bill Clinton shkuam në Prishtinë. Kurrë në jetë nuk kam qenë një vend ku shihen kaq shumë flamuj amerikan dhe shenja ku shkruhet “Faleminderit USA”. Njerëzit ishin aq të lumtur për atë që bëmë ne”, shtoi ish-sekretarja e Shtetit Amerikan gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara