Sport

Albion Rrahmani në Superligën e Rumanisë, pjesë e formacionit të sezonit

Published

on

Albion Rrahmani, sulmuesi i shquar i skuadrës së Rapid Bucurestit, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Rumanisë. Me 19 gola në 30 paraqitje gjatë edicionit të kaluar, Rrahmani ka shkëlqyer në të gjitha garat, duke siguruar vend në formacionin e sezonit në Rumani.

Edhe pse pjesa e tij e parë e sezonit u prek nga një lëndim, ai u kthye me forca dhe bëri të ditur praninë e tij me paraqitje të shkëlqyera dhe kontributin e vlefshëm për skuadrën e tij. Përveç golave, ai ka dhënë edhe pesë asistime, duke thelluar impaktin e tij në fushën e lojës.

Sfidat e tij të mëdha dhe sukseset në fushë e kanë bërë atë një prej futbollistëve më të kërkuar në treg. Klubet prestigjioze nga kampionatet anglez, italian dhe gjerman janë të interesuara për shërbimet e tij, me emra si Aston Villa, Napoli dhe Werder Bremen në krye të listës. Vlera e tij aktuale, sipas sajtit “Transfermarkt”, është 2.3 milionë euro, duke e bërë atë një nga talentet më të çmuar në tregun aktual të transferimeve në futboll. /UBTNews/

Sport

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard

Published

on

Klubi anglez, Arsenali ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Brentford, Christian Norgaard.

Topçinjtë kanë vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi kanë konfirmuar tashmë edhe prurjen e tretë këtë verë.

Pas portierit Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorit Martin Zubimendi, Arsenali ka konfirmuar edhe transferimin e Norgaard nga Brentford.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se reprezentuesi i Danimarkës, Christian Norgaard, është bashkuar me klubin”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Marrëveshja raportohet të jetë me vlerë të garantuar 10 milionë funte plus 2 milionë funte tjera bonuse që lidhen me performancën.

Norgaard do të veshë fanellën me numër 16 dhe do të bashkohet menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit për ndeshjet para-sezonale.

Continue Reading

Sport

Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s.

Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.

Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita.

Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret. Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia.

Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta.

Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator.

Continue Reading

Sport

Interi në sulm për Marco Asension

Published

on

Interi është rikthyer seriozisht në pistën Marco Asensio. Spanjolli i PSG-së, i cili ka qenë dy herë në radarët zikaltër në të kaluarën, shihet si profili ideal për të forcuar mesfushën sulmuese të trajnerit Cristian Chivu.

Asensio, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit francez pas huazimit te Aston Villa, është në dispozicion në merkato dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po kërkon një destinacion të ri në Evropë. Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, ndaj çmimi i transferimit mund të lëvizë mes 10 dhe 12 milionë euro.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga. Asensio fiton 8 milionë euro në sezon, një shifër që nuk përputhet me politikat e reja financiare të Interit. Për të realizuar transferimin, lojtari duhet të pranojë një ulje të ndjeshme page.

Zikaltërit po e studiojnë me kujdes mundësinë, ndërsa marrëdhënia me Mendes mbetet e hapur edhe për çështjen e Dumfries. Tashmë mbetet për t’u parë nëse hera e tretë do të jetë fat për të sjellë Asension në Milano.

Continue Reading

Sport

Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029

Published

on

Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, duke mohuar përfundimisht thashethemet për një rikthim në Turqi.

Futbollisti kosovar ka rinovuar kontratën me Mallorcën për dy vite të tjera, duke e lidhur atë me klubin spanjoll deri në vitin 2029.

Muriqi, i cili u transferua në Mallorca në janar të vitit 2022, pas një periudhe zhgënjyese te Lazio, vazhdon të jetë pjesë e klubit ishullor.

Continue Reading

Të kërkuara