Kuriozitete

Alarmante: Mos rrini ulur në banjo më shumë se 10 minuta!

Published

on

Njerëzit e kanë zakon t’i marrin telefonat në banjo. Një 3-minutësh aty, shpejt mund të kthehet në 15-minutësh duke lexuar, postuar apo shikuar video në telefon. Mund të duket mënyrë e padëmshme për ta kaluar kohën, por ekspertët paralajmërojnë se ulja e zgjatur në guaskën e banjos mund ta dëmtojë shëndetin tuaj.

Madje është lidhur me një rrezik në rritje të hemorroideve dhe dobësimit të muskujve të legenit, ka thënë Lai Xue, kirurg në një qendër mjekësore në Dallas.

Njerëzit duhet të shpenzojnë rreth 5 deri 10 minuta në banjo, sipas Farah Monzur, mjeke në Qendrën për sëmundjet inflamatore të zorrëve në New York, shkroi CNN. Ekspertët kanë shpjeguar se nga ulja e zgjatur ka rrezik të madh që hemorroidet të paraqiten.

Monzur ka thënë se qëndrimi për gjatë po ashtu mund ta rrisë rrezikun e çrregullimit të rektumit. Më pas, muskujt e legenit mund të dobësohen.

Për të shmangur qëndrimin e tepërt në banjo, ekspertët këshillojnë që telefonat, revistat apo librat të mbahen jashtë banjos.

“Bëjeni qëndrimin në banjo sa më jointeresant”, ka thënë Monzur.

Kuriozitete

Diamanti i rrallë i familjes Habsburg zbulon sekretin pas një shekulli

Published

on

Në vitin 1918, teksa Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit, Çharlsi I, Perandori i Austro-Hungarisë, kuptoi se perandoria po shkatërrohej dhe vendosi të zhvendoste thesaret e familjes Habsburg në Zvicër për t’i mbrojtur nga bolshevikët dhe anarkistët.

Ndër to ishte një diamant i rrallë prej 137 karatësh, në formë dardhe dhe ngjyrë të verdhë, që dikur i përkiste familjes Medici.

Për dekada, qarkulluan thashetheme se diamanti ishte humbur ose vjedhur.

Pasardhësit e Çharlsit I zbuluan se ai ishte ruajtur në kasafortë banke në Kanada që nga Lufta e Dytë Botërore.

Karl von Habsburg-Lothringen, nipi i Çharlsit, tregoi se vendndodhja e diamantit ishte ruajtur sekret nga Perandoresha Zita, bashkëshortja e Çharlsit, dhe u zbuluar vetëm pas 100 vjetësh.

Familja planifikon ta ekspozojë diamantin e bizhuteritë tjera në Kanada, si mirënjohje për vendin që i strehoi gjatë periudhave të vështira.

Ekspertët konfirmuan autenticitetin e diamantit dhe koleksioni përfshin edhe bizhuteri të tjera historike, duke ofruar një pasqyrë unike në historinë e dinastisë Habsburg. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Pse Boeing 737 nuk është më avioni më i përdorur në botë?

Published

on

Që nga vitet 1960, Boeing 737 ka qenë avioni komercial më popullor për fluturimet e shkurtra, duke shërbyer për shumë familje gjatë pushimeve.

Por tani Airbus A320 ka kaluar 737-n, duke u bërë modeli më i porositur në histori, sipas firmës së analizave ajrore Cirium, siç raporton Business Insider.

Së fundmi, linja ajrore me kosto të ulët nga Arabia Saudite, Flynas, ka porositur një A320 të ri, duke e çuar totalin e porosive në 12,260 avionë, duke tejkaluar 12,259 Boeing 737 të dorëzuar që nga viti 1967.

Ky është një sukses i madh për Airbus, i cili nisi prodhimin me modelin A300B1 në vitin 1972 dhe lançoi A320 në 1987, me teknologjinë inovative fly-by-wire. Në 2014, A320NEO u zhvillua me motorë më ekonomikë që reduktojnë karburantin deri në 15%.

Rënia e popullaritetit të Boeing 737 lidhet me problemet e 737 Max, përfshirë aksidente fatale si ato të Lion Air dhe Ethiopian Airlines në 2018, ku humbën jetën mbi 300 persona për shkak të sensorëve të defektuar.

Madje edhe një incident më i fundit me Alaska Airlines në janar 2024, ku dera e avionit shpërtheu pak minuta pas ngritjes, ka ndikuar në besueshmërinë e modelit.

Airbus dorëzoi 57 A320 vetëm në shtator, ndërsa Boeing mori 43 porosi për 737. Ky ndryshim tregon jo vetëm forcën në rritje të Airbus, por edhe sfidat që Boeing ka përjetuar me modelin Max, duke ndryshuar balancën e dominimit në tregun global të avionëve komercialë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Pas këtij artikulli, nuk do vendosni më asnjë unazë në gishtin e mesit

Published

on

Në shumë kultura, bizhuteritë nuk janë thjesht për bukuri, por lidhen me energji dhe planet.

Sipas astrologjisë vedike, çdo gisht përfaqëson një planet; gishtin e mesit e “mban” Saturni, planeti i disiplinës, përgjegjësisë dhe tensionit.

Kur vendos një unazë ari në gishtin e mesit, energjia e Diellit (pozitive, sukses dhe vetëbesim) përplaset me strukturën e hekurt të Saturnit, duke çuar sipas besimeve në: stres, vendime të vështira dhe ngecje financiare.

Për të ruajtur harmoninë:

  • Argjendi lidhet me Hënën dhe qetësinë emocionale, më i përshtatshëm për gishtin e vogël ose të unazës.
  • Bakri përfaqëson energjinë e Marsit, më mirë në gishtin tregues ose të vogël.
  • Çeliku dhe hekuri, të lidhura me Saturnin, janë ideale për gishtin e mesit.
  • Astrologët sugjerojnë që unazat e arta të vendosen në gishtin e unazës (dashuri, krijimtari) ose në gishtin tregues (sukses dhe bollëk).

Pra, nëse ndihesh i/e “i rënduar” emocionalisht dhe ke një unazë ari në gishtin e mesit, mund të provosh ta zhvendosësh. Stili mbetet i jotja, por energjia kërkon pak menaxhim. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Hëna Castor ndriçon qiellin, është superhëna më e madhe e vitit 2025

Published

on

Hëna e plotë e nëntorit ka ndriçuar qiellin këtë të mërkurë, duke u shfaqur si një superhënë – më e madhe dhe më e ndritshme se çdo hënë tjetër gjatë vitit 2025.

Në traditën e amerikanëve vendas, kjo hënë quhet “Hëna e Kastorit”, pasi shënon kohën kur kastorët janë më aktivë dhe gjuetarët vendosin kurthe përpara ngrirjes së ujërave. Ardhja e saj simbolizon përgatitjen dhe durimin për dimrin që po vjen.

Kjo superhënë nuk është hënë e zakonshme e plotë, pasi ndodh kur Hëna është në perigje, pika më e afërt me Tokën, 356,980 km larg.

Falë kësaj afërsie, Hëna duket 30% më e madhe dhe më e ndritshme, duke ofruar spektakël të jashtëzakonshëm në qiell. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara