Sport

Al Nassr reagon ndaj kërkesave për dëbimin e Ronaldos

“Ronaldo pësoi një dëmtim. Në ndeshjen me Gustavo Cuéllar, ai mori një dëmtim në një zonë të ndjeshme”, thuhet mes tjerash.

Published

on

Gjesti i Cristiano Ronaldos pas humbjes së Al Nassr nga Al Hilal po vazhdon të përflitet shumë. Kjo pasi avokati saudit, Nouf bin Ahmed, doli para drejtësisë me një peticion që kërkonte depërtimin e portugezit nga ky vend.

“Unë nuk e ndjek sportin. Nëse tifozët e Al Hilal provokuan Cristiano Ronaldon, ai nuk dinte si të përgjigjej. Sjellja e Cristianos përbën një krim. Një akt publikisht i pahijshëm që kërkon arrestimin dhe dëbimin kur kryhet nga një shtetas i huaj. Ne do t’i paraqesim një peticion Prokurorisë Publike në lidhje me këtë”, shkruan në Twitter avokati, i cili është edhe profesor në Universitetin e Xhenovas dhe këshilltar në qendrat e arbitrazhit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare.

Më vonë, Nouf bin Ahmed konfirmoi se rasti tashmë i është referuar drejtësisë.

Avokati vuri në dyshim edhe gabimin e Ronaldos ndaj Gustavo Cuéllar gjatë të njëjtës ndeshje:

“Është një shkelje e vogël. Agresioni i Cristianos ndaj një lojtari të Al Hilal nuk përfshihet në duelet e zakonshme sportive. Duhet theksuar se Cristiano njihet për bilancin e tij. Cila është arsyeja e ndryshimit të sjelljes dhe prirjes ndaj agresionit pas nënshkrimit për Al Nassr?”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë zhvillim, klubi i Ronaldos ka dërguar një reagim pranë agjencisë EFE, ku thuhet:

“Ronaldo pësoi një dëmtim. Në ndeshjen me Gustavo Cuéllar, ai mori një dëmtim në një zonë të ndjeshme. Sa i përket kërkesave të tifozëve, ata janë të lirë të mendojnë çfarë të duan”.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara