Sport

Alarm në Anfield: Dëmtimi i Alisson Hidhëron ‘Reds’

Published

on

Fitorja 1-0 ndaj Crystal Palace ka sjellë një lajm të keq për Liverpoolin, pasi portieri i skuadrës, Alisson, u dëmtua në minutën e 80-të të ndeshjes. Ai u rrëzua në fushë pasi largoi topin pa presion, duke lënë vendin për debutimin e Vitezslav Jaros.

Kapiteni i “reds”, Virgil van Dijk, shprehu shqetësimin për gjendjen e Alisson, duke thënë se lëndimi i tij duket serioz. “Dëmtimi i Alisson nuk duket mirë. Duket si një dëmtim i kofshës i cili tashmë po e shqetësonte dhe nga i cili u rikuperua,” tha Van Dijk për mediat pas ndeshjes.

Klubi ka njoftuar se Alisson do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Ai ndodhet ende në Angli dhe, në varësi të rezultateve, mund të mungojë për një periudhë të gjatë. Situata po monitorohet me kujdes, duke pasur parasysh rëndësinë e portierit brazilian për skuadrën./UBTNews/

Sport

​Bayerni merr një lajm të jashtëzakonshëm

Published

on

By

Jamal Musiala mund të rikthehet këtë fundjavë me Bayern Munich pas një mungese pothuajse shtatëmujore, si pasojë e thyerjes së këmbës dhe kyçit të këmbës.

Trajneri Vincent Kompany konfirmoi se, nëse gjithçka shkon sipas planit, 22-vjeçari do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës ndaj RB Leipzig, duke e cilësuar rikthimin e tij si një moment emocional për lojtarin dhe ekipin.

Kompany theksoi se Musiala vjen me “shumë energji pozitive pas një tuneli të errët”, duke shtuar se rikthimi nga lëndimi i bën lojtarët t’i vlerësojnë më shumë gjërat e vogla. Ai nënvizoi se nuk do të ketë presion për rezultate të menjëhershme, as për Musialan e as për Alphonso Davies, duke kërkuar një integrim të kujdesshëm dhe gradual drejt formës maksimale.

Pavarësisht mungesës së Musialas, Bayern ka dominuar sezonin, duke vendosur rekorde të reja në gjysmën e parë të Bundesligës me 47 pikë dhe diferencë golash +53. Bavarezët tashmë presin Union Saint-Gilloise në Ligën e Kampionëve, ndërsa rikthimi i Musialas shihet si një shtysë shtesë për vazhdimësinë e suksesit.

Continue Reading

Sport

Fitore bindëse e Trepçës në derbin e javës së 15-të ndaj Pejës

Published

on

By

Trepça shënoi fitore bindëse në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj GO+ Peja me rezultat 98:61 (17:18, 34:17, 25:11, 22:15).

Në fillimin e ndeshjes mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 5:12, por më pas u rikthyen vendasit duke ngushtuar shifrat maksimalisht 17:18, sa përfundoi çereku i parë, derisa ishin dominues në periudhën e dytë, 34:17, për të shkuar në pushim me shifrat 51:35. Në periodën e tretë, ‘Xehetarët’ dy herë kishin deri në 30 pikë epërsi për të dëshmuar dominimin, derisa në fund ngritën edhe më shumë epërsinë për të triumfuar 98:61.

Te vendasit më të mirët ishin Batin Tuna me 21 pikë e gjashtë kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë e dhjetë kërcime dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e shtatë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me 27 pikë, me 12 fitore e tri humbje, derisa GO+ Peja ka tetë fitore e shtatë humbje.

Ndjekës i parë i Trepçës është Bashkimi që renditet i dyti me 25 pikë.

Continue Reading

Sport

Senegali arrin finalen e Kupës Afrikës

Published

on

By

Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore minimale 1:0, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egjiptit, duke arritur finalen e vlefshme në Kupën e Kombeve te Afrikës.

Pjesa e parë përfundoj 0:0, me Senegalin që shënoj në minutën e 78-të me anë të Sadio Mane.

Egjipti u përpoq, që të barazonte rezultatin në minutat e fundit, mirëpo pa sukses.

Senegali do të pres fituesin e sfidës Nigeri-Marok, për finalen e madhe që luhet të dielen.

Continue Reading

Sport

Sportet dhe origjina e tyre

Published

on

By

Sporti mbetet gjithnjë një fushë me shumë interes. Historikisht, e deri në ditët e sotme. Një formë e pazëvendësueshme e garës, luftës dhe argëtimit.

Në përcjellim shumë gara sportive, por a jemi ndalur ndonjëherë të mendojmë ku e kanë origjinën këto sporte:

Lojërat olimpike: Greqia

Kriketi: Anglia

Futbolli: Anglia

Tekvondo: Koreja e Jugut

Xhudo: Japonia

Shahu: Indi

Atletika: Greqia

Volejbolli: SHBA

Basketbolli: SHBA

Kabadi: Indi

Bilardo: Indi

Softball: SHBA

Ragbi: SHBA

Continue Reading

Të kërkuara