Kulturë

Aktorja meksikane qëllohet për vdekje

Tania Mendoza ishte duke pritur jashtë qendrës në qytetin Cuernavaca me prindërit e fëmijëve të tjerë.

Published

on

Një aktore dhe këngëtare meksikane u qëllua për vdekje teksa po e priste djalin e saj 11-vjeçar në një akademi futbolli në shtetin e Morelos.

Tania Mendoza ishte duke pritur jashtë qendrës në qytetin Cuernavaca me prindërit e fëmijëve të tjerë, kur dy persona të armatosur e qëlluan atë për vdekje.

Sipas të dhënave zyrtare, së paku nga dhjetë gra u vranë çdo ditë në atë shtet vitin e kaluar.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se rreth një e treta e viktimave – 940 – ishin raste të femicideve, ose vrasje të qëllimshme të grave për shkak të gjinisë së tyre, duke e quajtur atë një “epidemi tronditëse”.

Mendoza, u bë e famshme në vitin 2005 pas një roli kryesor në filmin “La Mera Reyna del Sur”./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ ka njoftuar hapjen e një ekspozite fotodokumentare me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Published

on

Ekspozita mban titullin “KFOR and Kosovo +25” dhe është organizuar në bashkëpunim me organizatën britanike Heartstone, duke sjellë një pasqyrë vizuale mbi zhvillimet në Kosovë gjatë më shumë se dy dekadave të fundit.

Në fokus të ekspozitës është edhe roli i KFOR në vendosjen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë pas vitit 1999.

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 12 qershor 2026 , në orën 16:00, në hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lule Elezi bëhet anëtarja e parë shqiptare e Shoqatës Frédéric Chopin në Varshavë

Published

on

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi është zgjedhur anëtare e rregullt e Shoqatës Frédéric Chopin në Varshavë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që pranohet në këtë institucion prestigjioz.

Vendimi është bërë i ditur nga Shoqata Frédéric Chopin në Varshavë, pas një serie koncertesh solistike të suksesshme të Elezit në qytete të ndryshme të Polonisë, ku ajo ka interpretuar vepra të kompozitorit të njohur Frédéric Chopin.

Në reagimin e saj, Elezi ka shprehur mirënjohje për drejtoreshën e përgjithshme të shoqatës, Ewa Sławińska, dhe bordin drejtues, duke theksuar se ky emërim është rezultat i angazhimit të saj artistik dhe paraqitjeve të shumta në Poloni.

Sipas saj, ky vlerësim përbën një kurorëzim të punës së saj shumëvjeçare në interpretimin e veprave të Chopin-it në aktivitete të organizuara nga kjo shoqatë në qytete të ndryshme polake.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sonte në koncertin përmbyllës të Chopin Piano Fest

Published

on

Prishtina do të mirëpresë sonte një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, me koncertin përmbyllës të edicionit 2026 të festivalit Chopin Piano Fest.

Në skenën e Klan Arenës do të ngjitet pianisti i njohur turk Fazıl Say, i cili do të performojë së bashku me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e maestro Aurélien Azan Zielinski.

Koncerti, që nis në orën 19:30, pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, duke kurorëzuar programin e festivalit me interpretimin e njërit prej pianistëve më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.

Për publikun kosovar, kjo paraqitje përfaqëson një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër virtuozitetin e Fazıl Say, i njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në muzikën klasike bashkëkohore.

Koncerti përmbyll një tjetër edicion të suksesshëm të Chopin Piano Fest, festival që prej vitesh sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës klasike nga mbarë bota./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit me aktivitete përkujtimore

Published

on

Kosova do të shënojë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit të vendit me një agjendë të gjerë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, që përfshijnë homazhe, ekspozita, koncerte dhe veprimtari shkencore.

Aktivitetet kanë nisur me ceremoninë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në kompleksin historik në Prizren, ndërsa programi qendror do të zhvillohet më 12 qershor me homazhe në Prekaz, te varret e figurave të njohura kombëtare dhe në monumentet e dëshmorëve në Prishtinë.

Në kuadër të shënimeve do të hapet edhe ekspozita “KFOR and Kosova 25+” në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet pritja shtetërore dhe koncerti festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë me ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më 25 qershor parashihet edhe një ligjëratë përkujtimore për akademikun Rexhep Qosja në Bibliotekën Kombëtare, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

Institucionet e Kosovës theksojnë se përmes këtyre aktiviteteve synohet nderimi i ngjarjeve dhe figurave që kanë shënuar historinë kombëtare dhe rrugëtimin drejt lirisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara